GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Landfilli i tejmbushur me plehra, drejtori i Inceneratorit “monitoron mjedisin”, denoncohet tenderi 60 MLN lekë  

15:02 - 13/03/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Landfilli i tejmbushur me plehra, drejtori i Inceneratorit “monitoron mjedisin”, denoncohet tenderi 60 MLN lekë    
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eco-ELB firma që menaxhon inceneratorin e Elbasanit vazhdon të thithë para për punë që nuk kryhen, ndërkohë që nuk iu ndahet tenderëve abuzivë. Kujtojmë se në 2023, Gijotina.com ka raportuar se si Administratori Leli Kaja i bën rrush e kumbulla fondet nën hundën e SPAK, që e ka inceneratorin nën sekuestro.

Fjala është me tenderin me objekt “Monitorimi i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore, për landfillin”, me fond limit 6.000.000 lekë të reja  (pa TVSH)”, i cili është i ndarë në dy lote me vlerë 30 milionë lekë secili. Për këtë procedurë janë bërë disa denoncime, por këtë radhë po raportojmë ankesën e bërë së fundmi në Komisionin e Prokurimit Publik.

Kjo ankesë lidhet me lotin 2 të këtij projekti. Sipas dokumentit që disponojmë thuhet se, në datën 11.03.2024 pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankimi elektronik e operatorit ekonomik “Eko-Studio-Projekt” SHPK për procedurën e prokurimit me objekt “Monitorimi i Parametrave Mjedisore dhe Hartimi i Raporteve Mjedisore për Landfillin”, me fond limit 3,000,000 lekë pa TVSH, zhvilluar më datë 20.02.2024, nga autoriteti kontraktor, ECO-ELB SHA.

Ankimuesi pretendon se Eco Elb ka vendosur kritere diskriminuese në këtë tender, të cilat mund t’i përshtaten vetëm firmës  QENDRA E MONITORIMIT TE MJEDISIT, e cila është shpallur fituese pa konkurrencë. Ndërsa më tutje në ankesë thuhet se Autoriteti Kontraktor as nuk i ka shqyrtuar ofertat e tjera dhe çdo pretendim ankimuesi e shoqëron me argumentet dhe dokumentet përkatëse. Autoriteti Kontraktor as nuk e ka marrë në konsideratë ankesën, por shpresojmë që KPP do bëjë punën e vet dhe ta analizojë këtë çështje në detaje.

 

 

 

Shohim që ky tender mban “Flamurin e kuq”, të vendosur nga Open Data Albania për riskun e korrupsionit.

Në fakt, për këtë lot kanë paraqitur oferta 4 firma, por Kaja ka zgjedhur që tri prej tyre t’i përjashtojë që në fazën e parë duke i eliminuar konkurrencën firmës QENDRA E MONITORIMIT TE MJEDISIT.

Për këtë prokurim është bërë edhe një denoncim në vitin e shkuar. Ka qenë firma “Tenuis Laboratories” SHPK ajo e cila ka denoncuar pranë KPP, ku theksonte se Eco-Elb ka vendosur në tender kritere diskriminuese që pengojnë konkurrencën e drejtë.

Pika e parë që evidenton denoncuesi është se Kaja kërkon që operatori duhet të ketë dy automjete për të bërë transportin, por nuk jep opsionin që këto dy automjete të jenë edhe me qira, veprim i cili përjashton automatikisht disa kompani.

“Komisioni i Prokurimit Publik gjykon, se referuar testit të proporcionalitetit, kërkesa e autoritetit kontraktor për disponimin e dy pajisjeve matëse për çdo parametër, shkon përtej asaj se çfarë është e nevojshme për realizimin e synimit të kërkesës së autoritetit kontraktor”, shpjegon KPP.

Gjithashtu, ankimuesi kërkon të ndryshohet pika ku kërkohet që  “Operatori duhet të ketë një laborator të akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, sipas ISO/IEC 17025, për matjen e parametrave të mikroklimës, zhurmës”.

Edhe sikur ky tender të zhvillohej duke zbatuar me korrektësi ligjin, të revolton harxhimi i parave publike për matjen e parametrave mjedisorë të landfillit pas mega skandalit që ka ndodhur me këtë incenerator. Të gjithë e dimë se inceneratori nuk punon dhe landfilli është i tejmbushur me plehra. Çfarë do të monitorohet aty?

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimeco elbinceneratori elbasanitlanfilltender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Shfrytëzoi të miturën për prostitucion, kush është kirurgu i arrestuar

Kthyen qendrën e masazhit për prostitucion, arrestohet 31 vjeçarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com