GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lampard “fenomenal”, 10 ndeshje radhazi, të gjitha të humbura

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Lampard “fenomenal”, 10 ndeshje radhazi, të gjitha të humbura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Chelsea, ish-kapiteni dhe legjenda e ‘bluve’ të Londrës, Frank Lampard, i cili aktualisht drejton përkohësisht ish skuadrën e tij, përsëri humbi. Kësaj të marte, derbin kundër Arsenalit (3-1), duke shtuar numrin e humbjeve të Chelsea nën drejtimin e tij gjatë këtij viti. Lampard numëron 10 ndeshje më 2023, të gjitha humbje.

 

Ja dhe rezultatet teknike të 10 ndeshjeve të fundit Lampard më 2023:

Arsenal-Chelsea 3-1

Chelsea-Brentford 0-2

Chelsea-Real Madrid 0-2

Chelsea-Brighton 1-2

Real Madrid-Chelsea 2-0

Wolverhampton-Chelsea 1-0

West Ham-Chelsea 2-0

Everton-Southampton 1-2

Manchester United-Everton 3-1

Everton-Brighton 1-4

Kjo është ecuria më e keqe e një trajneri anglez që nga viti 1988. Lampard barazoi me humbjen ndaj Brighton (1-2) fillimin më të keq për një trajner në historinë 118-vjeçare të Chelsea. Rekordi i tij i mjerueshëm e bën Lampardin trajnerin e parë anglez që humb 10 ndeshje radhazi në të gjitha garat, që nga Arthur Cox (Derby County) më 1988.

Një seri që, kuriozisht, lindi pasi shtoi një barazim të lavdërueshëm ndaj City (1-1), ndërsa ishte ende trajner i Evertonit, në natën e Vitit të Ri. Për të gjetur fitoren e tij të fundit duhet të kthehemi më 22 tetor, ndaj Crystal Palace (3-0).

Lampard trashëgoi nga Graham Potter një ekip tashmë të eliminuar nga FA Cup dhe Kupa e Ligës. Chelsea, nën urdhrat e tij eliminimin në çerekfinalen e Champions League kundër Real Madridit. Në Premier League është më afër rënies (9 pikë) sesa Kupave të Europës (17).

Lampard, pasi regjistroi humbjen e tij të dhjetë radhazi kundër Arsenalit, analizoi krizën e Chelsea: “Nuk ka zgjidhje brenda natës. Ne duhet të hedhim bazat dhe pastaj të bëjmë pak progres. Ka shumë arsye për të shpjeguar këtë situatë.

Nuk është e lehtë për disa lojtarë që arrijnë në Premier League t’i bashkohen një ekipi që po kalon një kohë të vështirë. Kjo është liga më e vështirë në botë. Futbollistët, më besoni, janë të shqetësuar. Tifozët mund të thonë se nuk është kështu, por nuk është e vërtetë. Djemtë duan të bëjnë sa më mirë”.

Etiketa: ChelseaLampardPremier LeagueSport

Lajme të lidhura

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim
Sport

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

18:05 - 05/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

17:26 - 05/10/26
Para
Zgjedhjet në Britani, rrezikon partia e Sunak

Zgjedhjet në Britani, rrezikon partia e Sunak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com