Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Një plumb ka thyer xhamin e një dritareje në një banesë në lagjen “Skanderbeg”.
Dyshohet se në afërsi të zonës të njohur si Penda e lumit Kirit që ndodhet përballë me banesën, është shtënë me armë zjarri.
Si pasojë plumbi ka goditur xhamin e dritares duke e thyer. Në banesë ka pasur njerëz.
Ka dyshime se plumbi ka qenë i një pistolete. Policia po heton.
Discussion about this post