GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Leli i merr me polici zyrën Shkëlqim Leskajt, në krye të UKV ish-drejtoresha e Kadastrës

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Leli i merr me polici zyrën Shkëlqim Leskajt, në krye të UKV  ish-drejtoresha e Kadastrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas disa ditësh “sherr” me Dritan lelin, Shkëlqim Leskaj është shkarkuar zyrtarisht nga posti i Drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë. Mesohet se Leskaj është çregjistruar dhe nga QKR.

Sot pranë zyrave të ujësjellësit është paraqitur drejtuesja e re e ujësjellësit Elona Hodaj, e cila është shoqëruar edhe nga policia private, por ndërhyrja e këtyre të fundit ka qenë e panevojshme për shkak se Leskaj është larguar vetë nga zyra.

Elona Hodaj është ish- drejtoresha e Kadastrës së Vlorës, e cila dha dorëheqjen kur ende nuk kishte mbushur një muaj në detyrë. Asokohe Kadastra e Vlorës ishte kthyer në një burim sherri dhe zonë e “minuar” pasi dy grupe të ndryshme pretendonin për pronësinë e një pronë në zonën e Jalës. Njëri nga grupet ka marrë vendimin se formës së prerë nga gjykata për këtë pronë, ndërsa Kadastra prej kohësh ka kërkuar pezullimin dhe duke favorizuar palën tjetër.

Nuk dihet nëse Hodaj u largua nga posti me dëshirë apo u detyrua të japë dorëheqjen, por Leli u sigurua që besniken e tij, ta emëronte në një tjetër post të rëndësishëm.

Por si nisi konflikti mes Lelit dhe Leskajt?

Konflikti mes Lelit dhe Leskajt nisi më 6 gusht, datë kur Shkëlqim Leskaj ka firmosur dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Ujësjellësit të Vlorës. Por disa ditë më pas, Leskaj është penduar duke kërkuar që ta kthejë mbrapsht, por kryetari i bashkisë së Vlorës nuk e ka pranuar, duke i qëndruar vendimit të parë të drejtorit të UKV-së.

Por, Leskaj pavarësisht se dha dorëheqjen nuk mund të largohej në gusht pasi mori lejen vjetore dhe për këtë arsye është pritur data e rikthimit për t’i komunikuar procedurën. Në datë 15 shtator, drejtorit iu kërkua që të lironte zyrën, por Leskaj e ka refuzuar kërkesën duke mos pranuar madje duke e kyçur derën.

Para disa ditësh, “UKV” deklaroi për mediet se Shkëlqim Leskaj vijon që të jetë në krye të detyrës, dhe puna po ecën normalisht në qytetin bregdetar. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur pasi ky i fundit ndryshoi mendim, por Dritan Lelit i del sërish e vetja.

Etiketa: Dritan LeliPolici

Lajme të lidhura

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n
Aktualitet

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

13:19 - 06/10/26
Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën
Aktualitet

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

12:28 - 06/10/26
Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë
Aktualitet

Censusi i Bujqësisë shtyhet për në 2027, reagon PD: Qeveria të japë shpjegime për vonesën, fermerët në krizë

12:17 - 06/10/26
Para
“Juventus ka humbur sigurinë”, habit Ancelotti: Mourinho me Romën do fitojë Serinë A

‘Anti-yje’, këto tre ikona të Real Madrid nuk e bindin Ancelottin   

TË FUNDIT

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman
Botë

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

14:52 - 06/10/26

Autoritetet gjermane kanë arrestuar ish-kreun e Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), August Hanning, në kuadër të një hetimi për spiunazh...

Lexo më shumë
Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

14:40 - 06/10/26
Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

14:25 - 06/10/26
Kultivonin kanabis në Memaliaj/ Procedohen dy vëllezërit, një në pranga e një në kërkim

Kultivonin kanabis në Memaliaj/ Procedohen dy vëllezërit, një në pranga e një në kërkim

14:08 - 06/10/26
Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti

E zënë poshtë materialet e rënda, humb jetën pronari i biznesit në Vlorë

13:55 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com