GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Legjitimiteti i qeverisë së re, VMRO dhe LSDM përplasen në Kuvend

14:57 - 16/01/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Legjitimiteti i qeverisë së re, VMRO dhe LSDM përplasen në Kuvend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të dielën, më 16 janar, ka vazhduar debati për zgjedhjen e qeverisë së re, që do të drejtohet nga Dimitar Kovaçevski, kryetar i Lidhjes Sociale Demokrate. Debati pritet të zgjasë deri në mesnatë kur edhe do të votohet për përbërjen e re të qeverisë.

Qeveria e re do të ketë 21 anëtarë; 17 ministra dhe 4 zëvendëskryeministra. Lidhja Social Demokrate do të ketë 12 anëtarë të Qeverisë, gjashtë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe tre partia Alternativa. Të dielën debati ka nisur me fjalimet e deputetëve të VMRO DPMNE-së, të cilët thanë se qeveria që do të drejtohet nga Dmitar Kovaçevski nuk ka legjitimitet, pasi sipas deputetes së VMRO DPMNE-së, Bllagica Lasovska, “mandatari Kovaçevski nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, nuk ka kërkuar besimin e qytetarëve dhe nuk ka marrë asnjë votë prej tyre andaj edhe nuk ka legjitimitet për të drejtuar qeverinë”.

Ajo tha se “shumica e ministrave janë vazhdimësi e regjimit hibrid” që u mund në zgjedhjet lokale disa muaj më parë”. “Në kohën kur kemi krizë të rënë ekonomike, shëndetësore, energjetike dhe mungesë të ngrohjes qëndrore, mandatari për kryeministër flet për gjendje të mirë ekonomike dhe rritjen e Prodhimit Bruto Vendor. Si mund të harrojmë se kemi inflacion, se qytetarët nuk kanë as bukë për të ngrënë, kur çmimet e produkteve po rriten, kur paraja po humb vlerën?. Kjo është tallje me ndjenjat e qyetarëve”, deklaroi deputetja Lasovska.

Ndërkaq, Marija Georgievska, deputete e LSDM-së, tha se partitë që do të jenë pjesë e qeverisë së re kanë legjitimitet të plotë ta udhëheqin vendin, sepse në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë marrë mbështetjen e qytetarëve. “Hristijan Mickoski në zgjedhjet parlamentare nuk ishte bartës i listës dhe kandidat për deputet, pra a do të kishte legjitimitet për të formuar qeveri nëse do të fitonte VMRO-DPMNE dhe koalicioni i tij?”, -tha Georgievska duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës se qeveria nuk ka legjitimitet.

Halil Snopçe, deputet i Aleancës për Shqiptarët tha se “qeveria mund të quhet e re, por të gjithë anëtarët e saj janë fytyra të vjetra të qeverisë së kaluar të korruptuar dhe të paaftë të përballet me shumë probleme me të cilat përballet vendi”. Ai tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mënyra e vetme për dalje nga gjendja në të cilën ndodhet Maqedonia e Veriut.

Dimitar Apasiev, deputet i partisë “E Majta”, kritikoi përbërjen e qeverisë, respektivisht numrin e madh të ministrave shqiptarë, që sipas tij, flet për tendencën për “shqiptarizimin e Maqedonisë”. “11 poste ministrore për maqedonasit dhe 10 për shqiptarët. Pra, kjo është një tirani kornizë, një gjysmë protektorat, një shtet paralel në një shtet ku të rinjtë maqedonas dhe shqiptarë nuk komunikojnë, mosrespektimi i himnit, gjuhës, kurse Bujar Osmani (Ministri i Punëve të Jashtme) duhet të ketë kujdes se çfarë bën me Bullgarinë”, deklaroi Apasiev.

Mandatari për formimin e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij para deputetëve tha se ka plan konkrete për zhvillimin e vendit dhe se puna e Qeverisë së re do të përqendrohet në tri prioritete: përballjen me krizën energjetike, pandeminë e koronavirusit, rritjen e standardit jetësor të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe realizimin e investimeve strategjike.

Ai tha se qeveria do të angazhohet seriozisht edhe për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, por përjashtoi çdo mundësi që të bisedohet edhe për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin. Kovaçevski hodhi poshtë edhe kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme. Ai në postin e kreut të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të zëvendësojë ish-kryeministrin Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen për shkak të disfatës së LSDM-së në zgjedhjet lokale, që u mbajtën më 31 tetor të vitit 2021./ REL

Etiketa: kuvendqeveri

Lajme të lidhura

Presidenti Begaj vendos kufjet edhe kur gazetarët e pyesin shqip
Breaking Views

Presidenti Begaj vendos kufjet edhe kur gazetarët e pyesin shqip

19:34 - 27/02/26
‘Jam plotësisht i pafajshëm’, Ish-presidenti Hashim Thaçi deklarohet para gjykatës së Hagës për aktakuzën e dytë
Kosovë & Rajon

‘Jam plotësisht i pafajshëm’, Ish-presidenti Hashim Thaçi deklarohet para gjykatës së Hagës për aktakuzën e dytë

13:04 - 27/02/26
Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Breaking Views

Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

19:57 - 26/02/26
Para
“Më qaje në telefon mi”/ Debat i ashpër mes Antonelës dhe Shqipes

“Më qaje në telefon mi”/ Debat i ashpër mes Antonelës dhe Shqipes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE
KRYESORE

Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE

20:30 - 27/02/26

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndalur te akuzat e fabrikuara sipas tij me urdhër të kryeministrit Edi Rama,...

Lexo më shumë
Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

20:00 - 27/02/26
Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak

Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak

19:54 - 27/02/26
Punimet e OSHEE, Elbasani, Gramshi e Librazhdi pa energji për 3 ditë

Punimet e OSHEE, Elbasani, Gramshi e Librazhdi pa energji për 3 ditë

19:45 - 27/02/26
Presidenti Begaj vendos kufjet edhe kur gazetarët e pyesin shqip

Presidenti Begaj vendos kufjet edhe kur gazetarët e pyesin shqip

19:34 - 27/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com