GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Liberalizimi i vizave në Kosovë, ambasadori francez skeptik: E përkrahim, por…

13:37 - 11/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Liberalizimi i vizave në Kosovë, ambasadori francez skeptik: E përkrahim, por…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha se Franca e mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, megjithatë theksoi se janë disa çështje që janë duke u diskutuar në nivel teknik në BE.

“Në qershor të këtij viti, presidenti Emmanuel Macron i ka thënë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se ne jemi në favor të liberalizimit të vizave me disa masa përcjellëse që duhet të realizohen. Diskutimet teknike për liberalizimin e vizave po vazhdojnë dhe po presim që të ketë një vendim pozitiv, të favorshëm”, deklaroi ambasadori francez, Guerot.

Të enjten, vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023, kur do të nisë zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS).

Këto komente Guerot i bëri pas një ceremonie të organizuar bashkërisht në mes të Ambasadës së Gjermanisë dhe Ambasadës së Francës në përkujtim të armëpushimit të 11 nëntorit 1918, veprim ky që i dha fund Luftës së Parë Botërore.

I pyetur nga gazetarët, ambasadori francez nuk komentoi shumë për atë që po quhet “plani franko-gjerman”.

Për këtë plan që parashihet t’i sjellë më afër normalizimit raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, Bashkimi Evropian ka thënë se kanë marrë përgjigje, si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia.

Në BE, kanë thënë se janë duke analizuar përgjigjet e dërguara nga palët.

“Kur bëhet fjalë për rezultatet konkrete, mendoj se nuk mund t’ju them më shumë në këtë fazë. Është koha e paraparë kur do të bëhet publike”, theksoi Guerot.

Krahasuar me zyrtarët në Serbi, në Prishtinë, zyrtarët e Qeverisë kanë shprehur më hapur përkrahjen për këtë plan. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, po qëndrojnë në Francë, ku janë takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Në këto takime, ambasadori Guerot tha se është diskutuar mes tjerash për shtensionimin e situatës në komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Guerot tha se pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës, duhet dialog për ta normalizuar situatën atje./REL

 

Etiketa: AmbasadorifrancezKosove

Lajme të lidhura

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!
Breaking Views

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26
Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet
Kosovë & Rajon

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet

08:55 - 19/02/26
Kadri Veseli në Hagë: I kam shërbyer vendit tim! Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë
Kosovë & Rajon

Kadri Veseli në Hagë: I kam shërbyer vendit tim! Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë

15:16 - 18/02/26
Para
Grida Duma zyrtarisht moderatore, titullin e programit e zbulon Lori Hoxha

Grida Duma zyrtarisht moderatore, titullin e programit e zbulon Lori Hoxha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com