GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri xhiron në xhepat e Sadik Lumit 150 milionë lekë, tenderi për godinën e Emergjencave Civile

11:58 - 08/11/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Lali Eri xhiron në xhepat Sadik Lumit 150 milionë lekë, tenderi për godinën e Emergjencave Civile
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka kthyer bashkinë në një institucion që harton tenderë për biznesmenët e pushtetshëm. Nëse do t’i hedhim një sy të  gjitha kontratave të lëshuara nga Bashkia Tiranë vërehet se fituesit janë një numër i vogël biznesmenësh, miq të Veliajt, që fitojnë pothuajse çdo prokurim.

Këtë radhë bëhet fjalë për prokurimin me objekt “ “Rehabilitimi i Emergjencës Civile Rrëshqitje dherash në Mjull Bathore”. Për të rregulluar godinën e Emergjencës Civile, Bashkia do të shpenzojë 150 milionë lekë. Veliaj ka preferuar t’i mbyllë shpejt e shpejt procedurat pa garë. Kështu nga 6 kompani që kanë paraqitur oferta, Bashkia Tiranë la në garë vetëm firmën “KLAJGER KONSTRUKSION” me pronar Sadik Lumin. Ky i fundit mori fitoren pa konkurrencë dhe tenderi u skuq nga abuzimet.

Sakaq, pesë kompanitë e tjera janë skualifikuar nga gara me motivacionin se nuk kanë dorëzuar formuarin e deklarimit për punonjësit dhe administratorët. Edhe pse 4 prej tyre janë ofruar që ta kryejnë këtë shërbim me më pak shpenzime se sa Sadik Lumi. Konkretisht, “KLAJGER KONSTRUKSION” ka paraqitur ofertën me vlerë 130 milionë lekë të vjetra. Ndërsa kemi dy kompani që kanë paraqitur ofertat me 100 milionë lekë, pra 30 milionë lekë më lirë.  Por, edhe në këtë rast duke shkelur rregulloren për riskun e lartë ndaj fondit limit, Veliaj ia ka dhuruar tenderin kompanisë me ofertën më të shtrenjtë.

 

3 mld lekë tender Sadik Lumit

Sadik Lumi është një nga biznesmenët që ka bashkëpunime të shpeshta me Veliajn. Madje një pjesë e mirë kontratave janë marrë pa garë dhe me vlera të larta. Vetëm në vitet 2019-2022, firma KLAJGER KONSTRUKSION” ka xhiruar 10 miliardë lekë tenderë. Sipas të dhënave të siguruara nga Gijotina.com, 3 miliardë lekë janë siguruar vetëm nga prokurimet e këtij viti. Nga muaji shkurt në fund të muajit tetor, KLAJGER KONSTRUKSION” ka fituar 13 tenderë me vlerën 13 miliardë lekë. Të gjitha këto kontrata rezultojnë të jenë nënshkruara nga Bashkia Tiranë.

Madje në disa nga tenderët shihet se gara ka qenë fiktive, pasi është hapur tenderi vetëm që t’i jepte garanci Lumit për të vazhduar projektet ndërtimore, që mund të kishin filluar 4 vite më parë. Por, edhe nëse projekti shtohej, sërish shtesat e parave shtohen në xhepin e kompanisë së Sadik Lumit. Tashmë të gjithë këta biznesmenë që në maj Veliaj të jetë sërish në krye të bashkisë dhe aferat të vazhdojnë.

Lexo edhe: Veliaj i pandashëm nga Fusha, i jep pa garë 24 milionë lekë për shërbime te Tirana Parking

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBashkia Tiraneemergjencat civilekryesore2pa gareSadik LumitenderVeliaj

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Policia spanjolle “rrethon” Elbasanin, aksion në një qendër tregtare

Policia spanjolle “rrethon” Elbasanin, aksion në një qendër tregtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com