GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Largimi nga grumbullimi i Messit, Scaloni: Leo, i pazëvendësueshëm por…

18:40 - 18/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Largimi nga grumbullimi i Messit, Scaloni: Leo, i pazëvendësueshëm por…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i kombëtares argjentinase, Lionel Scaloni, ka deklaruar këtë të dielë, se Argjentina është “shumë mbi çdo lojtar”, duke iu referuar mungesës së Leo Messit në miqësoren që do të luhet nesër kundër Indonezisë, edhe pse ai pranoi se ‘10’ është i “pazëvendësueshëm”.

“Messi është duke pushuar, unë kam vendosur, që ai duhet të pushojë. Si ai, ashtu edhe Di María dhe Otamendi, kishin nevojë të pushonin, ishte menduar që më parë. Ne do të luajmë një miqësore me ekipin argjentinas, që është gjëja më e rëndësishme. Argjentina është shumë më lart se çdo lojtar. Në këtë rast Leo nuk është aty, por të tjerët janë atje dhe shpresoj që njerëzit ta shijojnë këtë”,- tha ai në një konferencë për shtyp në Xhakarta.

Scaloni megjithatë, pranoi se Messi është i pazëvendësueshëm dhe se askush “nuk mund ta luajë Messin”, edhe pse ai i beson cilësisë së ekipit ‘Albiceleste’, i kurorëzuar kampion bote pikërisht gjashtë muaj më parë.

“Kush do ta zëvendësojë atë nesër? Asnjë, askush nuk mund ta luajë Messin, por ne do të përpiqemi ta bëjmë ekipin të luajë në të njëjtën mënyrë, duke e ditur se ai është një lojtar i pamundur për t’u zëvendësuar. Por skuadra është në gjendje ta bëjë këtë po aq mirë dhe me prirje të tjera dhe këtë do ta provojmë”,- theksoi ai.

Trajneri shmangu përgjigjen e pyetjeve për të ardhmen e Messit dhe një largim të mundshëm nga futbolli, por deklaroi se kjo do të ndodhë në një moment. “Për botën e futbollit ne do të dëshironim që ai të luante përgjithmonë, por në një moment do të ndodhë që ai të mos luajë më, jo vetëm në ekipin argjentinas, por ai do të ndalojë së luajturi futboll dhe ajo ditë do të jetë një ditë shumë e trishtuar për të gjithë”,- shtoi ai.

"EN ALGÚN MOMENTO DEJARÁ DE JUGAR AL FÚTBOL Y SERÁ UN DÍA MUY TRISTE PARA TODOS". En la previa del compromiso amistoso ante Indonesia, Scaloni fue consultado por el futuro de Leo Messi y esto respondió el entrenador campeón del mundo. pic.twitter.com/Xx3seKIzDk

— SportsCenter (@SC_ESPN) June 18, 2023

Në prag të miqësores kundër Indonezisë të hënën, Scaloni nuk zbuloi se kush do të jetë titullari, por konfirmoi se do të bëjë “shtatë ose tetë ndryshime”, në mënyrë që të mund të vëzhgojë numrin më të madh të lojtarëve në këtë datë të dytë të turneut aziatik. Ai shtoi se ka besim që niveli i ekipit nuk do të ndryshojë duke bërë këto ndryshime. “Ne shpresojmë të jetojmë në përputhje me ndeshjen kundër Indonezisë dhe çfarë do të thotë të luash me këtë fanellë”,- përmblodhi ai.

Kampionët në fuqi të botës do të përballen të hënën me Indonezinë në ndeshjen e dytë të raundit të dyfishtë të FIFA-s të miqësoreve në Azi , katër ditë pas përballjes me  Australinë në Pekin, ku argjentinasit fituan 2-0.

Ndeshja, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Gelora Bung Karno” në Xhakartë, do të jenë mungesat e Lionel Messit, Ángel di María dhe Nicolás Otamendi, të larguar pas fitores së arritur ndaj ekipit australian.

Etiketa: argjentinaMessiScaloni

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
Skandali në mes të Europës, miku i Vinicius diskriminohet nga rojet për shkak të lëkurës

Skandali në mes të Europës, miku i Vinicius diskriminohet nga rojet për shkak të lëkurës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com