GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri u qep uniformat 650 policëve, katërfishon fondin dhe i jep Vojsavës 520 MLN lekë

14:32 - 29/01/25
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Lali Eri u qep uniformat 650 policëve, katërfishon fondin dhe i jep Vojsavës 520 MLN lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sa efektivë ka Policia Bashkiake e Tiranës? Nuk keni si ta dini, sepse Erion Veliaj nuk respekton as vendimin e qeverisë që i cakton kufirin. Për të imponuar në terren politikat antipopullore, bashkia ka shtuar numrin e policëve të saj. Këtë e mësojmë nga numri i uniformave të porositura për këtë vit për Policinë Bashkiake.

Lali Eri u qep uniformat 650 policëve

Kryetar Veliaj alias Lali Eri ka bërë tender për 650 efektivë policie duke harxhuar shumën rekord gjatë mandateve të tij, prej 520 milionë lekë.

Sa policë duhet të ketë bashkia?

Duke qenë se ky numër policësh na surprizon, hapëm vendimet e qeverisë për këtë çështje. Numri i policëve, sipas qeverisë duhet të jetë më i ulët se kaq.

Në shtator 2018, Këshilli i Ministrave ka miratuar strukturën e re sa i takon numrit të policëve bashkiak për Bashkitë Tiranë dhe Durrës. Sipas vendimit,  numri maksimal i punonjësve të policisë bashkiake, për Bashkinë Tiranë, bëhet 428 veta, ndërsa për bashkinë Durrës, 80 veta.

Në vitin 2020, Këshilli bashkiak nxjerr një vendim të ri për numrin e policëve. Ish-kryetari i këshillit, Toni Gogu, nuk i referohet vendimit të qeverisë, por vetëm Kushtetutës. Numri i policëve rritet në 500 në total.

Një informacion tjetër mbi rritjen e numrit të policëve e marrin nga një njoftim konkursi i Bashkisë Tiranë në qershor 2022. Sipas njoftimit, policia kërkonte të shtonte 116 policë.

Ja si u rrit fondi i uniformave

Në atë kohë, në vitin 2018, në tenderin e që e ka fituar personi fizik “Vojsava”, janë harxhuar nga bashkia 10 499 967 lekë për uniformat e policisë. Në stilin e zakonshëm, Vojsava është shoqëruar nga një kompani tjetër në tender, e cila ka paraqitur ofertën zero lekë.

Një vit më vonë bashkia ka rritur numrin e policëve dhe buxhetin për uniforma. Tenderi me objekt “Uniforma dhe veshje të tjera speciale për Policinë Bashkisë për vitin 2019” i ka kushtuar arkës së bashkisë 13 455 000 lekë.

Paratë i mori sërish Vojsava. I kënaqur me punën e saj, komisioni i Veliajt i fshiu të gjitha ofertat dhe e shpalli fituesen me “Flamur të Kuq”. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit, sipas vlerësimit të Open Data Albania.

Megjithëse norma e përdorimit të uniformave është 2 vjet, Bashkia vazhdon të bëjë çdo vit tender për këtë qëllim. Kështu, në vitin 2020 janë harxhuar sërish 132 milionë lekë dhe sigurish tenderin e ka fituar Vojsava.

Duke e ditur tashmë se kush është fituesi, firmat konkurrente nuk kanë marrë pjesë në tender, prandaj Vojsava ka qenë e vetme në tender.

Një vit më pas, Vojsava ka blerë këpucët e Policisë Bashkiake me fondin 22 milionë lekë.

Ndërsa në vitin 2022, tenderi i uniformave kërcen me fondin limit prej 166 milionë lekë. Vojsava u fut e vetme në tender. Sepse askush nuk mund të konkurrojë kur vendos Lali Eri. Tenderi ka marrë “Flamur të kuq”.

Edhe në vitin 2023 janë blerë 600 uniforma për policinë bashkiake, Dokumenti i mëposhtëm detajon se janë blerë 600 spaleta, pantallona, këmisha, këpucë, kravata, 500 pulovra, 300 xhupa sintetik, 200 xhupa operacional, 400 kostume terital, 400 kostume doku.

Katërfishohet fondi i uniformave

Po t’i shohësh policët bashkiakë të Tiranës i kanë kostumet të zbardhura, megjithëse bëhet tender çdo vit. Ku i çuan kostumet e furnizuara gjatë vitit 2023? Në nëntor të vitit 2023, Bashkia e Tiranës lidhi kontratën me vlerë 155 milionë lekë të vjetra në procedurën “Blerje uniforma dhe veshje të tjera speciale”.

Pa u  mbushur viti bëhet tenderi i ri. Këtë radhë, Lali Eri është shfrenuar dhe bën të fortin me SPAK-un: Fondi për uniforma katërfishohet për të njëjtin numër policësh!

Bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Tiranë “Blerje uniforma dhe veshje të tjera speciale për Policinë Bashkiake” me fondin limit 51 666 667,00 lekë.

Data e njoftimit të tenderit është më 13 dhjetor 2024, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte vendosur më 13 janar 2025. Procedura është krejt formale, ndërsa merrnin pjesës dy operatorë konkurrues, ku njëri ishte me ofertë zero lekë, ndërsa tjetra ishte Vojsava.

Vojsava Zenelaj ofroi ofertën 51 370 900,00 lekë pa TVSH, gati 100 % e fondit limit dhe u shpall fituese më 23 janar 2025.

Komisioni është kujdesur ta justifikojë rritjen katërfish të fondit me një risi, ku 100 policë do të pajisen me uniforma të posaçme kur përdorin biçikletat.

Kujtojmë se kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, është nën  hetim për korrupsion.  Prokuroria e Posaçme sqaroi se hetimet, ende në fazë paraprake, kishin gjetur prova për të paktën katër akuza.

“Deri në këtë fazë të hetimit paraprak, nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat lidhen jo vetëm me veprën penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal (korrupsioni pasiv), por edhe me veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 245, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a, paragrafi 2 i Kodit Penal”, thuhet në deklaratën e prokurorisë.

SPAK po ashtu bëri me dije se informacioni ishte verifikuar, ndërsa thanë se akuzat ishin regjistruar. “Këto vepra janë pasqyruar tashmë edhe në Regjistrin e Njoftimeve të Veprave Penale pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Bashkia TiraneErion Veliajkryesore2tenderuniformat e policise bashkiakeVojsavavojsava zenelaj

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
‘Me Atalantën e vështirë’, Flick: Zgjedh titullin para Championsit

'Me Atalantën e vështirë', Flick: Zgjedh titullin para Championsit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25

Një qyetar nga Kurbini ka replikuar me Sali Berishën, gjatë foltores me mbështetësit demokratë në këtë qytet. Qytetari i thotë...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25
“Më datë 22 protesta do jetë shembullore”, Gjekmarkaj: Të marrim në dorë fatin tonë!

“Më datë 22 protesta do jetë shembullore”, Gjekmarkaj: Të marrim në dorë fatin tonë!

19:11 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com