GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lidhje me grua të martuar? Ja si u rrah Omeri nga 4 persona

21:14 - 20/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Lidhje me grua të martuar? Ja si u rrah Omeri nga 4 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno

Ngacmimi në mënyrë të vazhdueshme dhe krijimi i një lidhje intime me një grua të martuar, është bërë shkak për marrjen peng dhe dhunimin e rëndë të Gentian Omerit.

Ky i fundit ishte duke udhëtuar nga Konispoli në drejtim të Tiranës, kur gjatë orëve të mesnatës është sulmuar me makinë, duke u rrëmbyer, futur në bagazh dhe dhunuar fizikisht nga 4 personat.

Mësohet se shkak i përshkallëzimit të kësaj ngjarje, është bërë lidhja intime që Omeri kishte krijuar me vajzën e Astrit Ndoj nga Konispoli dhe motrën e 2 vëllezërve, Anton dhe Aleksandër Ndoj.

Omeri, kishte disa kohë që ngacmonte të afërmen e tyre, e cila rezulton e martuar, por nga ana tjetër kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore.

Mes kësaj lidhje të jashtëligjshme, kishte hyrë dhe Gentian Omeri, i cili gjatë kësaj kohe ngacmonte pikërisht gruan, por kjo lidhje kohët e fundit ishte zbuluar nga babai, dy vëllezërit dhe xhaxhai i saj.

Si pasojë e konfliktit verbal mes tyre, në mesnatën e 19 janarit 2023, Gentian Omeri, teksa po udhëtonte më makinën e tij drejt Tiranës, është goditur me mjetin ku lëviznin 4 personat, Pjetër Ndoj, Anton Ndoj, Aleksandër Ndoj dhe Astrit Ndoj, duke i shkaktuar atij aksident dhe nxjerrë makinën nga rruga.

Mjeti është ndalur në një kanal. Ndërsa katër personat kanë zbritur nga makina e tyre, duke e rrëmbyer forcërisht Gentian Omerin dhe futur atë në bagazhin e makinës.

Omeri është çuar në një vend, në fshatin Xarë, ku e kanë lidhur dhe më pas rrahur për ca orë, duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup.

Më tej 4 personat, e kanë marrë dhe hedhur në një kanal, pasi kishin menduar se Gentian Omeri, kishte ndërruar jetë si pasojë e dhunës së ushtruar prej 4 personave.

Katër autorët janë arritur të identifikohen nga kamerat e sigurisë të disa prej bizneseve në zonën e Konispolit dhe Sarandës, duke mundësuar dhe arrestimin e tyre mesnatën e djeshme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Gjatë momentit të arrestimit, asnjëri prej 4 personave nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë, duke çuar duart lart.

Ndërsa në ditët në vijim dy vëllezërit Astrit Ndoj dhe Pjetër Ndoj së bashku me dy djemtë e Astritit, shtetasit Anton dhe Aleksandër Ndoj, pritet të dalin para gjykatës së Sarandës, për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë prokuroria.

Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje”, “Heqje e paligjshme të lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës” të  kryer në bashkëpunim.

Etiketa: KonispolOmeriTirane

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Para
Skandali i manipulimeve, Juves i hiqen 15 pikë

Skandali i manipulimeve, Juves i hiqen 15 pikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit
Horoskopi

Horoskopi ditor, e Shtunë 27 dhjetor 2025

08:32 - 27/12/25

DASHI Do të ndjeni një nxitje të fortë emocionale: marrëdhëniet bëhen më intensive dhe ka një dëshirë për dialog. Kjo...

Lexo më shumë
Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com