GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Letra erdhi nga burgu i Fushë Krujës”, Artan Hoxha: Gjyqtaren e kërcënoi edhe një prokuror

22:57 - 22/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Letra erdhi nga burgu i Fushë Krujës”, Artan Hoxha: Gjyqtaren e kërcënoi edhe një prokuror
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar disa detaje nga kërcënimi i gjyqtares Arnisa Këlliçi, e cila mori një letër ku thuhej “keni dy fëmijë, mendoni për ta”.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha deklaroi se përveç kësaj letre, e cila ka pullën postare nga burgu i Fushë Krujës, ndaj gjyqtares ka patur kërcënime edhe nga një prokuror.

“Gjyqtares i ka shkuar një letër, që ka sipër pullën postare dhe vulën e burgut të Fushë Krujës. Pra ka ardhur nga burgu i Fushë Krujës. Ajo e ka hapur letrën ditën e shtunë dhe ka gjetur këtë tekst. Ajo është shqetësuar dhe i është drejtuar policisë. I është ofruar mbrojtje fillimisht nga Polica dhe më pas nga KLGJ dhe është në ruajtje për 3 muaj. Një repart i njohur me emrin RESI.

Kësaj i ka ardhur letra të shtunën. Ndërkohë javën e kaluar është vënë në dijeni nga kancelari i gjykatës, se një prokuror e ka marrë kancelarja dhe e ka kërcënuar me jetë dhe i ka thënë edhe filanen, prokuroren, do ta vras. Kjo bisedë është e regjistruar. Kancelarja e ka njoftuar gjyqtaren dhe i ka treguar bisedën, e ka regjistruar dhe e ka vënë në dijeni, ka bërë edhe kallëzim për Prokurorin e Shkallës së Parë në Tiranë.

Gjyqtarja pasi është vënë në dijeni, e ka thirrur prokurorin dhe ai i është justifikuar, i ka thënë nuk kam qenë në gjendje të mirë emocionale, kam qenë edhe nën efektin e alkoolit dhe kjo nuk ka bërë kallëzim. Kur ka bërë pastaj kallëzim për kërcënimin, gjyqtarja ka shtuar edhe kërcënimin e prokurorit.

A është marrë në mbrojtje? Kjo është një çështje që tashmë është marrë nën hetim. Nuk duket çështje shakaje. Sa serioz është ky kërcënim? Çfarë çështjesh ka patur kjo gjyqtare? Ka edhe çështje me trafikanë droge.

Si garantohet mbrojtja? Policia merr në mbrojtje banesën, bën mbrojtje fizike të familjarëve. Shikohen të gjithë elementet. Sot është dhënë mbrojtje tre mujore dhe do të vlerësohet sërish.

A janë të kërcënuar njerëzit e sistemit të drejtësisë? Kemi të vrarë nja 230 policë, kemi një gjyqtar, që nuk është vrarë për shkak të punës, Skerdilajd Konimi dhe atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

A kemi kërcënime? Po kemi dhe do të rriten, sa më shumë çështje të mëdha të shkojnë për gjykim.

Gjatë kohëve të fundit, në këtë moment, janë nën mbrojtje nga struktura e posaçme, 23 prokurorë dhe gjyqtarë, për shkak të kërcënimeve dhe vlerësimit që këto kërcënime janë serioze. Kemi tre drejtues policie që janë gjithashtu në mbrojtje”, tha Hoxha.

Etiketa: gjyqtareHoxhakercenime

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Bushati-xhaxhait të Aleks Nikës: Rama e bëri gardistin kryebashkiak

Bushati-xhaxhait të Aleks Nikës: Rama e bëri gardistin kryebashkiak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com