GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Laret Haxhiu kërkon azil politik për të shmangur ekstradimin në Shqipëri/ Zgjedh avokatin e njohur

15:53 - 31/05/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Masakra e Lushnjës, arrestohet në Greqi i shumëkërkuari Laert Haxhiu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vurvaqis Jorgos, avokati grek që shpëtoi nga ekstradimi, Bledar Jambellin vrasësin e ish-kryepolicit të Vlorës, Artan Cuku, është kontraktuar nga i shumëkërkuari i drejtësisë Shqiptare, Laert Haxhiu, i cili prej 23 Majit është arrestuar në Greqi.

“Ora News” ka mësuar se Haxhiu ka përgatitur dhe dorëzuar tek autoritet Greke një kërkesë për marrjen e statusit të azilantit politik, pasi familja e tij është përndjekur në mënyrë të vazhdueshme nga anëtarët e bandës së Aldo Bare, përndjekje kjo që ka sjellë dhe viktima.

Aktualisht Haxhiu, po mbahet i izoluar në burgun e Koridhalosit në Athinë, ndërsa ka zgjedhur si studio avokatie, pikërisht avokatin që mbrojti interesat e Jambellit, i cili fitoi përpalljen gjyqësore me shtetin shqiptar, që kërkonte ekstradimin me çdo kusht të vlonjatit.

Laert Haxhiu, në Shqipëri po përballet me një proces gjyqësor në gjykatën e Posaçme SPAK, si person i dyshuar për vrasjen e Zamir Latifit, Jurgen Hoxhës, dhe plagosjen e Marius Xhepexhiut, Bujar Turkut.

Nëse do shpallet fajtor nga gjykata, Haxhiu rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm. Ndërkohë një dënim prej 18 vite heqje lirie Laert Haxhiu e ka marë në vitin 2018, për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë në dëm të Xhulio Shkurtit dhe mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit.

Por për ti shpëtuar përndjekjes së Drejtësisë Shqiptare dhe ekstradimit të tij nga Athina në Tiranë, Laert Haxhiu, ka kontraktuar avokatin grek Vurvaqis Jorgo dhe Detar Hysi.

Avokati do synojë ndalimin e ekstradimit në Shqipëri të Laert Haxhiut, i cili mësohet se ka bërë dhe një kërkesë për azil politik në Greqi, pasi siç ka deklaruar dhe në seancën e gjyqësore në Janinë, familja e tij kërcënohet në mënyrë të vazhdueshme nga anëtarë të bandës së Aldo Bares.

Për këtë shkak, Haxhiu ka kërkuar të pajiset në Greqi me statusin e azilantit politik, duke synuar të ngadalësojë dhe dështojë procesin e ekstradimit të tij në Tiranë.

Në kërkesën për marrjen e statusit të azilantit, Haxhiu pretendon se familja e tij, është përndjekur në mënyrë të vazhdueshme nga anëtarët e bandës së Aldo Bare, përndjekje kjo që ka sjellë dhe viktima. Për këtë shkak nëna dhe motra e tij, janë larguar nga Shqipëria duke marrë strehim politik në Gjermani.

Si pasojë e konflikteve, Laert Haxhiu ka tentuar të vrasë për qëllime hakmarrje në dy atentate Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares.

Referuar historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut, hakmarrje e ka zanafillën herët, pasi banda e Aldo Bares alias Alfred Shkurti, i ka djegur shtëpinë xhaxhait të Laert Haxhiut, Shkëlqim Haxhiu.

Më pas në janar të vitit 2005 është vrarë djali i xhaxhait të Laertit, Klodian Haxhiu. Kjo hakmarje ka filluar të faktohet në vitin 2010, thotë prokuroria.

Nga ana tjetër Laert Haxhiu, ka qenë i akuzuar së bashku me Orgest Bilbilin, për ngjarjen e datës 8 korrik 2010 ku në Lushnjë është vrarë me armë zjarri Gerti Lala me pseudonimin “Iriqi”, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e organizatës kriminale të drejtuar në Lushnjë nga Aldo Bare. “Iriqi“ ishte personi kryesor i dyshuar për vrasjen e Klodian Haxhiut.

Për vrasjen e Gerti Lalës (Iriqit), Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili janë arrestuar si të dyshuar dhe akuzuar dhe dërguar për gjykim, por më pas janë liruar duke u shpallur të pafajshëm nga gjykata e Apelit Vlorë.

Ndërkohë në vitin 2016 Laert Haxhiu tentoi të vriste Xhulio Shkurtin, vrasje të cilën nuk arriti ta finalizojë, duke e plagosur atë. Por sërish Haxhiu tentoi në mënyrë të organizuar të finalizojë në vitin 2017, atentatin kundër Xhulio Shkurtit, por nuk mundi ta vrasë pasi ky i fundit pak minuta para atentatit u largua nga lokali dhe shkoi tek berberi.

Si pasojë e të shtënave në lokal, mbetën të vdekur dy shokët e Shkurtit, Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, dhe u plagosën Marius Xhepexhiut dhe Bujar Turku. /Oranews/

Etiketa: ekstradimGreqilaert haxhiuShqiperi

Lajme të lidhura

Tirana në vëmendjen e CNN! Si TIA po sfidon modelin europian të aeroporteve
Aktualitet

Tirana në vëmendjen e CNN! Si TIA po sfidon modelin europian të aeroporteve

15:26 - 21/04/26
Përfundon marrja në pyetje e Murselit, vëllai i Liridonës: Duam ta…
Kosovë & Rajon

Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata dënon me burgim të përjetshëm ish-bashkëshortin Naim Murselin

14:50 - 21/04/26
Afati për zgjedhjen e presidentit po afron, Haxhiu thirrje për konsensus: Kosova të shmangë zgjedhjet e jashtëzakonshme
Uncategorized

Afati për zgjedhjen e presidentit po afron, Haxhiu thirrje për konsensus: Kosova të shmangë zgjedhjet e jashtëzakonshme

17:25 - 19/04/26
Para
Tacoma 2024 i Toyota-s është testuar në terrene të vështira

Tacoma 2024 i Toyota-s është testuar në terrene të vështira

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prezantohet trajneri Gvozdenovic: Objektivi i Elbasanit është “Final Four”
Sport

Gvozdenovic beson te finalja para sfidës me Egnatian: Ndeshja do të jetë e hapur, por do bëjmë maksimumin

08:12 - 22/04/26

Elbasani do të presë sot Egnatian në stadiumin “Elbasan Arena” për aktin e dytë gjysmëfinal të Kupës, pas barazimit 1-1...

Lexo më shumë
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Prill 2026

07:39 - 22/04/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 22 Prill 2026

07:36 - 22/04/26
Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

23:16 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com