GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Legalizimet “ca të nënës, ca të njerkës”, KLSH zbulon 370 skandalet

12:13 - 09/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 7 min
A A
Legalizimet “ca të nënës, ca të njerkës”,  KLSH zbulon 370 skandalet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy familje fqinje kanë ndërtuar banesat e tyre në një zonë informale. Të dyja kanë aplikuar për legalizimin në periudhën 2005-2006. Njëra ka përfunduar të gjithë procedurat dhe ka marrë aktin e pronësisë (Hipotekën) e ndërtesës. Për tjetrën, as nuk kanë nisur procedurat në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), e cila përmbledh brenda saj Legalizimin dhe Hipotekimin e banesave.

Selektivitet? Jo vetëm kaq. Ka elementë korrupsioni të dukshëm, megjithëse kjo nuk është detyrë e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). KLSH ka hartuar së fundmi një raport, ku e “nxin” aktivitetin e Agjencisë së Kadastrës, atij institucioni që kryeministri Edi Rama mundohet me të gjithë fuqinë e propagandës që të bindë qytetarët se gjërat funksionojnë më së miri.

Këtë propagandë mund ta shesë deri diku tek ajo pjesë e qytetarëve, të cilët nuk u ka rënë fati i keq të përballen me burokracinë në Kadastër.Por, ata që kanë punë të përditshme me zyrat e Kadastrës, në qendër e në rrethe, nuk u mbetet veçse të rrudhin buzët kur dëgjojnë arritjet dhe sukseset e qeverisë në fushën e trajtimit dhe regjistrimit të pronave.

Një pasqyrë shumë pranë realitetit mbi atë që ndodh në përditshmërinë e Hipotekës, paraqitet në Raportin e Auditimit të kryer në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në vitet 2021-2022 dhe të përfunduar së fundmi.

Selektiviteti i Legalizimeve

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka marrë në analizë ankesat që kanë dorëzuar qytetarët pranë Drejtorisë së Apelit dhe Bashkëqeverisjes në Agjencinë Shtetërore të Kadastratës.

Për vitet 2021-2022 janë dorëzuar rreth 2000 ankesa të natyrave të ndryshme. Nga këto, 30 përqind e ankesave për vitin 2021 dhe 18 përqind e tyre për vitin 2022, kanë qenë për selektivitet në procesin e legalizimit. Ose rreth 370 raste të tilla.

KLSH thotë se nga totali i ankesave për vitin 2021, “rreth 30% e tyre kanë të bëjnë me faktin se nga ana e drejtorive vendore nuk po procedohet me procesin e legalizimit pavarësisht faktit se këto objekte i përkasin periudhës së vet deklarimit sipas viteve 2005-2006. Sipas problematikës së ankesave konstatohet fakti se në mënyrë selektive, nga ana e DV ASHK-ve, legalizohen objekte të specifikuara dhe jo objekte sipas blloqeve kadastrale. Pra ndërkohë që objekti fqinj është legalizuar, objekti tjetër i po së njëjtës periudhë vetë deklarimi në po të njëjtën zonë, nuk është legalizuar dhe nuk është kryer asnjë procedurë”.

Diçitura: Rastet e legalizimeve selektive

E njëjta situatë përsëritet edhe në vitin 2022, sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Rreth 18% e ankesave për vitin 2022 kanë të bëjnë me faktin se nga ana e drejtorive vendore nuk po procedohet me procesin e legalizimit pavarësisht faktit se këto objekte i përkasin periudhës së vetë deklarimit sipas viteve 2005-2006. Sipas këtyre ankesave konstatohet fakti se në mënyrë selektive, nga ana e DV ASHK-ve, legalizohen objekte të specifikuara dhe jo objekte sipas blloqeve kadastrale. Pra ndërkohë që objekti fqinj është legalizuar, objekti tjetër i po së njëjtës periudhë vetë deklarimi në po të njëjtën zonë, nuk është legalizuar dhe nuk është kryer asnjë procedurë”.

Ankesa pa fund për Kadastrën

Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka renditur edhe një seri të gjatë ankesave të ndryshme të qytetarëve për shërbimin e Kadastrës, duke e vendosur këtë institucion në një prej më jo-efiçentëve.

