GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kuvendi i Bashës, deputetët që do të marrin pjesë e ata që mungojnë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mblidhet Kryesia e PD, kush janë të pranishmit dhe të dorëhequrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha do të mbledhë të shtunën (2 shtator) Kuvendin Kombëtar që do të zhvillojë punimet në pallatin e lojrave me dorë “Asllan Rusi”.

Referuar të dhënave, Kuvendi do të nisë me fjalimet e të rinjve dhe të rejave, si dhe përfaqësuesve nga grupet e interesit, për tu përmbyllur me fjalimin e Lulzim Bashës, që pritet të shpalosë idetë e tij, për atë që konsiderohet si reformimi i PD-së.

Kjo do të përbëjë edhe sesionin e parë të punimeve të Kuvendit që është parashikuar të zgjasë rreth 90 minuta, ndërkohë që më pas nga grupet e punës, do të prezantohen ndryshimet statutore.

Ndryshimet në statut do të miratohen nga delegatët me ngritje dore, ashtu sikundër ndodh rëndom në raste të tilla, me një procedurë rutinë.

Ndërkohë që paralelisht me mbajtjen e sesioneve, anëtarët e Kuvendit do të votojnë edhe anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar të PD-së.

Po cilët janë deputetët demokratë që pritet të jenë prezent në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha?

Nga raportimet mësohet se përveç kryetarit të PD-së zyrtare, do të jenë prezent edhe 9 deputetë të tjerë, që sipas grupimit që mbështet Bashën, kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Mes emrave që mund të konsiderohen si surprizë janë Selaudin Jakupllari, Eralda Bano dhe Andia Ulliri, të cilët kanë qëndruar në “hije” në përplasjet e deritanishme që kanë ndodhur në rradhët e demokratëve.

Ndërkohë që do të mungojnë 17 deputetët që aktualisht konsiderohen si pjesë e grupimit që drejtohet nga Gazment Bardhi, i cili mban edhe funksionin e Kryetarit të Grupit Parlamentar në PD-në zyrtare.

Deputetët që pritet të marrin pjesë

Lulzim Basha

Flutura Açka

Enkelejd Alibeaj

Kreshnik Çollaku

Oriola Pampuri

Selaudin Jakupllari

Arbi Agalliu

Eralda Bano

Andia Ulliri

Merita Bakiu

Deputetët që pritet të mungojnë:

Gazment Bardhi

Saimir Korreshi

Bledion Nallbati

Agron Gjekmarkaj

Dashnor Sula

Lefter Geshtenja

Oriela Nebiaj

Ferdinand Xhaferraj

Dhurata Cupi

Xhelal Mziu

Jorida Tabaku

Flamur Hoxha

Emilja Koliqi

Helidon Bushati

Ramadan Likaj

Qani Xhafa

Zheni Gjergji

Etiketa: BASHADeputetetKryesore1kundraKuvendipro

Lajme të lidhura

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma
Aktualitet

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Para
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen shoferët

Përplasen dy makina në Kamëz, dëmtohen 3 fëmijë

Discussion about this post

TË FUNDIT

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë
Sport

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

14:49 - 17/07/26

FIFA ka konfirmuar se ka nisur shqyrtimin e rastit të pankartës së shfaqur nga lojtarët e Argjentinës pas fitores ndaj...

Lexo më shumë
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

13:50 - 17/07/26
19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

13:38 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com