GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Lame replikoi për audiopërgjimin, PD: Kjo është prova, legalizimet dhe administrata u përdorën për vota me urdhër të Ramës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lame replikoi për  audiopërgjimin, PD: Kjo është prova, legalizimet dhe administrata u përdorën për vota me urdhër të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike u është përgjigjur komenteve të drejtorit të Kadastrës, Artan Lamen në lidhje me audio-përgjimin e publikuar vetëm pesë ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku ai dëgjohej të udhëzonte vartësit për procesin e legalizimeve.

Në një postim në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka publikuar një video ku dëgjohet kryeministri Edi Rama që premton para zgjedhjeve të vitit 2013 se procesin e legalizimeve do ta drejtojë vetë. Më pas, jepet audio-përgjimi i Lames. Sipas Bardhit, kjo gjë tregon se administrate dhe legalizimet u përdorën për vota me urdhër të Ramës.

“Këmbëngulja e Artan Lames për t’i cilësuar shqiptarët si mish për top, është një tjetër provë se me urdhër të Edi Ramës, administrata dhe legalizimet janë përdorur për qëllime elektorale në masakrën zgjedhore. Këtë e thotë edhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR, këtë e dinë mirë të gjithë shqiptarët që pas mashtrimit për legalizime falas, u përballën me dhunën dhe gazin lotsjellës me të cilin u dëbuan nga pronat e tyre. Ky krim zgjedhor, si një hallkë në zinxhirin e veprimeve korruptive dhe anti-demokratike, është një tjetër provë në duart e drejtësisë e cila nuk mund të mos veprojë, sidomos kur shkelësit e saj sfidojnë publikisht atë dhe shoqërinë shqiptare me qëndrimet e tyre anti-ligjore,”- shkruan Bardhi.

5 ditë para zgjedhjeve të 25 prilliut, gazetari Artan Hoxha publikoi një audio-përgjim ku tregohej si drejtori i Kadastrës, Artan Lame udhëzonte vartësit e tij në lidhje me procesin e legalizimeve. Gjatë përgjimit, Lame pohon se legalizimet janë një kosto e madhe elektorale, dhe në rast se banorëve iu hiqet drita jeshile, atëherë ikin votat, ndaj kërkon që kurrsesi, fjala “jo”, nuk duhet që t’ju thuhet qytetarëve. Lame tha se audio-përgjimi është i vërtetë por është i vitit 2017. Sot, në një prononcim, Lame tha se nuk do t’i hiqte asnjë fjalë asaj audioje.

Etiketa: Artan LameEdi RamaGazmend BardhiPD

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
Humb jetën zjarrfikësi në Greqi, i ra shtylla elektrike mbi kokë

Humb jetën zjarrfikësi në Greqi, i ra shtylla elektrike mbi kokë

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com