GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Lëvizjet në PD, Basha largon drejtuesit politik që iu bashkuan Berishës

16:56 - 25/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lëvizjet në PD, Basha largon drejtuesit politik që iu bashkuan Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I quajturi Komisioni i Përkohshëm i Drejtimit të PD-së, bashkë me paralajmërimin që i dha Lulzim Bashës për të liruar zyrën në 5 janar, ka përcaktuar edhe agjendën politike përmes së cilës do të kërkojë të marrë në kontroll selinë blu. Dualiteti mes Bashës dhe Berishës për të pasur kontrollin e Partisë Demokratike në janar krahas selisë qendrore në Tiranë pritet të zbresë edhe në degët e PD.

Sali Berisha paralajmëroi pak ditë më parë se në janar, komisioni i drejtimit të PD do të nis procesin e zgjedhjes së kryetarëve të ri të PD në të gjithë vendin. Por agjenda e Berishës duket se është e njëjtë me atë që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike përcaktuan në 18 dhjetor në Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve. Në planin organizativ të PD parashikohet që vendimmarrjet e rëndësishme politike të nisin javën e ardhshme ku Lulzim Bashës do t’i duhet të përcaktojë edhe drejtuesit politik në të gjithë qarqet.

Selia blu ka konfirmuar se të gjithë përfaqësuesit që tashmë kanë dalë në krah të lëvizjes së ish-kryeministrit Berisha nuk do të jenë më në krye të qarqeve. Kështu Edi Paloka nuk do të drejtojë më qarkun e Durrësit, Edmond Spaho Korçën, Tritan Shehu Gjirokastrën, Bujar Leskaj Vlorën, Aldo Bumçi degët 1, 12 dhe 14 në Tiranë, Agron Shehaj degën 5 dhe 7 në kryeqytet, Albana Vokshi degën 9 dhe 11, Belind Këlliçi degët 6, 13, 15 dhe 16 si dhe Flamur Noka s’do të jetë më si drejtues politik në degët e PD në Kamëz, Paskuqan dhe Vorë.

Shumë nga degët tashmë i janë besuar 4 nënkryetarëve të Partisë, Alfred Rushaj, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj. Por demokratët do të ndryshojnë edhe kryetarët e degëve 12 prej të cilëve u komanduan pak ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Komisioni. Me agjenda të njëjta por qëllime të ndryshme, duket se pas janarit dualiteti për selinë qendrore të PD do të zbres edhe në degët e PD në rrethe.

Etiketa: drejtuesit politikLevizjetLulzim BashaPDSali Berisha

Lajme të lidhura

Vendimi i Burgjeve/ Të hënën Fredi Beleri del nga qelia me 5 ditë leje
Aktualitet

I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit

09:50 - 27/03/26
Çfarë fshihet pas nismës së Partisë Socialiste për referendumet
Aktualitet

Çfarë fshihet pas nismës së Partisë Socialiste për referendumet

09:16 - 27/03/26
Ish-sekretari Blinken: “Non grata” lidhet me problemet e Berishës, jo me SHBA! U qëndroj sanksioneve të vendosura
Breaking Views

Ish-sekretari Blinken: “Non grata” lidhet me problemet e Berishës, jo me SHBA! U qëndroj sanksioneve të vendosura

18:03 - 26/03/26
Para
“Ka gjithmonë dritë në fund të tunelit”, Sneijder bëhet “Babagjyshi” për Krishtlindje

“Ka gjithmonë dritë në fund të tunelit”, Sneijder bëhet “Babagjyshi” për Krishtlindje

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Megaskandali”/ Investigimi i deputetit të PD: Dyfishohet numri i makinave, bie sasia e karburantit të importuar
Aktualitet

Çmimet e larta të karburanteve/ Konfindustria i kërkon qeverisë: Ulni barrën fiskale dhe taksat vjetore të makinave

10:05 - 27/03/26

Konfindustria ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve përmes Bordit të Transparencës,...

Lexo më shumë
Vendimi i Burgjeve/ Të hënën Fredi Beleri del nga qelia me 5 ditë leje

I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit

09:50 - 27/03/26
Reshjet e dëborës zbardhin edhe Kukësin, Tropojën e Dibrën, si paraqitet situata

Reshjet e dëborës zbardhin edhe Kukësin, Tropojën e Dibrën, si paraqitet situata

09:18 - 27/03/26
Çfarë fshihet pas nismës së Partisë Socialiste për referendumet

Çfarë fshihet pas nismës së Partisë Socialiste për referendumet

09:16 - 27/03/26
Dimër në pranverë? Zbardhet nga dëbora juglindja e vendit, si paraqitet situata me rrugët

Dimër në pranverë? Zbardhet nga dëbora juglindja e vendit, si paraqitet situata me rrugët

08:31 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com