Viti 2021

Nga numri total i ankesave (1296) të përcjella për trajtim në sektorin e apelimit, përgjatë vitit 2021, të dhënat të detajuara për to janë si vijon:

  1. 429 prej tyre janë ankesa mbi procedurat e ndjekura për legalizim objekti.

Sipas këtyre ankesave:

– 40% e ankesave me objekt ankimi procedurat për legalizim, kanë të bëjnë me kundërshtimin e procesit të legalizimit pasi vërtetohet fakti se pronësia mbi truallin është e ndryshme nga pronësia mbi objektin që legalizohet dhe pronarët e truallit nuk janë dakord me vijimin e procedurave për legalizim objekti.

Diçitura: Ankesat e qytetarëve në vitin 2021

 

– 10% e ankimeve kanë të bëjnë me procedurat dhe afatet e njoftimit për plotësim dokumentacioni, kundrejt shoqërive të ndërtimit për objektet të cilat ato kanë realizuar në shkelje të lejes së ndërtimit dhe nuk kanë mundur ti regjistrojnë në ASHK.

– 20% e ankime me objekt procedurat e legalizimit kanë të bëjnë me faktin se nuk përcillen për VKM-në e shpronësimit praktikat e lejeve të legalizimit, të cilat janë pajisur me leje legalizimi në vitin 2014 e në vijim, por ende nuk pajisen dot me certifikatë pronësie për truallin.

 

  1. 869 prej tyre janë ankesa mbi proceset e regjistrimit të pronës.

Sipas këtyre ankesave:

– 10% kanë për objekt ankimi, mbivendosjet e kryera me pronat, kryesisht të evidentuara gjatë procesit të regjistrimit fillestar të zonave kadastrale. Janë evidentuar gjatë këtyre proceseve se sipas regjistrave hipotekor ka patur të regjistruara në zyrë akte të lëshuara nga dy institucioneve të ndryshme. Sipas trajtimit ligjor këto raste janë adresuar për zgjidhje në gjykatës e rrethit kompetente pasi ASHK nuk mund të dalë në përfundim të shqyrtimit të vlefshmërisë së akteve.

– 30% e tyre kanë për objekt ankimi, mosveprimin e drejtorisë vendore në shqyrtimin e akteve të aplikuara. Zgjatje dhe zvarritje të procedurave me kërkesa për interpretim nga ana e drejtorisë vendore drejtuar Njësisë Juridike në DP ASHK, ku kjo e fundit gjithmonë shprehet se nuk ka nevojë për interpretim, pasi ligji është i qartë, apo edhe kërkesa për plotësim dokumentacioni të kërkuara nga drejtoritë vendore, pa arsye, veprime të cilat zvarrisin procesin.

Diçitura: Ankesat e qytetarëve për vitin 2022

– 15% kanë të bëjnë me mosrespektim të vendimeve të gjykatës të cilat kanë marrë formë të prerë, por që nga ana e Drejtorive Vendore nuk janë zbatuar korrekt sipas përcaktimeve të dispozitivit “vendosi”, të vendimit të gjykatës (për shkak se gjendja e pronës nuk është e rifreskuar ose për faktin se nuk pasqyrohet në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë).

– 20% e ankimeve administrative të cilat kanë për objekt regjistrimin e pasurive, nuk kanë respektuar afatet dhe janë përcjellë për shqyrtim nga subjekti ankues jashtë afatit 30 ditor që përcakton neni 132 i Kodit të Procedurave Administrative, ose nuk ka respektuar formën e ankimit.

– 5% e ankimeve të depozituara për shqyrtim kanë patur për objekt kundërshtimin e vendimeve të prokurorisë ose të vendimeve të gjyqësorit, ku nga ana e DAB janë nxjerrë jashtë kompetence, pasi kjo strukturë nuk mund të dalë mbi organin e prokurorisë apo gjyqësorit.

– 20% e ankimeve administrative (në kuadër të regjistrimeve kadastrale), kanë për objekt ankimi kufijtë e pronës dhe element të regjistrimit të AMTP-së. Nga ana e ankuesit është problem mos përputhja e zërave kadastral, mospërputhja e kufijve të pronës sipas gjendjes faktike në terren dhe për rrjedhojë edhe disponimi me certifikatë pronësie më pak sipërfaqe takuese se sa i takon sipas AMTP.

