GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Kuvendi të mos votojë symbyllur”, Meta për “Butrintin”: Të ngrihet Komisioni i Posaçëm

12:02 - 21/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kuvendi të mos votojë symbyllur”, Meta për “Butrintin”: Të ngrihet Komisioni i Posaçëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Ilir Meta i bën apel Kuvendit që të miratojë kërkesën e tij për të ngritur një Komision të Posaçëm për çështjen e parkut të Butrintit.

Në një konferencë për media, Meta tha se Kuvendi duhet që të mos votojë me sy mbyllur, por të reflektojë mbi ato problematika, që sipas kreut të shtetit, kanë shoqëruar marrëveshjen e menaxhimit të parkut të Butrintit. Por, nga ana tjetër Meta thotë se nuk ka ndonjë optimizëm që mazhoranca të reagojë.

Pyetja: Nëse nuk merren parasysh nga Parlamenti, keni në plan ndonjë akt politik pas 24 korrikut?

Meta: Qëndrimet e mia kanë qenë të qarta në mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe kombëtare, si çështja e teatrit dhe ajo që po diskutojmë. Relacioni është shumë solid dhe i mirëargumentuar. Dëshiroj që për një çështje kaq të rëndësishme, Kuvendi të mos votojë symbyllur, por t’i hapë sytë mirë. Nuk duhet të paragjykoj vendimet e tij.

Pyetja: Çfarë ju bën të mendoni se mazhoranca do të veprojë ndryshe?

Meta: Nuk kam shprehur ndonjë optimizëm mbresëlënës përsa i takon përgjegjshmërisë së mazhorancës. Apeloj që për një çëshjtje të rëndësisë kaq të madhe, të ketë një reflektim. Shprehja e interesit nga partneri strategjik për marrjen në administrim të Parkut Kombëtar të Butrintit, ka përfshirë të gjitha nënzonat dhe sipërfaqen e miratuar si Park Kombëtar i mbrojtur? Nëse jo, cili do të jetë destinacioni i përdorimit, apo niveli i mbrojtjes së zonave pasuri pronë publike e paluajtshme, të lëna jashtë administrimit sipas kësaj marrëveshjeje? Nisur nga rëndësia e kësaj çështje, konstatoj se mekanizmat kushtetues, mes ekzekutivit dhe legjislativit, nuk kanë funksionuar. Me këtë ligj, janë cenuar pasuritë kombëtare.

Etiketa: butrintimeta

Lajme të lidhura

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Breaking Views

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

18:14 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Kontrolle blic te “Liqeni i Thatë”, zbulohet arsenal armësh në Tiranë

Kontrolle blic te "Liqeni i Thatë", zbulohet arsenal armësh në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull
moti

Parashikimi i motit për sot, 20 Shkurt 2026

07:30 - 20/02/26

Ditën e sotme moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente...

Lexo më shumë
Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com