GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kuvendi i Kosovës nuk kalon projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi i Kosovës nuk kalon projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Kosovës nuk miratoi të premten Projektligjin për Rregullimin e Çmimit të Barnave dhe Produkteve Medicinale. Projektligji i inicuar nga partia më e madhe opozitare në kuvendin – Partia Demokratike e Kosovës nuk u përkrah nga deputetë të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Çmimin e produkteve farmaceutike në Kosovë e caktojnë vetë barnatoret. Për unifikimin e tyre në treg nuk ka ndonjë mekanizëm – së paku tash për tash. Në memorandumin shpjegues të projektligjit, i cili nuk u miratua, thuhet se në mungesë të rregullimit të çmimit të barnave, buxheti i shtetit dhe qytetarët, për vite me radhë, janë dëmtuar duke paguar produkte më shtrenjtë se vlera e tyre.

Sipas këtij memorandumi, Kosova ka blerë mbi 6 milionë euro më shtrenjtë barna spitalore brenda vitit, ndërsa qytetarët janë dëmtuar financiarisht, duke shpenzuar rreth 10 milionë euro më shumë në vit për barna. Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje e arsyetuan mos miratimin e këtij projektligji në lexim të parë për shkak se i njëjti ligj është duke u hartuar nga Ministria e Shëndetësisë. Në Ministrinë e Shëndetësisë ditë më parë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Projektligjin për Çmimin e Barnave dhe Produkteve Medicinale do ta dërgojnë së shpejti për miratim në Qeveri.

“Ministria e Shëndetësisë pret që ligji gjithsesi të miratohet sivjet dhe të përcaktohet edhe dinamika e zbatimit konkret”, thuhet në deklaratë.

Aty, po ashtu, shpjegohet se çmimet e produkteve medicinale do të përcaktohen në bazë të metodologjisë së çmimeve të jashtme referente. Kjo nënkupton që do të merren për bazë çmimet e produktit të caktuar në një apo më shumë vende të tjera.

Të ngarkuar për rregullimin e çmimeve do të jenë: Komisioni për Çmime të Produkteve Medicinale, Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Oda e Farmacistëve, Fondi i Sigurimeve dhe anëtarë vëzhgues nga shoqëria civile. Rregullimi i çmimit të barnave bëhet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Bashkimin Evropian, ku Kosova synon të anëtarësohet. Aktualisht, vetëm Kosova dhe Bjellorusia në kontinentin evropian nuk kanë legjislacion për qëllim të tillë./REL

Etiketa: barnaKuvendi

Lajme të lidhura

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara
Kosovë & Rajon

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara

14:33 - 08/10/26
Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën
Aktualitet

Presidentja e Kosovës/ Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën

16:24 - 07/10/26
Ambasadori i BE-së uron presidenten e re të Kosovës: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur
Kosovë & Rajon

Ambasadori i BE-së uron presidenten e re të Kosovës: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur

14:31 - 07/10/26
Para
Është muaji i tyre, këto 3 shenja të horoskopit do t’i kenë xhepat plot gjatë gjithë gushtit

Është muaji i tyre, këto 3 shenja të horoskopit do t'i kenë xhepat plot gjatë gjithë gushtit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spiropali zbulon të metat e PS: Më pak servilë dhe jo të gjitha bashkitë për socialistët
Aktualitet

Spiropali zbulon të metat e PS: Më pak servilë dhe jo të gjitha bashkitë për socialistët

21:38 - 08/10/26

“Ish-avokatja” e Ramës, Elisa Spiropali, në fjalën e saj në Kuvend gjatë seancës ku po diskutohej reforma territoriale, deklaroi se...

Lexo më shumë
Pas Erion Braçes, edhe Fadil Nasufi me kritika ndaj hartës së re territoriale… por votën ia jep Ramës

Pas Erion Braçes, edhe Fadil Nasufi me kritika ndaj hartës së re territoriale… por votën ia jep Ramës

21:28 - 08/10/26
‘Tony Montana’ do të ekstradohet në Shqipëri, vrau 5 persona në 3 shtete

‘Tony Montana’ do të ekstradohet në Shqipëri, vrau 5 persona në 3 shtete

21:19 - 08/10/26
Kuvendi diskuton reformën territoriale, jashtë vijojnë thirrjet kundër qeverisë

Kuvendi diskuton reformën territoriale, jashtë vijojnë thirrjet kundër qeverisë

21:18 - 08/10/26
Shqipëria e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën historike ndaj Uellsit, gjithçka gati në “Loro Boriçi”

Shqipëria e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën historike ndaj Uellsit, gjithçka gati në “Loro Boriçi”

21:09 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com