GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Lëvizte me hanxhar”, dëshmitë tronditëse të banorëve: Më përdhunoi gruan, e denoncova

09:38 - 17/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 6 min
A A
“Lëvizte me hanxhar”, dëshmitë tronditëse të banorëve: Më përdhunoi gruan, e denoncova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nën shok të terrorit të një nate më parë ku u përballën me lajmin e kobshëm se bashkëfshatari i tyre, Klodian Çalamani kishte torturuar e vrarë në mënyrë mizore djalin e familjes që e mbante me bukë, banorët e zonës rrëfejnë këmbanat e alarmit që kishin rënë në fshat nga saga e makabriteteve që vrasësi monstruoz kishte kryer vazhdimisht.

Teksa disa banorë e kanë të pamundur të vënë në fjalë dhimbjen që i ka kapluar, të tjerë ndajnë historitë që paralajmëruan ngjarjen e pasdites së djeshme.Përdhunimet e kryera nga Klodian Çalamani rrëfehen nga vet familjarët e viktimave të përdhunimit, ku theksohet se ndonëse rasti është denoncuar në polici, organet kompetente kanë heshtur nën argumentin se nuk kishte shumë që kishte dalë nga burgu.

“Të tëra të këqijat i ka.E kam djalin e mikut tim. Ka qenë problematik, i ka të gjitha moralet e këqija, kurvar, hajdut. Siç ka qenë i ati është edhe i biri. E kemi përzënë nga shtëpia, qe kam çuar dhe në polici. Më ka bërë edhe mua një gjest te shtëpia. Donte të përdhunonte gruan time, ka ndodhur pasi dola nga burgu edhe vetë. Ai të tëra të këqijat i ka. Më përdhunoi gruan, çfarë do të bëjë më. Bridhte me biçikletë  tij, bën vaki që i ka marrë edhe lekë dhe e ka vrarë në bahçe. Aq logjikon. Nuk u dënua për gruan time, sepse nuk kishte shumë që kishte dalë. Un e denoncova, e rrahën dhe nuk i bënë gjë. Edhe frikë kemi pasur se ai është njeri i paparë duhet varur me se s’bën, mendimi im dhe i tërë fshatit është ky. Mbante edhe thika, hanxharë me vete.”, tregon një banor.

Banorët tregojnë se ai është një person i rrezikshëm, për të cilin drejtësia nuk funksionoi kurrë.

“Ka bërë ai si ska bërë, të tillë ka bërë, por s’ka ligje s’ka, ata prokurorë e gjyqtarë janë të korruptuat të tërë. Edhe para ca vitesh ashtu ka bërë këto gjëra.”

Lidhur me shkaqet e vrasjes makabre të 8-vjeçarit, iniciuar nga e shkuara e autorit, banorët hedhin dyshime se fëmija mund të jetë përdhunuar fillimisht, e më pas është vrarë.

“Hante një copë bukë, flinte dhe më dhe.Pa folur ekspertiza ne nuk flasim dot më shumë.Nuk kishte pse e donte atë fëmijë ai 8-vjeç, as pse ta merrte ta fuste..veçse përdhunim.”

Dënimi maksimal është kërkesa që vjen në sinkron nga të gjithë banorët e zonës.

“Drejtësia trekëndëshin ore, le ta djegi me benzinë, jo t’a varin, t’a djegin me benzinë e të vihet ligji.Ai e vret birin e botës atje dhe kur vjen puna vete te shtëpia e shantazhin, po tregove të vrava dhe ty.”

“Ai do djegur, veçse s’ka ligje, ai do varur, ai është jashtë njerëzimit që ka bërë atë.”

Ai do djegur, veçse s’ka ligje, ai do varur, ai është jashtë njerëzimit që ka bërë atë.Unë u habita, më thanë ajo lagja andej, u llahtaritëm edhe gjumi natë s’na ka zënë.Me vdekje, dënim me vdekje.Me bindje të plotë pro dënim me vdekje.”

“Ai është kriminel, do varur, ligji t’i japë firmat e të gjithë fshatit.”

Klodian Çalamani pas shumë bëmash ndodhet nën pranga, por hija e veprimtarisë së tij duket se do të mbetet gjatë në kujtesën e bashkëfshatarëve të zonës, te cilët theksojnë se ndihen të pasigurtë për fatin e fëmijëve të tyre.

“Ndihemi si s’ndihemi.Unë kam nip vet, ikën në shkollë dhe e porosis të mos iki me makinë, të mos iki tutje, e përcjell e vjen në shtëpi.Kush është ai që s’ka frikë, frikë ka.”

“Lozte me biçikletën, kur mora vesh…është mëkat i madh që është bërë me atë kalama.”, shprehet mes lotësh një banor.”

Autori që vrau me lopatë të miturin në Fier gjatë procesit të marrjes në pyetje ka shfaqur shenja të paqëndrueshmërisë mendore, ndërsa ka deklaruar se i mituri e kishte sharë.

Ai ka deklaruar para policisë, se vrasjen e ka kryer në oborr pranë portës kryesore e më pas e ka zhvendosur trupin në brendësi për ta mbuluar.

Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 ka bërë denoncimin e polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe nuk kishte asnjë gjurmë. Të gjithë nisën kërkimet nëpër lagje por Mateo nuk ishte askund. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të mitur ka qenë me Çalamanin. Duke marrë shkas edhe nga e shkuara e tij efektivët kanë kryer kontrolle në banesë, ku vrasësi ka shfaqur shenja nervozizmi. Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin horror, ku përveç se e kishte vrarë edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë.

Por autori nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, e cila e dënoi me vetëm katër vite burg për rrëmbimin, torturimin dhe kërcënimin e një vajze sëbashku me shokun e tij.

Vrasësi Klodian Çalamani mësohet se e njihte fëmijën që vrau. 8-vjeçari ishte nip i shokut të autorit, me të cilin në 2006 kanë rrëmbyer një vajzë dhe kanë torturuar e kërcënuar se do e gjymtonin.

Shoku i autorit, Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej kësaj ndenje, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak. Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Aso kohe, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.

Etiketa: 8 vjecariDhune fizikeFierKlodian CalamaniKryesore1perdhunimVrasje

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Jetonte në kasolle, familjarët e 8-vjeçarit e mbanin me bukë, si u kap vrasësi në Fier

Riktheni dënimin me vdekje, mos i lironi kriminelët nga burgu e psikiatria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com