GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Letër nga qelia 6/ Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje…

10:44 - 21/12/24
në KRYESORE, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Letër nga qelia 6/ Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ervin Salianji

Të Enjten, pak para mesnatës disa duartrokitje qenkan degjuar në sallën e Parlamentit.

Mendja ta do se ligjvënësit do të kenë kaluar ndonjë reformë të fortë, ose një ligj për interes publik e në shërbim të qytetarëve.

Në fakt, sapo kishte marrë kartonat pro, nisma e qeverisë për legalizimin e kanabisit.

Pas kësaj, Kryetarja e Kuvendit në entuziazëm e sipër, paska uruar qytetarët për festat e fundvitit. U mbyll dhe ky sesiom parlamentar me sukses, duke hapur rrugën për licensën e shtrenjtë të drogës së ligjjshme, mjekësore.

Edi Rama e nisi qeverisjen me kanabis dhe po e mbyll me kanabis. Unë jam i bindur se ky është mandati i tij i fundit.

***

Kur në vitin 2015 bëra disa denoncime të cilat qeveria i mohonte u detyrova të hyja në parcela me hashash, në një atmosferë të rrezikshme pasi ruheshin me njerëz të armatosur, qeveria e mohonte përsëri!!

Kryeministri thoshte se kanë shkulur çdo rrënjë.

E vërtëta është se patëm një kanabizim masiv. Ngastrat ishin fidanishtja e narkoshtetit. Ata që u pasuruan me hashash, u futën në tregun e drogave të forta dhe në çdo anë të ekonomisë, duke prishur konkurencën dhe rritur artificialisht çmimet.

Sa herë qeveria mburret me rritjen e vlerës së pronës, ai nuk përmend faktorin kryesor, që është futja e parave të narko-trafikut në ndërtim.

Ato para të pista kanë sjellë vetëm dëm, dhe nga ana tjetër ngjarje, perplasje e hasmëri të përgjakshme me dhjetra të vrarë. Krime që vijojnë sot e kësaj dite.

Pra shajnia që pati lideri global se kanabizimi do sillte mrekulli ekonomike (sipas dëshmisë së ish zv.kryeministrit) ishte një marrëzi tragjike dhe kriminale.

Por Edi Rama nuk heq dorë. Ai humbi 2 ministra të brendshëm pikërisht për lidhjet me drogën e trafikun, dhe tani ka vendosur ta kultivojë me leje qeveritare, me liçensën që ai do ja japë fituesit të paracaktuar. Ky pra ngelet vizioni i tij dhe para këtyre zgjedhjeve.

***

Kryeministri hoqi vallen e preferuar në Bruksel, kur tha se kapituj të tjerë paska hapur Shqipëria me Komisionin Europian.
Propaganda që ecën shumë më shpejt se integrimi na e solli si arritje historike. Qeveria kalorsiake po çan rrugët e po shkel pengesat, e po na afron me familjen e madhe të kontinentit.

Po tamam atë ditë, doli një lajm që mandarinat tona ishin kthyer mbrapsht në kufinjtë e BE, pasi kishin pesticide dhe ishin të rrezikshme per shendetin.

Një dramë kjo për prodhimin vendas.

Të gjithë e dinë se ne do bëhemi pjesë e Unionit, kur të arrijmë disa standarte, e jo me llafe e kronika të gatshme nga arritjet e mëdha të Kryeministrit në Bruksel

Do të jemi pjesë e Unionit kur këtu fermeri të mos lihet në mëshirë të fatit, po kur ai të asistohet, e të kontrollohet si duhet, në mënyrë që mandarina e këtij vendi me tokë pjellore e të bekuar e me 300 ditë diell, të mos refuzohet.

Nëse nuk jemi në gjendje të eksportojmë këtë produkt që vjen nga asetet tona më të çmuara (e njëjta gjë ka ndodhur dhe me prodhime të tjera) atëherë çfarë do të çojmë ne në BE? Apo sërish kanabisin, kësaj radhe nën maskimin, mjekësor e industrial.

Këtu në burgun e Fierit, në këtë kohë kanabisi e mandarinash ka një ironi. Unë që kam denoncuar fenomenin kriminal dhe lidhjet e tij me ministrat e brendshëm, jam në muajin e tretë të dënimit.

Ndërsa nuk është këtu asnjë për dëmin e madh që u është bërë fermerëve tanë, me mohimin e mbi 100 milionë euro ndihmë nga programet e Komisionit Europian, për shkak se qeveria vendosi të fusë duart e të shpërdorojë 33 mln euro të programit të mëparshëm.

33 mln euro të taksapaguesve gjermanë, francezë, italianë, belgë, etj. Tek mbështetja që mund të vinte nga BE, me siguri mund të ishte dhe zgjidhja për pesticidet, që do t’i bënte mandarinat tona të sigurta. Por kjo nuk ndodhi, sepse rilindasit jo vetëm i morën për vete ato para, por ende nuk kanë reaguar si duhet pas skandalit për ta bindur Komisionin që të rihapë rrugën e Ipard-III.

Jam shumë kurioz të di se si do reagonte ky që hap kapitujt tanë me Brukselin, nëse aty do të pyetej, si ndodhi që qeveria juaj vodhi taksat tona që i kishim destinuar për fermerët tuaj të varfër?

Kështu pra, po shkurtojmë distancën, po afrohemi me propagandë të çmendur me Bashkimin Europian. Duke duartrokitur drogën, e duke heshtur për kthimin e mandarinave.

Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1

Lajme të lidhura

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria
Breaking Views

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
Para
mjaftueshëm për një konkurrencë të fortë! Epo, Sako nuk e ka pasur më plan që t’i shqyrtojë.

Emiriana Sako i dhuron pa garë Agim Kolës tenderin 300 milionë lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave
Aktualitet

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave

12:49 - 06/04/26

Një punonjës i kompanisë telefonike ONE është gjetur pa ndjenja pranë antenave të Midës në Fushë-Arrëz, ku kishte shkuar për...

Lexo më shumë
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

12:41 - 06/04/26
Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal

12:20 - 06/04/26
Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë

12:06 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com