GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri fshin 18 firma që t’i japë Lush Osmanit 742 MLN lekë për asfaltin e 5 rrugicave në Laprakë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Lali Eri fshin 18 firma që t’i japë Lush Osmanit 742 MLN lekë për asfaltin e 5 rrugicave në Laprakë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tender i 5 rrugicave prej floriri të Laprakës. Kështu mund të quhet prokurimi i një fondi të Bashkisë Tiranë për asfaltimin e një blloku që do të kushtojë 742 milionë lekë, pa përfshirë TVSH-në. Ky fond i kalon oligarkut Lush Osmani  pasi kryetari i bashkisë Tiranë. Erion Veliaj, ka fshirë nga lista 18 kompani që u ofruan për ta bërë këtë punë.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blloku kufizuar nga rrugët Mersim Jakupi- 17 nëntori – Gjergj Mehmeti – Spartak Deliu – Besnik Hidri – Princ Vidi – Nikolla Ivanaj”.

 

Sipas të dhënave të preventivit do të prishen disa ndërtesa të vjetra dhe të pabanueshme (që me siguri më pas do të zëvendësohen me qiellgërvishtës), do mbushet me çakëll ndonjë gropë dhe kanal të hapur nga ujësjellësi dhe 4-5 cm asfalt përsipër. Për ta zbukuruar projektin përsëritet dhjetëra herë nëpër rreshta se telat e internetit do të futen poshtë trotuarit dhe do t’u bëhet pusetë kontrolli.

 

Janë  këto rrugica në foto, që kryebashkiaku pretendon se do t’i bëjë të reja. Projekti nuk parashikon ndërtim trotuaresh, por vetëm vendosje bordurash betoni për shtyllat. Ku do të kalojnë banorët, apo të gjithë lëvizin me makina këtu?

Gjykojeni nga fotot se çfarë pune do të bëjë kompania në këto rrugica. Do t’i mbulojë me asfalt dhe do heqë vijën e bardhë në mes. Theksojmë se gjatësia totale e pesë rrugicave që do të asfaltohen ”Princ Vidi”, ”Gjergj Mehmeti”, ”17 Nëntori”, ”Spartak Delia”, “Mersin Jakupi” është 1500 metra dhe gjerësi 3 metra.

Dhe për këtë punë kompania do të xhirojë në llogarinë e saj 742 milionë lekë nga paratë e taksapaguesve të kryeqytetit.

 

Duke favorizuar haptazi oligarkun Lush Osmani, kryebashkiaku Veliaj ka skualifikuar në këtë procedurë qysh në fazën e parë 6 oferta, me argumentin se nuk kanë bërë deklarimet për siguracione apo kontroll teknik të mjeteve. Mungesa të cilat duhet ishin njoftuar tek konkurrentët dhe jo të përjashtoheshin nga gara. Më pas janë skualifikuar edhe 12 kompani të tjera, pa asnjë argument, duke lënë për në fazën e finale vetëm ofertën e firmës “Shpresa-Al SHPK”, me vlerë 475 milionë lekë.

Duke e marrë të mirëqenë vlerësimin e komisionit mbi kompanitë e skualifikuara, ku tender duhej anuluar. Theksojmë se nga përllogaritjet tona, oferta e kompanisë SHPRESA-AL është “anomalisht e ulët” dhe duhej skualifikuar. Sipas ligjit, “Përllogaritja e ofertës anomalisht të ulët bëhet në mënyrat e mëposhtme: Në rastin kur janë të vlefshme dy ose më pak oferta, në përputhje me nenin 56 të LPP, oferta vlerësohet anomalisht e ulët kur ajo është ulur më shumë se 25% e fondit limit të përllogaritur. Në rastin kur janë të vlefshme tre ose më shumë oferta, në përputhje me nenin 56 të LPP, oferta vlerësohet anomalisht e ulët nëse vlera e saj do të jetë më e vogël se 85% e mesatares së ofertave të vlefshme”.

Pra, që oferta të quhej e vlefshme duhej të ishte jo më e vogël se sa 557 milionë lekë.

 

Arsyeja që Veliaj nuk e ka anuluar tenderin lidhet me interesat korruptive. Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamur e kuq” për të treguar riskun e korrupsionit. Po ashtu përshkruhet arsyeja që është “Skualifikim i të gjithë operatorëve ekonomikë përveç fituesit”.

