GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Lamtumirë Lili Cingu! Homazhe për mbretëreshën e valles shqiptare

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lamtumirë Lili Cingu! Homazhe për mbretëreshën e valles shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbretëresha e valles shqiptare, Liljana Cingu ndërroi jetë të hënën në moshën 74-vjeçare. Homazhet për nder të artistes së madhe po mbahen në Teatrin e Operas dhe Baletit në kryeqytet.

Valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore është nderuar me urdhrin “Mjeshtër i madh” për kontributin e dhënë.

Valltari Genc Kastrati ndau eksperiencën e tij me Cingun, si dhe takimin e fundit me të.

“Është ditë e trishtë për artin. Me Lilin ndajmë shumë emocione, por sigurisht që s’ka qenë vetëm një valltare e mirë, por një motër, shoqe dhe mikeshë e mirë. Lili Cingu mori pjesë në trajnimin e brezit të ri, ajo ishte si përgjegjëse dhe asistente për brezin e ri. Lili ishte një person që të motivonte që të ecje përpara. Takimi im i fundit me të ka qenë në spital. Një nga porositë e saj ishte që nuk mjafton thjesht puna, por duhet të bëhesh një me publikun. Figura të tilla është e vështirë të zëvendësohen”, u shpreh Kastrati.

“20 vite në skenë pranë Lilit kurrë nuk kam bërë debate. Ajo rrinte gjithmonë e heshtur, ajo ishte modeli ku koreografët bazoheshin. Lili nuk bënte kompromise, nuk mungonte asnjëherë në prova apo angazhime pune, ajo nuk kërkonte kurrë privilegje. Ajo kishte ardhur në këtë botë vetëm për skenën”- tha koreografja Linda Kalemi.

“Unë lajmin e kam marrë vesh nga familjarët e saj, kishte disa ditë që nuk ishte në gjendje të mirë shëndetsore , në kontaktet që patëm herët e fundit si miq ajo kishte shumë energji. Lili ishte një femër me bukuri natyrale fizike të jashtëzakonshme dhe bukuri shpirtërore akoma më të madhe. Sëmundja dhe ikja nga jeta i ndodhi në një kohë shumë të shkurtër, para 2 javëve ajo ishte shumë mirë, ikja e saj ishte e papritur.

 

 

 

Takimi ynë i fundit ka qenë para një muaj kur ajo u kthye nga një udhëtim që ka patur në Angli te të afërmit, kemi pirë një kafe të gjatë bashkë, kemi folur për planet e të ardhmes, kemi folur për projekte që do të vazhdonin gjatë këtij sezoni, ajo nuk ka folur kurrë për probleme që mund të kishte në lidhje me shëndetin”, u shprehet producenti dhe kompozitori Sokol Marsi.

Cingu ka një karrierë të gjatë si valltarja kryesore e Teatrit të Operas dhe Baletit, veçanërisht në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, përkrah emrave të mëdhenj të skenës. Ajo ka kërcyer valle nga të gjitha krahinat, duke i mbajtur ato gjatë për shumë dekada dhe duke i gdhendur në fondin e artë të artit shqiptar.

 

Etiketa: homazhelili cingu

Lajme të lidhura

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Botë

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

14:55 - 07/10/26
Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit
Art & Kulturë

Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit

14:31 - 07/10/26
U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton
Art & Kulturë

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Para
Ahmetaj kërkon heqjen e sekuestros ndaj pasurive të tij

Nga arratia në Zvicër, Ahmetaj kontrakton kompani lobimi në SHBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com