GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lazio fiton derbin, tensione mes tifozëve dhe lojtarëve

22:16 - 19/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Lazio fiton derbin, tensione mes tifozëve dhe lojtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lazio fitoi derbin e kryeqytetit duke mundur 1-0 Romën dhe duke u shkëputur me 5 pikë nga verdhekuqtë në garën për vendin e katërt në Serie A, që vlen edhe kualifikimin për në Champions League.

Në një atmosferë vërtetë lufte në “Olimpico” dhe jashtë tij, bardhekaltrit arritën të merrnin tri pikët. Çasti i parë vendimtare i ndeshjes ishte në të 32’, kur Ibanez u përjashtua pas dy të verdhash. Falë superioritetit numerik, skuadra e Sarrit nisi të dominonte ndeshjen, duke kërkuar me më shumë forca të çante murin e vendosur nga Mourinho.

Goli erdhi vetëm në të 65’, kur Mattia Zaccagni merr një pasim të saktë nga Felipe Anderson dhe nga pranë portës nuk gaboi. Kapiteni i kombëtares, Elseid Hysaj, luajti për 90 minuta, por nuk sfidoi dot në fushë Marash Kumbullën i cili mungonte për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e humbur kundër Sassuolos.

Pak para fundit të pjesës së parë pati edhe një moment tensioni mes lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit të të dy skuadrave që ishin në stol. Fillimisht janë verdhe kuqtë që protestojnë pasi Pedro nuk dërgon një top jashtë edhe pse Romagnoli ishte dëmtuar dhe kur spanjolli më në fund e largon topin sulmohet verbalisht nga përgatitësi atletik Nuno Santos. Më pas sherrit i bashkohen të gjithë nga stoli dhe gjithçka zgjat për disa minuta, duke u mbyllur me përjashtimit të Santos dhe përgatitësit atletik të Romës, Ianni.

Edhe jashtë stadiumit pati një luftë shashkash mes tifozëve të të dy skuadrave, si pasojë e të cilave mbeti i plagosur edhe një efektiv policie pranë stadiumit “Olimpico”. Për shmangien e sherreve dhe incidenteve ishin thërritur rreth 1000 efektivë.

Etiketa: lazioRomaSeria A

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Zgjedhjet në Mal të Zi, ja çfarë tregojnë exit poll-et

Zgjedhjet në Mal të Zi, ja çfarë tregojnë exit poll-et

Discussion about this post

TË FUNDIT

Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat
Aktualitet

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26

GJKKO ka vendosur pushimin e akuzave ndaj 6 ish-zyrtarëve të ARRSH të cilët SPAK i akuzoi për shkelje në një...

Lexo më shumë
Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com