GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kuvendi shpall renditjen e kandidatëve për KLGJ e KLP nga shoqëria civile

15:35 - 24/04/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat dhe sulmet, KLGJ merr në mbrojtje Gjokën dhe Olldashin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër muaj pas përfundimit të afatit ligjor Kuvendi ka shpallur listimin përfundimtar të kandidatëve nga radhët e shoqërisë civile për plotësimin e 3 vendeve vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe 3 vendeve vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Kuvendi njofton se janë depozituar të gjitha dosjet e procedurës së kryer dhe se procesi është futur në fazën finale të përzgjedhjes që i përket Kuvendit. Sipas kësaj liste, janë kualifikuar 6 kandidatë për 1 vend vakant në KLGJ dhe 5 kandidatë për 1 vend vakant në KLP.

Mandati i anëtarëve të këshillave ka përfunduar me 31 dhjetor 2023, por procesi i përzgjedhjes së zëvendësuesve dhe pse nisi në kohë nuk arriti të mbyllej sipas afateve për shkak të proceseve gjyqësore me të cilat u përballën komisionet përzgjedhëse të ngritura nga Avokati i Popullit.

Dy kandidatë të skualifikuar për mosplotësim të kritereve formale gjatë renditjes së parë të kryer nga Komisionit AdHoc për verifikimin dhe vlerësimin paraprak, arritën të fitonin gjyqin dhe të riktheheshin në garë.

Kandidatët që fituan procesin gjyqësor ndaj Komisionit AdHoc janë Lefterie Leshi dhe Altin Shagani, për të cilët u rikthye procesi i pikëzimit, duke ndryshuar renditjen e listës së parë të publikuar nga Avokati i Popullit në janar.

Pas pikëzimit të ri, Shagani u rendit i pari në të dyja listat.

Në listën e kandidatëve për anëtarë të KLP-së ai ndiqet nga Erion Fejzulla, Altin Hazizaj, Juelda Lamçe,  Lefterie Lleshi, ndërsa listës së KLGJ-së, e cila është e njëjtë, i shtohet  në vendin e gjashtë kandidatja Violanda Theodhori.

Ndërkohë lista e kandidatëve nga avokatia është publikuar më herët në faqen e Kuvendit dhe në garë janë 13 kandidatë për 2 vende vakante në KLGJ dhe 9 kandidatë për 2 vende vakante në KLP.

Dispozitat ligjore parashikojnë që Kuvendi do të zgjedhë nga këto lista, 2 anëtarë nga avokatia dhe 1 anëtar nga shoqëria civile për secilin këshill.

Në qoftë se Kuvendi nuk e arrin shumicën prej 2/3 gjatë votimit, kandidatët e renditur në krye të listës në vlerësimin e organeve që kanë bërë përzgjedhjen konsiderohen të emëruar automatikisht.

Renditja e pikëzimit sipas Komisionit të Pavarur të Vlerësimit për kandidatët nga radhët e avokatëve për KLGJ-në nis me avokaten Eris Hysi, ndjekur nga Përparim Kalo, Erind Merkuri, Alban Alimema, Erind Gërmenji, Fatos Lazimi, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj, Albana Tushe, Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi dhe Bledar Bajri (Boshnjaku).

Ndërsa lista e kandidatëve nga avokatia për KLP-në nis nga Përparim Kalo, Erind Merkuri, Alban Alimema, Erind Gërmenji, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj, Albens Tabaku, Artan Reçi dhe Bledar Bajri (Boshnjaku).

KLGJ dhe KLP përbëhen nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve vijnë nga radhët e magjistratëve, dy nga avokatia, dy nga akademia dhe një nga radhët e shoqërisë civile.

Etiketa: KLGJKLPKuvendi

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Shtyhet seanca për Leart Haxhiun, zbulohet arsyeja

Masakra e Lushnjes, GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com