GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Lajçak: Urgjente që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociatat me BE

21:11 - 17/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lajçak: Urgjente që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociatat me BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër sfida i sheh emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, për integrimin e shteteve të Ballkanit në BE. Përderisa krizën në Bosnje e sheh si problemin më serioz, normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, sipas tij, është sfida më e rëndësishme strategjike në rajon.

Në një intervistë për mediumin boshnjak “BUKA”, Lajçaku ka thënë se sfida më aktuale është për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që sa më shpejt të nisin bisedimet për anëtarësim në BE.

“I shoh katër sfida. Më urgjentja është për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që të nisin bisedimet për pranim në BE sa më shpejt që të jetë e mundshme. Problemi më serioz është kriza në BeH. Sfida më e rëndësishme strategjike është normalizimi i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, sepse s’është për vetëm këto dy vende, por serbët e shqiptarët jetojnë në çdo shtet të Ballkanit dhe raportet mes Serbisë e Kosovës ndikojnë në bashkëpunimin rajonal, andaj zgjidhja e kësaj situate është e rëndësisë së madhe strategjike. Dhe sfida që mendoj se është më fondamentalja është pyetja se çka do të jetë në të ardhmen Ballkani”, ka thënë ai, raporton Koha.

Për dialogun ai ka thënë se është çështje e ndjeshme. Megjithatë, sipas tij, ka pasur edhe rezultate konkrete nga ky dialog. Ai ka thënë se dialogu s’ka alternativë për progres në rrugën evropiane. Ka shtuar se tash pushtetet në dy shtetet janë me shumicë të fortë dhe se “po punohet që të takohemi për të prodhuar vendime konkrete”.

“Dialogu s’është i lehtë, por ekziston dhe besoj se do të shohim rezultate konkrete shumë shpejt. Eskalimi s’është në interes të asnjërës palë. Komuniteti ndërkombëtar është i qartë kur thotë se s’ka alternativë për dialogun dhe se s’ka devijime”, ka thënë Lajçaku.

Për angazhimin amerikan për dialogun, Lajçaku ka thënë se me administratën e Joe Bidenit Bashkimi Evropian ndan të njëjtin vizion për Ballkanin. Sipas tij, bashkë me Gabriel Escobar, i dërguar i SHBA-së për çështjet e Ballkanit, jepet një mesazh i përbashkët për Ballkanin se për këtë rajon s’ka asnjë agjendë tjetër pos asaj evropiane.

Që nga korriku, Kosova dhe Serbia s’kanë pasur takim në nivelin e lartë në kuadër të dialogut. Procesi ka ngelur pas bllokadave që ka bërë Serbia me kërkesën për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në vizitën e fundit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati në Bruksel, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se palët s’kanë gatishmëri për të dialoguar tani.

Etiketa: BEMaqedonia e VeriutMiroslav LajçakNegociatatShqiperia

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
Arrestohet ekzekutori i kreut të ultrasve të Lazios, i akuzuar edhe për vrasjen e një shqiptari

Arrestohet ekzekutori i kreut të ultrasve të Lazios, i akuzuar edhe për vrasjen e një shqiptari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com