GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ky është shteti i parë që planifikon të heqë makinat me karburant, ja çfarë pritet të ndodhë

07:38 - 29/08/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ky është shteti i parë që planifikon të heqë makinat me karburant, ja çfarë pritet të ndodhë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kalifornia planifikon të kërkojë që të gjitha makinat dhe kamionët e rinj që do të shiten në këtë shtet pas vitit 2035 të të funksionojnë me energji elektrike ose hidrogjen, duke u dhënë fund automjeteve me benzinë. Vendimi i Bordit të Burimeve Ajrore të Kalifornisë erdhi dy vjet pasi guvernatori Gavin Newsom udhëzoi për herë të parë rregullatorët të shqyrtonin një politikë të tillë. Nëse arrihet qëllimi, Kalifornia do të përgjysmojë emetimet nga makinat deri në vitin 2040.

Shteti më i populluar në Amerikë synon të ketë rregulloren më të rreptë në botë për kalimin tek automjetet elektrike duke nxitur në të njëjtën kohë realizimin e objektivave për ndryshimet klimatike.

“Ne do të jemi juridiksioni i parë në botë që do të kërkojë që të gjitha makinat e reja që shiten të jenë makina pa karburant. Kjo është e rëndësishme, jo vetëm për sa i përket klimës por, është edhe një ndryshim që vetë prodhuesit e makinave po e përqafojnë, përfshirë Toyotën dhe jo vetëm kompoanitë si Ford, apo GM“, tha guvernatori Gavin Newsom.

Rregullorja e re i lejon kalifornezët të vazhdojnë të përdorin automjete me benzinë dhe të blejnë automjete të përdorura, me benzinë, edhe pas vitit 2035, por asnjë model i ri me benzinë nuk do të lejohet të shitet atje.

Një e pesta e shitjeve të automjeteve pas vitit 2035 mund të jenë hibride, të cilat funksionojnë me bateri dhe benzinë, por pjesa tjetër duhet të jenë vetëm me energji elektrike, ose hidrogjen.

Zyrtarët e klimës në Kaliforni thonë se politika e re e shtetit është më ambiciozja në botë, sepse ajo vendos standarde për rritjen e shitjes së automjeteve elektrike gjatë 13 viteve të ardhshme.

Pragu i parë i ndryshimeve vjen në vitin 2026, kur një e treta e të gjitha automjeteve të shitura në këtë shtet duhet të kenë emetimin zero. Prodhuesit e automjeteve mund të gjobiten me 20,000 dollarë për automjete të shitura jashtë këtij synimi.

“Tre sfidat më të mëdha për ndryshimin janë, para së gjithash, përballueshmëria, disponueshmëria si dhe infrastruktura. Nga pikëpamja e përballueshmërisë makinat elektrike janë zakonisht më të shtrenjta dhe ne nuk duam t’i nxjerrim jashtë tregut blerësit me të ardhura të ulëta“, thotë Jessie Dosanjn, president i grupit California Retail Motoring.

Rreth 16% e makinave të shitura në Kaliforni në tre muajt e parë të këtij viti ishin elektrike. Bordi i kontrollit të ajrit po punon për rregulla të veçanta të emetimeve për motoçikletat dhe kamionët me naftë.

Kalimi nga makinat me karburant në makina elektrike do të pakësojë në mënyrë drastike emetimet dhe ndotësit e ajrit.

“Përballemi me ngrohjen globale dhe veçanërisht këtu në Kaliforni ka shumë zjarre. Është diçka me të cilën përballemi vit pas viti. Kështu që jam dakort me ndryshimet. Në se kjo regullore pakëson rrezikun nga zjarret dhe katastrofat natyrore, pse jo?”.

Sigurimi i qasjes tek stacionet e karikimit është gjithashtu çelësi për rritjen e shitjeve të automjeteve elektrike.

“Pra, infrastruktura e karikimit është gjithmonë e rëndësishme për një blerës të automjeteve elektrike. Këtu ka disa elementë. Njëri prej tyre është përhapja e karikuesve. Së dyti, besueshmëria e këtyre karikuesve në rrjetin e energjisë“, thotë Jessie Dosanjn.

Transporti është burimi i vetëm më i madh i emetimeve në këtë shtet, duke përbërë rreth 40% të emetimeve të gazrave që shkaktojnë efektin serrë. Por tranzicioni do të jetë i dhimbshëm për industrinë e naftës. Kalifornia mbetet shteti i shtatë më i madh i prodhimit të naftës në SHBA, megjithëse prodhimi i saj po bie ndërsa Kalifornia synon të realizojë objektivat e klimës./VOA

Etiketa: makina

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
“A ke në plan ndonjë bebe?”/ Moderatori i bëri pyetjen ‘pikante’, Donald Veshaj habit me përgjigjen

Konfirmohet ribashkimi? Semi poston foton e parë të Donaldit dhe Borës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com