Një person është shpallur në kërkim në lidhje me ndotjen e bregdetit të Shëngjinit. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për Ermir Kosovën.
Ai është kapiteni i anijes ‘Frojdi’. Sipas informacioneve ai ka dalë nga Porti i Shëngjinit rreth orës 11 drejt Porto Margera në Itali.
Dyshohet se ka qenë mjeti i tij ai i cili ka shkaktuar ndotjen bazuar në kohën dhe itinerarin e lëvizjes. Do të jenë analizat ato të cilat do të konfirmojnë gjithçka.
Discussion about this post