Kompania e Lush Osmanit është përfituese madhe e tenderave dhe koncesioneve, sidomos nga bashkia Tiranë nga ka marrë 131 kontrata për punë publike, furnizim mallrash dhe transport.

Problemet penale të Lush Osmani

Kujtojmë se në vitin 2019, presidenti i “Shpresa_AL” është shpallur në kërkim për korrupsion. Osmani akuzohet se është përfituesi kryesor i një skemë të tjetërsimit të 68 mijë metrave katror tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit.
Përveç një sipërfaqe të konsiderueshme toke Osmani akuzohet se ka përfituar edhe një godinë në mënyrë korruptive si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Lush Osmani u akuzua për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” më shumë se një herë dhe “përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”

Konkretisht, më 25 tetor të 2019, Policia e Durrësit shpalli në kërkim me urdhër të prokurorisë  pronarin e kompanisë ‘Shpresa.al”, i dyshuar si organizator dhe përfitues si skemës së tjetërsimit të 68 mijë metrave katror tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit.

Disa javë më pas, Osmani u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit. Fillimisht prokuroria kërkoi izolimin e tij, por më pas e ndryshoi masën “Detyrim paraqitje”.

Kundrejt garancisë pasurore, Gjykata e Durrësit i ka dhënë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Pas një viti hetimesh në atë kohë, policia me urdhër të prokurorisë arrestoi 18 persona për skandalin e tokave, mes të cilëve edhe Ardian Iljazaj, ish-drejtor i Hipotekës së Durrësit, si dhe Sulejman Ibrahimi, ish-kryetar i Komunës Ishëm.

Kujtojmë se pjesa dërrmuese e bashkëpunëtorëve të kryetarit Erion Veliaj në tenderat abuzivë janë biznesmenë që kanë probleme të hapura me ligjin. Vetë kryebashkikaku është person që, sipas SPAK, është marrë në pyetje disa herë se ka dijeni për vartësit e arrestuar në lidhje me korrupsionin me inceneratorit të Tiranës, me tenderat dhe përvetësimin e fondeve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimBashkia TiraneErion Veliajlali eriLaprakeLush Osmanired flagrugicaSkandaltender abuziv

Lajme të lidhura

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!
Breaking Views

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

22:00 - 12/05/26
Zani i “7 Liqeneve” merr 1,3 MLD lekë në KPP/ Historia e pazarit të Gentian Llogos, beniaminit të Ballukut! Korrupsioni i bllokoi ujin Kolonjës dhe Picarit
Breaking Views

Zani i “7 Liqeneve” merr 1,3 MLD lekë në KPP/ Historia e pazarit të Gentian Llogos, beniaminit të Ballukut! Korrupsioni i bllokoi ujin Kolonjës dhe Picarit

20:25 - 11/05/26
Kontrata 1.3 MLD lekë pwr të hequr çamçakëzët në sheshin Skënderbej/ Ja koncesioni i fshehtë për Shkëlqim Fushën!
Breaking Views

Kontrata 1.3 MLD lekë pwr të hequr çamçakëzët në sheshin Skënderbej/ Ja koncesioni i fshehtë për Shkëlqim Fushën!

16:00 - 10/05/26
Para
PD: Rama rrëmbeu edhe të drejtat e bashkive për lejet e ndërtimeve

PD: Rama rrëmbeu edhe të drejtat e bashkive për lejet e ndërtimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

FOTO/ Levë në kokë drejtorit në Delvinë! Policia fshehu ngjarjen, liroi autorët
Aktualitet

Plagosje në Sarandë, goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar (Emri)

11:00 - 13/05/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 1 në Sarandë, ku një person ka...

Lexo më shumë
Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri)

Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri)

10:38 - 13/05/26
Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalo ndë rsa Shqipëria e ka importues kryesor

Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalo ndë rsa Shqipëria e ka importues kryesor

10:31 - 13/05/26
‘Po shkatërrohet bregdeti’/ Flet gjyqtari i njohur belg: Mafia po i pastron paratë në hotelet e Shqipërisë

‘Po shkatërrohet bregdeti’/ Flet gjyqtari i njohur belg: Mafia po i pastron paratë në hotelet e Shqipërisë

10:10 - 13/05/26
Pa leje ndërtimi dhe çertifikatë banimi, konfiskohet një pallat 12-katësh në Tiranë

Pa leje ndërtimi dhe çertifikatë banimi, konfiskohet një pallat 12-katësh në Tiranë

09:42 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com