GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Le Monde (1990)/ Shkrimtari Ismail Kadare denoncon ‘dogmat’ dhe ‘psikozën’ të cilat pengojnë rrugën e mirëqenies, lirive dhe demokracisë’, në Shqipëri

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 4 min
A A
Le Monde (1990)/ Shkrimtari Ismail Kadare denoncon ‘dogmat’ dhe ‘psikozën’ të cilat pengojnë rrugën e mirëqenies, lirive dhe demokracisë’, në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prestigjozja “Le Monde” ka botuar, të mërkurën e 4 prillit 1990, në faqen n°3, një intervistë të Ismail Kadaresë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëri: në një intervistë të botuar në Tiranë

Shkrimtari Ismail Kadare denoncon “dogmat” të cilat “pengojnë rrugën e mirëqenies, lirive dhe demokracisë”

Burimi : Le Monde, e mërkurë, 4 prill 1990, f.3

Romancieri Ismail Kadare, i cili festoi 5 tetorin e kaluar, botimin e romanit me titull “Thikat” (bëhet fjalë për romanin e Neshat Tozaj me parathënie të Ismail Kadaresë), që denoncon praktikat e “sigurisë” shqiptare (Le Monde, 11 dhjetor 1989), sapo dha në Tiranë një intervistë të gjatë të botuar më 21 mars në gazetën “Voix de la jeunesse – Zëri i rinisë”.

Në deklaratat e tij, ai përmend shumë shkrimtarë të së kaluarës si Faik Konicën, Ernest Koliqin, apo priftin katolik Gjergj Fishta, ende të ndaluar në Shqipëri. Ai denoncon teprimet e luftës kundër fesë, të cilat kanë dëmtuar seriozisht kulturën e vjetër kombëtare shqiptare, duke kujtuar në veçanti se sa kjo kulturë është e lidhur me historinë e krishterimit (Shqipëria u krishtërua që në shekullin e parë dhe është një peshkop i këtij vendi i cili e kompozoi “Te Deum” në shekullin e katërt).

Ai denoncon me terma të forta intelektualët dhe zyrtarët që heqin dorë të angazhohen në procesin e demokratizimit : “Këta njerëz, thotë ai, të cilët nuk i kuptojnë aspiratat e popullit shqiptar, vlerësojnë nevojat e tyre materiale dhe shpirtërore nëpërmjet trurit të tyre të ngushtë, mendjeve të tyre të varfëra. Për të justifikuar konceptimet e tyre qesharake, ata pickojnë aty këtu në trupat e doktrinës, koleksionet e citateve, paragrafët kushtetues, duke harruar se logjika që qëndron në themel të ekzistencës së kombit shqiptar është mbi teoritë dhe dogmat. Dogmat, teoritë dhe citatet që i kundërvihen kësaj logjike dhe pengojnë rrugën e mirëqenies, lirive dhe demokracisë janë të papranueshme për banorët e këtij vendi. (…) Ata që nuk dallojnë se mirëqenia kombëtare dhe demokratizimi janë dy objektivat kryesorë për jetën e këtij vendi nuk i kanë kuptuar aspiratat e njerëzve (banorëve) të tyre. Që procesi demokratik të jetë real dhe i pakthyeshëm, duhet që të gjithë të jenë në gjendje të marrin pjesë.”

Kadare më pas evokon “psikozën” e cila shtyn një shtet drejt krimit : “E gjeneruar nga forcat më të errëta të vendit, ajo rritet dhe shumohet në organet e tij shtypëse. Pasi të kenë filluar të mbjellin sugjerimet e tyre kriminale, këto organe qëndrojnë në gatishmëri, duke mbledhur ditë pas dite fakte dhe të dhëna që do të bindin shtetin se kupa është mbushur plot. Nëse efekti i dëshiruar vonohet, ato vetë do të shumëfishojnë provokimet për të arritur qëllimet e tyre. Të verbuar nga kjo psikozë, duke u përpjekur të demonstrojnë tezën e tyre të pafund, sipas së cilës, pa to, Shteti do të vraponte drejt shkatërrimit të tij, ato nuk e kuptojnë se është pikërisht dhuna e tyre që do të jetë fatale për shtetin, dhe në fund të fundit, për vetë ato. Si qentë besnikë të regjimit, ato përfundojnë duke u bërë varrmihës të vendit. Siç e vinte në dukje Marksi, akti i parë i një tirani është gjithmonë gërmimi i varrit të tij.”

Kadare shton : “Demokracia, kultura e drejtësisë dhe ligjit janë ndër vlerat themelore të kombeve dhe të gjithë duhet të bëjnë çmos, çdo ditë, në çdo kohë, në mënyrë që ky sistem vlerash të mbizotërojë dhe të mbretërojë kudo. Kjo kulturë duhet të punojë urgjentisht për të gjunjëzuar forcat e errëta regresive që qëndrojnë kundër saj; nuk duhet hezituar të shtypen ato (forcat e errëta), sepse mbi këtë pyetje (çështje) civilizimi fisnik shqiptar do të kthehet në përparim.” 

Shkrimtari përfundon : “Për letërsinë, kjo nuk është vetëm një detyrë, por një provë dhe një shans. Demokracia, ligji, drejtësia, këto koncepte kanë mbajtur gjithnjë lidhje të thella me krijimin letrar : ato, mund të thuhet, janë të të njëjtit trung. Duke rrezikuar të përsëritem, do të kujtoj atë që thashë për Eskilin, tek i cili është e vështirë të dallosh se ku mbaron dramaturgu dhe ku fillon mbrojtësi i ligjit. Për të, mund të themi se ai ishte ministri i parë i drejtësisë, jo i ndonjë qeverie, por i mbarë njerëzimit… Nëse nuk kujdeset për problemet e demokracisë, të drejtat e njeriut, liritë, letërsia nuk është vetëm e gjymtuar : ajo shënon sensin e saj moral me një pikëpyetje të madhe.”

Etiketa: ISMAIL KADARE

Lajme të lidhura

Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë iu drejtuan teqesë së Kulmakut, Baba Mondi: Mirëkuptim dhe të bashkuar
Aktualitet

Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë iu drejtuan teqesë së Kulmakut, Baba Mondi: Mirëkuptim dhe të bashkuar

16:07 - 23/08/26
Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz
Aktualitet

Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz

13:05 - 23/08/26
Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare
Art & Kulturë

Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare

18:45 - 20/08/26
Para
Sekuestrohen lekë shqiptare në Athinë, arrestohen 9 persona

Sekuestrohen lekë shqiptare në Athinë, arrestohen 9 persona

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i parë i Etheve të Nilit në Shqipëri, 72-vjeçari nga Korça futet në karantinë
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i Etheve të Nilit në Shqipëri, 72-vjeçari nga Korça futet në karantinë

17:02 - 24/08/26

Konfirmohet rasti i parë i Etheve të Nilit në Shqipëri. I prekuri është një 72 vjeçar nga Korça, i cili...

Lexo më shumë
Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”, banorët shprehen kundër projektit të rivitalizimit

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”, banorët shprehen kundër projektit të rivitalizimit

16:44 - 24/08/26
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh?

16:18 - 24/08/26
Shifrat e OKB-së/ Reagon PD: Në 13 vite të qeverisë Rama, Shqipëria kampione në pasigurinë ushqimore

Shifrat e OKB-së/ Reagon PD: Në 13 vite të qeverisë Rama, Shqipëria kampione në pasigurinë ushqimore

15:56 - 24/08/26
Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës

Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës

15:35 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com