GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kuvendi anashkaloi skandalin me pedofilin në shkollë, LSI: Qeveria po vonon në marrjen e masave

14:13 - 02/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi anashkaloi skandalin me pedofilin në shkollë, LSI: Qeveria po vonon në marrjen e masave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë LSI  reagoi në lidhje me skandalin në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat,  ku një mësues i dënuar më parë për pedofili është rikthyer në shkollë duke dhënë sërish mësim.  Ishte deputetja Erisa Xhixho që ngriti zërin për këtë problem, nënvizoi nevojën e një regjistri publik për pedofilët. Por me sa duket, në Kuvendin e sotëm kjo kërkesë e saj nuk është marrë parasysh dhe Xhixho ka reaguar përmes një deklarate jashtë sallës së Parlamentit. Sipas deputetes, ky është një rast i rëndë që vë në rrezik sigurinë e fëmijëve në shkolla dhe qeveria nuk duhet ta kalojë kaq lehtë.  Sakaq, ajo theksoi edhe njëherë se situata në vend e bënë ehe më domosdoshëm aplikimin e regjistrit kombëtar të të dënuarve për krime seksuale.  

“Rasti skandaloz i mësuesit pedofil i cili edhe pse ishte i dënuar në 2003 me vendim të formës së prerë për dy vepra ‘pedofili’ dhe ngacmim seksual arriti të jetë pjesë dhe të emërohet si mësues në shkollën “22 Tetori” në Berat duke u bërë pjesë e sistemit arsimor. Ky është një rast skandaloz i cili nuk mund të tolerohet ndaj kam thirrur në seancë urgjente pyetje përgjigje ministren e arsimit, pyetje përgjigje për të dhënë sqarimet për këtë situatë në të cilën ndodhet sistemi arsimor sot. Kjo ngjarje shumë e rëndë që ka tronditur opionin publik padyshim që e bën më të domosdoshëm nismën time për miratimin sa më parë të projektligjit për regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale”, u shpreh ajo.  

Sipas Xhixhos, qeveria nuk duhet të vonojë më pasi edhe në çastet që flasim jemi vonuar shumë për të marrë masa të tilla parandaluese.

“Është shumë i vonuar, ka që në 2013 që ka qenë projekt draft, ka qenë në zyrat e Parlamentit dhe është vonë për t’u miratuar. Por më mirë vonë sesa kurrë. Kështu që padyshim, miratimi sa më parë i këtij regjistri i cili mund të parandalonte raste si ky i fundit do mund të jetë një bazë ligjore dhe një pengesë për këta monstra për tu bërë pjesë e sistemit arsimor të cilët kërcënojnë fëmijët tanë. Si nënë, si qytetare si deputete do ta ndjek deri në fund këtë kauzë si unë ashtu dhe LSI pasi nuk mund të tolerojmë më që fëmijët tanë të jenë të rrezikuar nga këta monstra të cilët sot lëvizin të lirë në Shqipëri”, tha ajo, duke theksuar dhe njëherë se shoqëria nuk mund ta kalojë këtë fenomen si lehtë të pranueshëm.

Etiketa: fenomenLSIpedofilirrezik

Lajme të lidhura

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Zbulohet pse munguan Wanda dhe Mauro te festa e Messit

Zbulohet pse munguan Wanda dhe Mauro te festa e Messit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com