GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Lal Eri, buzëqeshje makthi para… inceneratorëve?

19:00 - 03/01/22
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj shtron me florinj Thesarin, dy tendera marramendës në një ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht aksesit ekonomik te drejtësia ende e pashkëputur me trustin dhe pushtetin ekonomik, Lali sërish mbetet me një buzëqeshje “fake”, në propagandën e tij spektakolare para njerëzve.

Asnjë moment të vetëm ai nuk shkëputet nga aktrimi politik dhe fals para njerëzve. Filloi me fiqtë që shiste e ëma për të justifikuar pasurinë fillestare, vazhdoi me shpenzimet e dasmës, imitimet e Obamës, ecja me biçikletë dhe dalja para çdo delegacioni europian, duke i dhënë dorën me kokore dhe biçikletë, duke u sjellë si njeri i popullit dhe i varfër kur të gjithë e dinë që është ndër hajdutët dhe të korruptuarit më të mëdhenj në historinë politike në Shqipëri.

Tenderët e bashkisë së Tiranës nuk kanë qenë ndonjëherë kaq korruptiv. Në një analize të bërë nga Gijotina.com del që 96% e tenderëve jepen në fondin limit dhe kompanive të lidhura ngushtë me Veliajn. Por këto detaje do i trajtojmë në një shkrim tjetër.

Këto kohë, shkresa e dalë ditë më parë që kompromenton direkt kryebashkiakun me aprovimin e tij për inceneratorin e Tiranës, (ku dhe vite më parë ai nëpërmjet drejtësisë fushore arriti të mbyllte një vdekje fëmije) për ngritjen e tij. Ajo shkresë ka dalë brenda anekseve dhe sirtarëve të PS-së. Dhe përplasja në distancë me Ramën mbetet si një luftë e ftohtë. Në një shtet normal, ligjor, dhe jo butaforikisht ligjor siç funksionon ende në Shqipëri, kryetari i Bashkisë do të ishte thirrur për tu pyetur dhe të merrej i pandehur.

Afera e inceneratorëve që ka zhdukur Blushin nga gjithçka në këtë vend në pak javë, afera që përfshiu ish-ministrin dhe e la në qeli edhe pse u vetëofrua të bashkëpunonte e fliste, afera që ka gëlltitur 470 milionë euro me një algoritëm ditor me 17 VKM prodhuar e përpiluar ne sofrën e krimit të Agaçit, tashmë po troket edhe te Veliaj. Për këtë arsye, e qeshura e tij brenda akumulon makth e ankth, pasi situata duket të ketë dalë pak jashtë kontrollit.

Të gjithë afër Ramës e dinë mirë, se si Lali e ka mbajtur Ramën dhe Lefter Kokën me fjalë të bukura që SPAK-un e ka në dorë, që nusja e prokurorit Klodian Braho ka punuar në bashki deri para disa javësh, kur është larguar nga puna. Veliaj ka shumë miqësi me prokurorin. Të gjithë dyshojne që Lali la Lefterin të arrestohet për të shpëtuar veten e vet. Fjalët që ai thotë nëpër Tiranë se si i menaxhon prokurorët e SPAK dhe se sa ka investuar tek ata, në veçanti te Premçi dhe Mara, i japin kurajë gjithë qeverisë dhe maskarenjve të përlyer në këtë vjedhje të qelbur të fondeve publike. Me takimet e tij të përzemërta me ambasadoren amerikane, ai i jep mesazh të gjithëve përfshi këtu njerëzit brenda PS, mediave, prokurorëve etj.

Por në kushte mbetet pyetja; Si ka mundësi që abuzimi i tij me detyrën është kaq evident dhe përsëri nuk merret i pandehur?! Si ka mundësi që diplomatët e huaj dhe në veçanti ambasadorja amerikane, këto institucione ku shqiptarët ende kanë besim për pastërtinë e tyre nuk distancohen nga ky vemje e korrupsionit?! Madje, fraksioni që Berisha përpiqet të bëjë duke vendosur Belindën ose Ahmetajn përballë Erion Veliajt është qesharak dhe thjesht kërkon të zhvendosë vëmendjen. Erion Veliaj është projekt personal i Ramës dhe çdokush që do përballet me të, përderisa do jetë në dorë të Ramës, do të përfundojë si Sajmir Tahiri. E bazuar në këto, rënia e Erion Veliajt do jetë e njëjtë me atë të Edi Ramës. Sidomos pas kësaj që i bëri Amerika dhe më tej Lulzim Basha Sali Berishës. Ky ishte një veprim i paprecedentë në politikën shqiptare, që ndërkohë i dha Edi Ramës disa mësime të dobishme për të ardhmen.

Gijotina.com

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Para
‘Nxehen gjakrat’ në BBV, Einxhel-Monikës: Justifikon ngacmimin e vajzave me minifund

“Filloi duke hedhur kunja”, Einxhell bën thashetheme me Beniadën për Monikën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës
Breaking Views

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës

23:11 - 14/01/26

Arsenali bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta...

Lexo më shumë
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s

23:06 - 14/01/26
Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete

Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete

22:11 - 14/01/26
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu

21:51 - 14/01/26
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së

21:37 - 14/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com