 

Viti 2022

Nga numri total i ankesave (1844) të përcjella për trajtim në sektorin e apelimit, përgjatë vitit 2022:

 

  1. 548 prej tyre janë ankesa mbi procedurat e ndjekura për legalizim objekti.

Sipas këtyre ankesave:

– 61% e ankesave me objekt ankimi procedurat për legalizim, kanë të bëjnë me kundërshtimin e procesit të legalizimit pasi vërtetohet fakti se pronësia mbi truallin është e ndryshme nga pronësia mbi objektin që legalizohet dhe pronarët e truallit nuk janë dakord me vijimin e procedurave për legalizim objekti.

 

– 15% e ankimeve kanë të bëjnë me procedurat dhe afatet e njoftimit për plotësim dokumentacioni, kundrejt shoqërive të ndërtimit për objektet të cilat ato kanë realizuar në shkelje të lejes së ndërtimit dhe nuk kanë mundur ti regjistrojnë në ASHK.

 

– 6% e ankime me objekt procedurat e legalizimit kanë të bëjnë me faktin se nuk përcillen për VKM-në e shpronësimit praktikat e lejeve të legalizimit, të cilat janë pajisur me leje legalizimi në vitin 2014 e në vijim, por ende nuk pajisen dot me certifikatë pronësie për truallin.

 

  1. 1296 prej tyre janë ankesa mbi proceset e regjistrimit të pronës.

Sipas këtyre ankesave:

– 25% kanë për objekt ankimi, mbivendosjet e kryera me pronat, kryesisht të evidentuara gjatë procesit të regjistrimit fillestar të zonave kadastrale. Janë evidentuar gjatë këtyre proceseve se sipas regjistrave hipotekor ka patur të regjistruara në zyrë aktë të lëshuara nga dy institucioneve të ndryshme. Sipas trajtimit ligjor këto raste janë adresuar për zgjidhje në gjykatës e rrethit kompetente pasi ASHK nuk mund të dalë në përfundim të shqyrtimit të vlefshmërisë së akteve.

– 15% e tyre kanë për objekt ankimi, mosveprimin e drejtorisë vendore në shqyrtimin e akteve të aplikuara. Zgjatje dhe zvarritje të procedurave me kërkesa për interpretim nga ana e drejtorisë vendore drejtuar Njësisë Juridike në DP ASHK, ku kjo e fundit shprehet se nuk ka nevojë për interpretim, pasi ligji është i qartë, apo edhe kërkesa për plotësim dokumentacioni të kërkuara nga drejtoritë vendore, pa arsye, veprime të cilat zvarrisin procesin.

– 15% kanë të bëjnë me mosrespektim të vendimeve të gjykatës të cilat kanë marrë formë të prerë, por që nga ana e Drejtorive Vendore nuk janë zbatuar korrekt sipas përcaktimeve të dispozitivit “vendosi”, të vendimit të gjykatës (për shkak se gjendja e pronës nuk është e rifreskuar ose për faktin se nuk pasqyrohet në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë).

– 5% e ankimeve administrative, të cilat kanë për objekt regjistrimin e pasurive, nuk kanë respektuar afatet dhe janë përcjellë për shqyrtim nga subjekti ankues jashtë afatit 30 ditor që përcakton neni 132 i Kodit të Procedurave Administrative, ose nuk ka respektuar formën e ankimit.

Lexo edhe: Pronat/ KLSH zbarkon në Kadastër, hetim problemeve të sistemit online

Etiketa: hetimeKadastrakalelzimeKLSHlegailzimetskandale

Lajme të lidhura

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP
Breaking Views

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP

15:08 - 12/12/25
“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie
Breaking Views

“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie

16:19 - 11/12/25
Para
Golashënuesi më i mirë i gjithë kohërave në Brazil, Neymar kalon Pele

Golashënuesi më i mirë i gjithë kohërave në Brazil, Neymar kalon Pele

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 17 Tetor 2024
moti

Parashikimi i motit për sot, 16 Dhjetor 2025

07:36 - 16/12/25

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Dhjetor 2025

07:33 - 16/12/25
Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

23:26 - 15/12/25
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com