GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Largimi i Ornela Çuçit, reagon PD: Ministrat e zv.ministrat, kone në prehrin e Ramës

14:55 - 10/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Largimi i Ornela Çuçit, reagon PD: Ministrat e zv.ministrat, kone në prehrin e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një konferencë nga selia blu, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Akil Kraja, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk u ka dhënë protestuesve që kërkuan drejtësi për 7-vjeçaren që humbi jetën në ngjarjen e rëndë në Himarë, por se në vend të Bledi Çuçit, ka larguar nga detyra zv.ministren e Turizmit e Mjedisit Ornela Çuçi.

“Edi Rama, nga tepsia e byrek-pushtetit, u ofroi sot shqiptarëve kokën e Çuçit të gabuar.
Në vend të Bledi Çuçit, ai u dha protestave qytetare, që kërkojnë largimin e ministrit të Brendshëm, kokën e Ornela Çuçit, zëvendës ministre e Turizmit. Zoti Rama i reklamon gratë e qeverisë së tij, thotë se i ka me shumicë dhe me kimet, se vetëm ato bëjnë punë, ndërsa burrat lozin nën hijen e inceneratorëve, por kur vjen puna te pushteti e ndan, me ‘tigrat’. Këtë ka bërë me zëvendës ministren e Turizmit, e përdorur si kokë turku për tragjedinë e Himarës ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja, Jonada Avdia.  Ky është feminicid politik, menduar si valvul shkarkimi, dhe aspak ndjesë dhe marrje përgjegjësish për faktin se një zyrtar i Policisë, në shkelje të kodeve të ligjit dhe të etikës civile, i mori jetën dritës së syve të një familjeje, që kishte ardhur nga Britania për pushime në atdhe. Por, kështu do t’i shkojnë punët Shqipërisë sonë, kur ministrat dhe zëvendësat nuk janë gjë më shumë se sa kone në prehrin e të plotëfuqishmit. Ashtu si Çuçi, konja e famshme e Lasgush Poradecit përdorej prej poetit për shëtitje, ashtu ministrat tanë janë, jo zyrtarë të shtetit, por trille në sirtarin e tekave të kryeministrit. Ne e dënojmë si të papranueshme përpjekjen për të shitur largimin e një zëvendës ministreje si reagim ndaj protestave qytetare, dhe si ndjesë për vrasjen e Jonadës. Edi Rama, ky kumbar mbrapshtish, duhet të dorëzojë nga sinia e pushtetit kokën e Bledi Çuçit dhe Kumbaros. Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e një mbiemri, por të një funksioni dhe përgjegjësi. I bëjmë thirrje protestuesve të mos e pranojnë këtë tallje qeveritare, dhe ta shohin vrasjen e Jonadës, ashtu siç kryeministri e konsideron nëpërmjet akteve të tij: një flijim në bregdetin e Shqipërisë para se çarteri i tij të niset drejt pushimeve në resortet e Turqisë” – deklaroi Kraja.

 

Etiketa: Edi RamaKryesore1largimiministratOrnela CuciPDprehri

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Zjarr masiv në Qafë Panjë të Pogradecit, terreni vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

Zjarr masiv në Qafë Panjë të Pogradecit, terreni vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com