GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Lëshohen 27 urdhëra arresti në Itali, 6 prej të akuzuarve shqiptarë

09:57 - 29/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Lëshohen 27 urdhëra arresti në Itali, 6 prej të akuzuarve shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lëshohen 27 urdhëra- arresti me burg nga Drejtoria e Hetimit Antimafia në Itali. Bëhet fjalë për një organizatë mafioze dhe trafik droge. Gjykata e Lartë e Kasacionit në Itali rrëzoi dhe i cilësoi të papranueshme ankesat e shumicës së të pandehurve në gjyq, pas operacionit të policisë gjyqësore të quajtur “Federico II” dhe ka pranuar kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm pranë Gjykatës së Apelit Leçe, për vendimin e Gjykatës së Apelit Leçe të datës 1 korrik 2020.

25 nga të akuzuarit janë me banim në provincën e Leçes, 1 në provincën e Triestes dhe 1 në provincën e Brindisit, nga të cilat 21 janë italianë dhe 6 me origjinë shqiptare.

Dënimet e shqiptuara variojnë nga minimumi 3 vjet deri në maksimum 16.

Veprimtaria hetimore e nisur në gusht të vitit 2012 ka përfunduar në gusht të vitit 2013 me 48 të dyshuar. Në dhjetor të vitit 2016, me kërkesë të Prokurorisë Publike, 21 persona të ngarkuar me përgjegjësi në pozita të ndryshme për krime të shoqatës mafioze, trafik dhe shpërndarje droge u arrestuan.

Hetimi kishte çuar në çaktivizimin e dy organizatave të ndryshme, njëra prej të cilave mafioze e akuzuar për zhvatje dhe trafik droge dhe një tjetër italo-shqiptare e dedikuar për importimin e sasive të mëdha të heroinës nga Shqipëria.

Gjatë veprimtarisë hetimore janë sekuestruar edhe pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme për të cilat më pas është urdhëruar konfiskimi, në veçanti 1 vilë; 1 apartament; 2 llogari rrjedhëse; 1 përmbledhje shoqërie e një sipërmarrjeje individuale; 95% e portofolit të biznesit të një kompanie. Operacioni i sotëm u krye me mbështetjen e Rrjetit On Operativ, një rrjet për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të forcave të policisë, me përdorimin total të rreth 100 njësive dhe kontributin e patrullave të Policisë së Shtetit, Karabinierëve dhe Guardia di Finanza.

Etiketa: arrestohenItalishqiptarë

Lajme të lidhura

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç
Aktualitet

Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç

09:22 - 17/03/26
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin
Breaking Views

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

22:52 - 16/03/26
Para
Kemi dasmë? Semi “bën lëmsh” fansat e Donaldit dhe Borës

Kemi dasmë? Semi “bën lëmsh” fansat e Donaldit dhe Borës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com