GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lefter Koka kërkon pafajësi për inceneratorin e Elbasanit: Nuk jam unë peshku i madh

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Koka sulmon në gjykatë Kryemadhin: Akuza mbi mendime të fallxhores
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të premte, i ka kërkuar pafajësi Gjykatës së Apelit të Posaçme për akuzat e ngritura ndaj tij në dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Nga kafazi i sallës së gjyqit, ai ka pretenduar se “peshku i madh” ishte dikush tjetër.

Ish-ministri Lefter Koka është dënuar nga GJKKO me 5 vjet e 8 muaj burg për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Po ashtu, është dënuar edhe me 6.8 vite heqje lirie për atë të Fierit. Në seancën që po zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme, Koka ka thënë në sallën e gjyqit se është i pafajshëm. Ai ka kërkuar llogari edhe për ndarjen e çështjeve të inceneratorit, duke pretenduar se qëllimi i togave të zeza është që ai të dënohet sa më shumë.

“Jam i pafajshëm, ju po kërkoni të më dënoni mua si peshkun e madh, por nuk jam unë peshku i madh. E di i gjithë Durrësi që unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguajë biletat e udhëtimit Mirel Mërtiri. Nuk më dënoni dot për korrupsion. Avokatët e tij thanë që biletat e rezervuara janë 3 vjet më vonë sesa lidhja e kontratës. Prokurorët pse nuk marrin si referencë kontratat e tjera për landfille si ai i Vlorës dhe Lezhës që janë më të shtrenjta?

E keni gabim, dëgjova prokurorin sot… Ky është fiks kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi. Megjithëse ka kaluar një vit, konkluzionet e prokurorëve janë të njëjta. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilitet dhe kjo gjykatë do të jetë nën presion, por besoj se do të jepni drejtësi dhe do të ngriheni në nivelin e duhur. Pse e ndatë dosjen apo që të më denoni sa më shumë mua?!”, mësohet të ketë thënë ish-ministri para togave të zeza.

SPAK ka apeluar vendimin e shkallës së parë të GJKKO-së në Apelin e Posaçëm për ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, për inceneratorin e Elbasanit. Më herët GJKKO vendosi të shpallë të pafajshëm ish deputetin Ballko për inceneratorin e Elbasanit, vendim që është kundërshtuar nga SPAK, i cili kërkon që të dënohet me 4 vite burg. Aktualisht Bllako po vuan dënimin vetëm për inceneratoritn e Fierit për “shpërdorim detyre” me 2 vite e 8 muaj heqje lirie. Gjithashtu SPAK kërkon që edhe për ish ministrin Koka t’i shtohet edhe akuza e “shpërdorimit të detyrës”. Në tetor të 2023 GJKKO dënoi ish-ministrin Koka me 5 vjet e 8 muaj burg për korrupsion, ndërsa rrëzoi akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për inceneratorin e Elbasanit.

Seanca e sotme u shty pa një vendim lidhur me miratimin ose jo të kërkesës së prokurorisë.

Etiketa: inceneratori i elbasanitKryesore1lefter koka

Lajme të lidhura

Gazeta italiane: Shqiptarët “vranë frikën”, Rama nuk shihet më si i paprekshëm
Aktualitet

Gazeta italiane: Shqiptarët “vranë frikën”, Rama nuk shihet më si i paprekshëm

11:11 - 08/07/26
Antimitingu në mbështetje të Veliajt, Berisha: Ka ndodhur vetëm në Kolumbinë e Eskobarit
Aktualitet

Berisha për median britanike: Protesta e shqiptarëve, shënojnë lëvizjen më të rëndësishme në 35 vitet e fundit

11:10 - 08/07/26
E rëndë në Elbasan! Fëmija i shpëton nga dora të ëmës, përplaset për vdekje nga makina
Aktualitet

E kapi duke pirë hashash, 16-vjeçari plagos me thikë xhaxhain në Kamëz

10:56 - 08/07/26
Para
Samiti i BE, analiza: A do të bllokojë Orban ndihmat për…

Orban pretendon se Qeveria polake është instaluar nga BE: Të njëjtën gjë duan të bëjnë dhe në Hungari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazeta italiane: Shqiptarët “vranë frikën”, Rama nuk shihet më si i paprekshëm
Aktualitet

Gazeta italiane: Shqiptarët “vranë frikën”, Rama nuk shihet më si i paprekshëm

11:11 - 08/07/26

Gazeta italiane “Il Fatto Quotidiano” i ka kushtuar një artikull protestave të fundit në Shqipëri, duke analizuar ndikimin e tyre...

Lexo më shumë
Antimitingu në mbështetje të Veliajt, Berisha: Ka ndodhur vetëm në Kolumbinë e Eskobarit

Berisha për median britanike: Protesta e shqiptarëve, shënojnë lëvizjen më të rëndësishme në 35 vitet e fundit

11:10 - 08/07/26
Parashikimi i motit, 17 Korrik 2024

OBSH paralajmëron Evropën: Vala e re e të nxehtit do të sjellë temperatura rekord

11:03 - 08/07/26
E rëndë në Elbasan! Fëmija i shpëton nga dora të ëmës, përplaset për vdekje nga makina

E kapi duke pirë hashash, 16-vjeçari plagos me thikë xhaxhain në Kamëz

10:56 - 08/07/26
Epidemiologu publikon studimin: Variantet e reja të Covid nuk rrisin rrezikun e infektimeve

Rama po ‘djeg’ 4 miliardë lekë për një koncert privat’! Alimehmeti: Emergjencat pa fonde, i fikin zjarret me degë peme

10:21 - 08/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com