GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lanë të lirë të dënuarin për 10 mijë euro, SPAK lë në burg dy punonjësit e policisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhanë tender me dokumente false, arrestohen 6 punonjës të Bashkisë Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimi i Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy punonjësit e policisë të cilët pasi kanë arrestuar një shtetas të dënuar me dhjetë vjet e 6 muaj burg, e kanë lënë sërish të lirë pas përfitimit të një shume prej 10 mijë euro.

Personi me inicialet A.M. është person në kërkim për efekt të ekzekutimit të një vendimi gjyqësor të formës së prerë të ish-Gjykatës për Krime të Rënda, sipas të cilit ky shtetas ishte dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim.

Në datën 10 Gusht 2021, punonjësit e policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Durrësit, V.B. dhe G.LL., pasi janë vënë në dijeni të vendit ku ndodhej personi në kërkim, e kanë lokalizuar atë dhe e kanë kapur duke e marrë në automjetin me të cilin lëviznin. Pasi kanë negociuar me personin në kërkim A.M., punonjësit e policisë V.B. dhe G.LL. e kanë lënë të lirë, në shkëmbim të marrjes prej tij të një shumë prej 10.000 euro.

Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndaj punonjësve të policisë, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale. Masat e sigurimit personal për dy punonjësit e policisë së shtetit u ekzekutuan ditën e sotme.

Po kështu nga gjykata është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndaj personit A.M., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Etiketa: BurgPoliciapunonjesitSpak

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët
Aktualitet

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore
Aktualitet

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Para
Tensione mes policisë dhe banorëve të “5 majit”, protestuesit bllokojnë rrugën (Video)

Tensione mes policisë dhe banorëve të “5 majit”, protestuesit bllokojnë rrugën (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26

Këto janë biletat e prenotuara nga 11 shtatori deri në 16 tetor 2026. Nga tabela del se preferenca kryesore mbetet...

Lexo më shumë
Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com