GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Laert Haxhiu: Aldo Bare ofron 1 mln euro për kokën time…

16:41 - 09/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Laert Haxhiu:  Aldo Bare ofron 1 mln euro për kokën time…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Laert Haxhiu, i cili është në pritje të ekstradimit nga Greqia drejt Shqipërisë, pretendon se Aldo Bare ka një plan për ta vrarë.

Madje sipas tij, Aldo Bare ofron 1 mln euro për ta hequr qafe. Paralajmërimi është bërë nga mediat greke, që i referohen deklaratave të Haxhiut në organet e drejtësisë, ku pretendon edhe për shumën që Aldo Bare ka ofruar për ta ekzekutuar.

Pas këtij deklarimi, Laert Haxhia është transferuar nga burgu i Janinës në Koridhalo.

“‘Aldo Bare paguan të më vrasë për hakmarrje për vrasjen e 2-fishtë në Lushnjë në 2017’- ka deklaruar Laert Haxhiu. Ai ka njoftuar zyrtarisht organet e drejtësisë greke se Aldo Bare po paguan gjithçka për ta vrarë, ndërsa nuk ngurron të përmendë se mes tyre ka një hakmarrje që pikon plumba, gjak dhe urrejtje të pashuar.”, shkruhet në një artikull të medias greke nga gazetari Vassilis Chitos.

Në të njëjtin artikull thuhet se Haxhiu thotë se arsyeja që Aldo Bare kërkon ta heqë qafe lidhet me masakrën e Lushnjës.

Haxhiu akuzohet për “masakrën e Lushnjës” e ndodhur në shtator të 2017 ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Sipas SPAK në shënjestër të atentatit ishte Xhulio Shkurti nipi i Aldo Bares.

Pikërisht për këtë arsye, media greke shkruan se Haxhiu pretendon se Aldo Bare kërkon të marrë hak dhe ofron 1 mln euro për vrasjen e tij. Shkurti i shpëtoi bresherise së plumbave pasi u ngrit nga tavolina ku ishin dy miqtë e tij qe humben jetën.

Laert Haxhiu është arrestuar në Gerqi dhe është në pritje te vendimit te gjykatës se Apelit Grek nëse do të ekstradohet në vendin tonë.

Por gazetari grek hedh dritë mbi disa fakte të reja.

“Shqiptari ndodhet nën statusin e mbrojtjes, ndërsa ka fatura të hapura me organet greke, pasi emri i tij është i përfshirë në dy vrasje të bashkatdhetarëve të tij, të kryera në afërsi të sheshit Karaiskaki.

Hetimi për këto “kontrata” është edhe arsyeja pse ai nuk është ekstraduar në Shqipëri, ndonëse është arrestuar që në majin e kaluar, duke u ndjekur me “identitet grek” në Janinë”, shkruan gazetari.

Disa javë më parë Prokuroria e Elbasanit dorëzoi në SPAK dosjen e Laert Haxhiut me akuzën se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kryer 16 vepra penale në formën e grupit kriminal. Pjesë e dosjes, janë tri dëshmitë e të penduarit Marjus Tafani që fundosi kreun e bandës duke zbuluar se ai ka tentuar të vrasë edhe dy prokuroret që po e hetonin.

Më 1 qershor 2021 u ekzekutua në Tepelenë, biznesmeni Çajup Selimi. 45-vjeçari, i cili zotëronte një dyqan me shumicë me prodhime gruri, është qëlluar me armë zjarri. Më 13 maj 2021 vritet në Korçë Fridman Xhaferraj. 25-vjeçari është qëlluar me armë zjarri dhe më pas trupi i tij është hedhur në rezervuarin e Gjançit. Alban Semaku, 38 vjeç, u gjet i vrarë më 17 tetor 2021. Ai njihej si ‘Elton Kinezi’ dhe ishte anëtar i bandës famëkeqe të Lusnias. Ai u vra pesë muaj pas lirimit. Albi Bashaliu u ekzekutua më 27 dhjetor 2021. 35-vjeçari u vra me armë në fshatin Gjoçaj të Peqinit.

Ka dyshime se krimi është kryer për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës kishte vrarë 44-vjeçarin Albert Xhahysaj. 32-vjeçari organizoi edhe një sërë sulmesh me bomba në Tiranë dhe Durrës, ndërsa rrëfimi i xhelatit të penduar tregon se ai synonte të vriste edhe prokuroren Dolores Mousabeliou.

Laert Haxhiu u kap më 22 maj 2023 në zonën e Eleuzës së Janinës. Gjithçka ka nisur kur efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të mjetit që të ndalojë, por ai nuk është bindur, duke shkelur gazin.

Gjatë ndjekjes, automjeti u përplas me tre automjete, u bllokua në një semafor dhe përfundimisht u ndal kur goditi një bordurë dhe i shpërtheu një gomë, duke shkaktuar hapjen e airbagëve. Më pas, policia ka arrestuar drejtuesin dhe dy pasagjerët e tjerë të mjetit, mes të cilëve edhe pasagjerin 32-vjeçar.

Etiketa: Aldo BareKryesore1laert haxhiu

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Itali-Shqipëri, ja ç’parashikon Sacchi për përballjen në Euro2024

Itali-Shqipëri, ja ç'parashikon Sacchi për përballjen në Euro2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com