GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri i fal 380 MLN lekë ish-deputetit për Kompleksin “Dajti”, denoncojnë pronarët e truallit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Lali Eri i fal 380 MLN lekë ish-deputetit për Kompleksin “Dajti”, denoncojnë pronarët e truallit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Abuzim i shumëfishtë i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në tenderin për riparimin e kompleksit sportiv “Dajti”. Në shtator të këtij viti Gijotina.com denoncoi tenderin me objekt “Rehabilitimi i ambienteve tek kompleksi “Dajti””, për të cilin janë vënë në dispozicion 380 milionë lekë. Fjala është për fushat prapa Universitetit të Sporteve.

Ky tender iu dha pa garë kompanive “Pepa Group” sh.p.k & “Active” sh.p.k. që kishin paraqitur ofertën më të shtrenjtë, me vlerë 330 milionë lekë (pa TVSH). Firma “Active” sh.p.k është në pronësi të Edmir Durakut, i cili është djali i ish-deputetit të PS, Shyqyri Duraku, të cilët kanë në pronësi edhe firmën “Vila Duraku”.

Ata po përfitojnë fonde publike pa limit, sidomos pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, kur Gerta Duraku, vajza e familjes, u zgjodh deputete nga listat e PS-së. Pra, i ati me lidhjet e vjetra që ka, po i mbërthen fort tentakulat në buxhetin e shtetit që t’u sigurojë të mirat e pushtetit edhe fëmijëve të tij.

Tenderi iu dha Durakut dhuratë në tavolinë në kushtet e eliminimit të plotë të konkurrencës. Theksojmë se në tender merrnin pjesë 13 kompani që u skualifikuan të gjitha përveç Durakut.

Për këto shkelje ka reaguar edhe Open Data Albania që e ka vlerësuar tenderin me |”Flamur të kuq” për shkak të riskut nga korrupsioni i zyrtarëve.

Por Veliaj nuk pyet për ligjin dhe vazhdoi i qetë aferën e tij.

 

Kompleksi u është dhënë pronarëve të tokës?

Por, këtë herë tenderi është denoncuar në KPP nga një tjetër subjekt. Veliaj, ashtu siç sillet rëndomë me pronarët e trojeve në kryeqytet, nuk i ka llogaritur faturat e shpronësimeve. Më datë 7 shtator 2023, pranë KPP është depozituar ankesa nga përfaqësuesja ligjore e pronarëve të truallit të kompleksit Dajti, Evelina Qirjako.

Në fakt, ankesa e saj është për pronën. Avokatja pretendon se nuk është bërë shpronësimi dhe kompensimi i 13 ish-pronarëve të kësaj toke që e kanë fituar të drejtën nga Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Nga ana tjetër, mësojmë se avokatja nuk ka mundur ta çojë  deri në fund këtë ankesë, sepse KPP ia ka thyer disa herë mbrapsht duke thënë që ka të meta në hartimin e shkresës dhe të padisë. Kështu vetëm pas disa zvarritjeve nga të dyja palët, avokatja ka depozituar sërish ankesë më datë 18 shtator 2023.

“Më datë 18.09.2023 pranë Komisionit të Prokurimit Publik është administruar ankesa me nr. 2183/4 prot, datë 18.09.2023, sipas formularit përkatës, nga përfaqësuesi ligjor znj. E. Q i 7 pronarëve O. J; G. B; SH. E; B. K; M. K; B. J; F. J; F. S; I. B; K. J; O. J; ZH. R; M. H, të pasurisë nr. 3/218, zonë kadastrale 8210, vol. 29, faqe. 183 me sipërfaqe 916.5 m2 dhe pasurisë nr. 3/404, zonë kadastrale 8210 me sipërfaqe 3043.5 m2, me adresë rruga “Muhamet Gjollesha”, thuhet në dokument.

KPP e ka rrëzuar poshtë ankesën, duke argumentuar se nuk ka të bashkangjitur mandat pagesën. Si dhe duke u justifikuar se nuk ka kompetencave për këtë rast. Në fakt, kur në mes të një afere është Lali Eri, tërhiqen edhe prokurorët e SPAK-ut që e kanë frikë. Kështu ka bërë edhe kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Konaid Myzyri,. Duke deklaruar “moskompetencën” e tij.

Pronarët ka pak gjasa të marrin ndonjë lek, sepse Lali Eri e ka ndarë mendjen që këtë fond të madh t’ia japë djalit të deputetit të PS-së.

 

 

Etiketa: admir durakuDenoncimpornaretender

Lajme të lidhura

Avni Ponari merr pa garë 21 tendera siguracionesh të bashkive/ Petrit Tare i Ujësjellësit Korçë, sigurim jete dhe karton jeshill për 1 vit jashtë shtetit
Breaking Views

Avni Ponari merr pa garë 21 tendera siguracionesh të bashkive/ Petrit Tare i Ujësjellësit Korçë, sigurim jete dhe karton jeshill për 1 vit jashtë shtetit

18:42 - 15/07/26
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë
Breaking Views

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?
Breaking Views

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
Para
Me dokumente false në Rinas, arrestohen një kinez dhe një kamerunase

Me dokumente false në Rinas, arrestohen një kinez dhe një kamerunase

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit
Sport

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit

23:14 - 15/07/26

Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen spektakolare të...

Lexo më shumë
Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

21:54 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com