GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri i fal 48 mln lekë Irdi Kullës, për mbikëqyrje punimesh në lagjet e VIP-ave

12:08 - 28/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Lali Eri i fal 48 mln lekë Irdi Kullës, për mbikëqyrje punimesh në lagjet e VIP-ave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi përvetësuan bashkë në projektet për rindërtimin e shkollave, Erion Veliaj do t’i japë Irdi Kullës miliona lekë për të mbikëqyrur punimet në lagjen e VIP-ave. Ditën e premte, kryebashkiaku i Tiranës ka mbyllur tenderin me vlerë 4 856 988,00 lekë (të reja). Me këto para, Lali Eri kërkon që të paguajë mbikëqyrësin e punimeve për disa lagje në Tiranë, që kryesisht janë të populluar nga VIP-a, si “Kodra e Diellit”, “Rruga e Agallarëve”, etj.

Tenderi është me objekt “Mbikëqyrja e punimeve për 4 objekte të infrastrukturës në qytetin e Tiranës për vitin 2022”. Në dokumentet e tij janë evidentuar shkelje të shumta. Open Data i ka vënë “Flamurin e  kuq” duke sugjeruar riskun e korrupsionit për këtë projekt.

Së pari, tregohet se fituesi për këtë projekt është shpallur pa garë. Gjashtë kompani kanë paraqitur ofertat e tyre. Por, Veliaj i ka skualifkuar menjëherë duke lënë në garë vetëm kompaninë e mikut të tij “Toëer shpk”.  E cila është shpallur menjëherë fituese, edhe pse firma të tjera kishin dhënë oferta më të lira. Këtu Veliaj ka shkelur ligjin, por kjo nuk e ka penguar të vazhdojë me programin e tij.

Lojërat me shifrat

Vetëm për një projekt Kulla ka dhënë ofertën me vlerë 15 milionë lekë. Këtu vihet re edhe një tjetër shkelje nga qeveria. Pasi në objektin bazë të këtij projekti thuhet se oferta 48 milionë lekë për mbikëqyrjen e të katër projekteve.

Ndërsa janë në plan 4 projekte dhe secili prej tyre kap vlerat mbi 13 milionë lekë, 17milionë lekë deri në 19 milionë lekë. Që konkretisht janë ““Mbikëqyrja e punimeve për objektin: Rikonstruksioni i rrugës “Agallarëve”, Mbikëqyrja e punimeve për objektin: “Rikualifikim urban i zonës “Kodra e Diellit”, “Mbikëqyrja e punimeve për objektin: “Rikualifikim urban i bllokut kufizuar nga rrugët 3 Dëshmorët – Rexhep Shala – Joklin Persi” dhe Mbikëqyrja e punimeve për objektin: “Rruga për tek Liqeni Çerkezës”.

Kjo tregon hapur që kjo ofertë deri në fund të zbatimit, projektit do të kalojë shifrat e përcaktuara. Kështu, Veliaj vazhdon të pranojë ofertat më të shtrenjta.

Po, sa para do të paguhen vërtetë për mbikëqyrjen e këtyre punimeve? Kjo është një përgjigje që duhet ta japë SPAK-u. Kujtojmë se fituesi Irdi Kulla është bërë edhe më herët pjesë e aferës së projektit të rindërtimit. Përmendim këtu rastin për rindërtimin e shkollës së mesme dhe parashkollor “Llesh Nik Daka” në Lezhë. Për mbikëqyrjen e punimeve janë paguar gati 30 milionë lekë Irdi Kulla dhe Saidjon Kodhelaj me kompanitë e tyre. Së pari vihet re se mbikëqyrësit kanë marrë tenderin pa garë. Së dyti kanë firmosur për punën që nuk është kryer si dihet nga ndërtuesit. Si për shembull; Nga dokumentet e tenderit  rezulton se dy kompanitë kanë mashtruar me kaldajën, e cila është jashtë funksionit dhe nuk realizon ngrohjen sipas kapaciteteve dhe kushteve të parashikuara në kontratë.

Por, mbikëqyrësit kanë firmosur sikur punimet janë më rregull. Çka i bënë ata pjesë të korrupsionit. Vazhdojnë të vidhen në ditën me diell paratë e buxhetit të shtetit dhe SPAK-u rri e vështron!

Lexo edhe:Fiton oligarku i fondeve/ Veliaj, 1.8 mln euro për lagjen e VIP-ave

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimerdi kullaErion Veliajmbikqyrje punimeshtendertowetr shpk

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
E ëma nuk i dha lekë, me thikë në dorë shkon të grabisë pikën e këmbimit valutor

Goditi me thikë 25-vjeçarin te Fresku, arrestohet 23-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com