GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Studimi paralajmërues për duhanpirësit: Çdo cigare ua ѕhkurton jetën me 14 minuta

07:38 - 22/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi paralajmërues për duhanpirësit: Çdo cigare ua ѕhkurton jetën me 14 minuta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pjesa më e madhe e jona e di se pirja e duhanit dhe e alkoolit i bën shumë keq shëndetit. Mjekët për këtë arsye, u rekomandojnë të gjithëve që të mos abuzojnë shumë me to. Në këta dhjetëvjeçarët e fundit, shumë shkencëtarë po punojnë shumë për të kuptuar se sa shumë të dëmshme janë këto substanca për shëndetin tonë dhe po përpiqen të gjejnë mënyra efikase për t’i ndihmuar njerëzit që të mos pinë më duhan dhe alkool.

Deri më tani janë shpikur shumë metoda për t’i bindur disi njerëzit që të qëndrojnë larg këtyre produkteve të dëmshme për shëndetin. Për shembull, disa muaj më parë në Angli u shpik paketa e cigareve që “fliste”, e cila i ftonte njerëzit që të mos tymosnin më duhan.

Specialistët kanë shumë mendime për efektet e pirjes së duhanit mbi shëndetin tonë dhe sot ne duam të paraqesim një zbulim shkencor që pa dyshim do t’ju lërë me gojë hapur.

Kështu, një grup shkencëtarësh kanë thënë se një cigare mund të reduktojë jetën 14 minuta. Duket absurde, por është pikërisht kështu, duhani ka pikërisht këtë efekt kaq negativ mbi shëndetin tonë. Në sajtin Treatment4addiction, që merret me problemet e varësisë së lidhur me duhanin, alkoolin dhe drogën, janë bërë llogaritje për të kuptuar se sa vjet më pak jeton një person që pi duhan.

Rezultatet e dala janë vërtet shqetësuese dhe prej tyre ju duhet të reflektoni shumë. Nëse një person tymos mesatarisht një paketë në ditë ose 20 cigare, mund të jetojë dhjetë vjet më pak. Nga këto llogaritje konfirmohet se pirja e duhanit e dëmton seriozisht shëndetin dhe se është më mirë që ta lini atë sa më parë të jetë e mundur për të jetuar më gjatë dhe më mirë.

Ndërkohë, një rezultat shqetësues është ai që lidhet me përdorimin e alkoolit. Duket se konsumimi i një pije alkoolike mund të heqë 6 orë jetë. Padyshim, shkencëtarët janë të bindur se edhe marrja e drogave mund të ketë efekte vdekjeprurëse te personat. Vetëm një dozë heroinë mund ta shkurtojë jetën më shumë se 20 orë.

Këto rezultate shqetësuese duhet të dekurajojnë të gjithë ata të cilët përdorin këto substanca vdekjeprurëse për shëndetin fizik dhe mendor. Të gjitha substancat që përmendëm më sipër krijojnë një va rësi shumë të fortë nga të cilat është me të vërtetë shumë e vështirë pastaj edhe të largohesh.

Etiketa: cigareduhanpires

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Shembja e Çadrës së Cirkut Kombëtar, reagon ministrja e Kulturës Margariti

Shembja e Çadrës së Cirkut Kombëtar, reagon ministrja e Kulturës Margariti

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com