GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Liroi të fortët, ish gjyqtarja e Krujës do përfitojë ulje dënimi

16:55 - 11/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Liroi të fortët, ish gjyqtarja e Krujës do përfitojë ulje dënimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha e cila ndodhet në qeli me akuzën për korrupsion do të përfitojë ulje dënimi. Kjo për arsye se me Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e  Hoxhës dhe 9 të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar.

Në seancën që do të mbahet në datë 25 tetor, togat e zeza do të vendosin përfundimisht se sa vite burg do të vuajë ish gjyqtarja, e cila respektivisht pas pranimit të kërkesës për gjykimit të shkurtuar do të përfitojë ulje dënimi.

Hetimi

Kujtojmë që disa ditë më parë SPAK ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme dosjen hetimore të ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Përveç saj, të përfshirë në këtë çështje janë edhe shtatë persona të tjerë, të cilët akuzohen për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Të pandehurit e dërguar në GJKKO janë ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku, të akuzuar për korrupsion pasiv dhe 5 persona të tjerë, që përdorën paratë për të ndikuar në ndryshimin e masës së sigurisë. Sipas njoftimit të bërë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kjo prokurori ka marrë të pandehur dhe ka dërguar për gjykim të pandehurit Enkelejda Hoxhën, pasi është akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, kryer në bashkëpunim. Siç u përmend dhe më sipër, është çuar në gjykim dhe avokati Aldo Tabaku, me akuzën se ka kryer veprat penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim dhe gjithashtu, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Manuela Mallkuçi e cila kishte rolin e sekretares së Gjykatë së Krujës, tanimë do të dalë për gjykim para GJKKO-së si e akuzuar për veprat penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Duke u bazuar gjithmonë te njoftimi për shtyp dhënë nga Prokuroria e Posaçme, pesë personat e tjerë të përfshirë, të cilët gjithashtu do të dërgohen për gjykim janë Bledar Petani, Sajmir Petani, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj dhe Gentjan Nezaj. Për katër të pandehurit e parë, rëndon akuza e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Ndërsa, Gentjan Nezaj është i akuzuari për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Etiketa: Enkelejda Hoxha

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
Xhaçka pret ministrin e britanike për Evropën: Fazë e re në marrëdhëniet dypalëshe

Xhaçka pret ministrin e britanike për Evropën: Fazë e re në marrëdhëniet dypalëshe

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com