SPAK në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.52 të regjistruar në datën 10.02.2021, ka dërguar për gjykim të “fortin e Myslym Shyrit”, Gjergj Cukalit, Enver dhe Ermond Jamakun, Sokol Xhurën si dhe 7 të pandehur të tjerë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se për mungesë provash, është kërkuar pushimi i hetimeve ndaj personave nën hetim Festim Mustafa dhe Klodian Kulla.
Të pandehurit vijojnë si më poshtë:
Gjergji Cukali, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Gj. M., ndodhur në datë 09.02.2021, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Gjergj Cukali, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, si dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupit të Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
Enver Jamaku, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
“Vrasjes me paramendim” për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Gj. M., ndodhur në datë 09.02.2021, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Gjergj Cukali, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, si dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupit të Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
“Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë, për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. B., datë 10.2019, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupi i Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
“Kanosjes së gjyqtarit”, të datës 09.2017, ku është qëlluar me armë zjarri automjeti tip Mercedes Benz ML, në përdorim të shtetasit P. P., në bashkëpunim me të pandehurit Sokol Xhura dhe Ermond Jamaku, parashikuar nga nenit 317, 25 të Kodit Penal.
“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, lidhur me ngjarjen e datës 15.09.2017, në për futjen e sendeve të kundërligjshme (arma pistoletë, lënda narkotike-heroinë, kallëpi i tritolit dhe granata) në banesën e shtetasit E. S., në bashkëpunim me të pandehurit Sokol Xhura dhe Ermond Jamaku, të parashikuara nga nenet 278/1, 25 dhe 283/2 të Kodit Penal.
“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për sigurimin, magazinimin, modifikimin dhe rregullimin me qëllim shitjen, kundrejt fitimit të armëve dhe pjesëve të tyre dhe gjetjes së tyre në sasi mjaft të mëdha në ambjentet në zotërim të të pandehurve Sokol Xhura dhe Akil Kulla, sipas paragrafëve 6, 7 dhe 8 të nenit 278, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të Struktuar Kriminal”, me të pandehurit Sokol Xhura dhe Akil Kulla, të parashikuara nga nenet 278/6, 278/7, 278/8, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Ermond Jamaku, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
“Vrasjes me paramendim” për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Gj. M., ndodhur në datë 09.02.2021, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Gjergj Cukali, Enver Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, si dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupit të Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
“Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë, për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. B., datë 10.2019, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, Enver Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupi i Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, lidhur me ngjarjen e datës 15.09.2017, në për futjen e sendeve të kundërligjshme (arma pistoletë, lënda narkotike-heroinë, kallëpi i tritolit dhe granata) në banesën e shtetasit E. S., në bashkëpunim me të pandehurit Sokol Xhura dhe Enver Jamaku parashikuara nga nenet 278/1, 25 dhe 283/2 të Kodit Penal.
Blendi Deda, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë, për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. B., datë 10.2019, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Enver Jamaku, Flor Abazi, Paris Prenga, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupit të Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
Paris (Bledar) Prenga, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë, për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. B., datë 10.2019, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të hetuarit Blendi Deda, Flor Abazi, Enver Jamaku, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupit të Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
Flor Abazi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme :
“Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë, për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. B., datë 10.2019, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Blendi Deda, Paris (Bledar) Prenga, Enver Jamaku, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Grupit të Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet 78/2, 22, 28/4,152, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
“Prodhimit dhe mbatjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, për sasinë prej 7,641gr lëndë narkotike kokainë.
“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e shkopit metalik, i cili plotëson kushtet e armës së ftohtë, goditëse dërmuese pa teh.
“Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në banesë, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal, për mbajtjen pa leje të 16 fishekëve 9mm, të cilët janë në gjëndje të rregullt teknike.
Sokol Xhura, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
“Kanosjes së gjyqtarit”, të datës 09.2017, ku është qëlluar me armë zjarri automjeti tip Mercedes Benz ML, në përdorim të shtetasit P. P., në bashkëpunim me të pandehurit Enver dhe Ermond Jamaku, parashikuar nga nenit 317, 25 të Kodit Penal.
“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, lidhur me ngjarjen e datës 15.09.2017, për futjen e sendeve të kundërligjshme (arma pistoletë, lënda narkotike-heroinë, kallëpi i tritolit dhe granata) në banesën e shtetasit E. S., në bashkëpunim me të pandehurit Enver dhe Ermond Jamaku parashikuara nga nenet 278/1, 25 dhe 283/2 të Kodit Penal.
“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për sigurimin, magazinimin, modifikimin dhe rregullimin me qëllim shitjen, kundrejt fitimit të armëve dhe pjesëve të tyre dhe gjetjes së tyre në sasi mjaft të mëdha në ambjentet në zotërim të tij dhe të Akil Kulla, sipas paragrafëve 6, 7 dhe 8 të nenit 278, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të Struktuar Kriminal”, me të pandehurit Enver Jamaku, Akil Kulla, të parashikuara nga nenet 278/6, 278/7, 278/8, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e shkopit metalik, i cili plotëson kushtet e armës së ftohtë, goditëse dërmuese pa teh.
Akil Kulla, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për sigurimin, magazinimin, modifikimin dhe rregullimin me qëllim shitjen, kundrejt fitimit të armëve dhe pjesëve të tyre dhe gjetjes së tyre në sasi mjaft të mëdha në ambjentet në zotërim të tij dhe të pandehurit Sokol Xhura, sipas paragrafëve 6, 7 dhe 8 të nenit 278, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të Struktuar Kriminal”, me të pandehurit Enver Jamaku dhe Sokol Xhura, të parashikuara nga nenet 278/6, 278/7, 278/8, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e dy thikave të cilat plotësojnë kushtet e armëve së ftohta, prerëse me tel.
Algert Hysa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për mbajtje të municionit dhe armëve në banesë, të parashikuara nga neni 278/3 dhe 4 të Kodit Penal.
Arben Sufa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në banesë dhe për faktin e modifikimit të pjesëve në zotërim të tij, të parashikuara nga neni 278/4, 8 të Kodit Penal.
Bujar Jaupi, i akzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
“Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, sipas paragrafit 4 të nenit 278, të K.Penal
“Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e thikave artizanale, të cilat plotësojnë kushtet e armës së ftohtë, me teh.
Petrit Shera, i akzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të municionit në banesë, të parashikuara nga neni 278/3 të K.Penal.
“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e shkopit metalik, i cili plotëson kushtet e armës së ftohtë, goditëse dërmuese pa teh.
Discussion about this post