GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri fut duart poshtë varreve, 140 MLN lekë pa garë Qefalisë

10:31 - 27/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Lali Eri fut duart poshtë varreve, 140 MLN lekë pa garë Qefalisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk i kursen abuzimet me fondet edhe kur ato janë për varret. Sigurisht tingëllon rëndë e thënë kështu, por këtë radhë Lali Eri i ka zhytur duart në nëntokën e varreve për të nxjerrë përfitime. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje veshje nëntokësore varri”, i zhvilluar nga Agjencia e Shërbimeve Funerale, në varësi të Bashkisë Tiranë.

Pavarësisht se vartësit merren me organizimin e tenderit, në vulosjen e kësaj afere ka dorë edhe Lali Eri. Prokurimi është zhvilluar në 21 korrik 2023, por fituesi është vendosur pas 2 muajsh për shkak se ka pasur një denoncim në KPP.

Konkretisht, ankesën e ka bërë firma “Dajti Park 2007” lidhur me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori në fjalë. Si pasojë e “ankesës”, “Dajti Park 2007” do të përfitonte tenderin. Por, edhe pse bëri një denoncim në KPP për shkelje ligjore dhe parregullsi nga ana e Bashkisë, tani në fund kontrata është në kundërshtim me ligjin e prokurimeve.

Në dokument shohim se për këtë prokurim kanë paraqitur oferta katër firma, “VELLEZERIT KUKA” SHPK, “Dajti Park 2007”, “Sinder AB” sh.p.k dhe “THEOS” sh.p.k. Por, pas denoncimit në KPP, Veliaj nuk rrezikoi të stërzgjaste më shumë procedurat, por me datë  22 shtator 2023 ka shpallur fitues pa garë fare “Dajti Park 2007”, të pronarëve Lulzim Qefalia dhe  Desart Kalaja.

Kjo jep përshtypjen se denoncimi në KPP ishte një skemë e Veliajt për t’i hequr qafe konkurrentët.

Kështu, tenderi mori “Red Flag” nga monitoruesi Open Data Albania dhe shkeljet ligjore janë një alarm, sepse risku i korrupsionit është i lartë. Kanë 140 Milionë lekë që Lali Eri i xhiron tek Qefalia.

Kjo është një situatë që përsëritet!

Në shkurt të këtij viti Gijotina.com ka treguar se si Veliaj i fali tenderin 900 milionë lekë Qefalisë, pasi ai e denoncoi në KPP për një tjetër tender për varrezat.

Pra “lufta për varrezat” është e hershme dhe me këtë lloj skeme Qefalia  ka arritur ta bindë Veliajn t’i japë para pa konkurrencë. Në fund të fundit ka një mik të fortë, vëllain e tij politikan Xhemal Qefalinë që ia zgjidh pengesat në Bashkianë e Tiranës. Me të njëjtën rrugë abuzive në shkurt 2023, Qefalinjtë morën 910 milionë lekë si dhuratë nga Veliaj, ndërsa aferat po vazhdojnë.

Ndërkohë edhe Desart Kalaja është po kaq i përfshirë në këto abuzime me fondet e bashkisë Tiranë. Ky i fundit u fut në këtë kompani pasi babai i tij Ylber Kalaja i dhuroi aksionet, për të fshehur abuzimet e veta. Ylber Kalaja është i përfshirë në listën e biznesmenëve që janë futur në botën e drogës, prostitucionit dhe korrupsionit, por sërish mbeten të privilegjuarit e qeverisë.

Ndërkohë me tenderin e fundit nuk ka punë vetëm SPAK-u, por u doli një subjekt edhe programeve të humorit!

Lexzo edhe: Taksa për arsimin, si dështuan investimet me dhe pa PPP të Veliajt

Etiketa: abuzimdesart kalajaErion Veliajlulezim qefaliatendervarre

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
“Nuk ka nevojë për shtrëngime”, Alimehmeti analizon situatën e Covid-19

Covid apo grip stinor? Ja çfarë thotë mjeku Alimehmeti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com