GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lija e majmunit në Shqipërin, Tomini: I riu ka shfaqur simptoma të lehta, s’ka vend për panik

15:22 - 12/06/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë ka ndodhur? Aurela Gaçe tërhiqet përkohësisht nga muzika
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është konfirmuar rasti i parë me linë e majmunit (monkeypox) në Shqipëri. Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini, në një intervistë për “Sot  Live në Shqipëri”, theksoi se bëhet fjalë për një rast të importuar dhe 30-vjeçar i prekur kishte udhëtuar në Itali dy javë para se të diagnostikohej.

Sipas saj, është bërë i mundur izolimi në kushte shtëpiake, pasi simptomat që ka shfaqur kanë qenë të lehta dhe nuk ka pasur nevojë për hospitalizim, ndërkohë që janë marrë masat dhe gjurmuar edhe kontaktet e tij.

“ISHP ka konfirmuar rastin e parë të lijës së majmunit, rasti është konfirmuar gjata majit dhe janë marrë masat me izolimin dhe parandalimin e transmetimin të infeksionit. Është dyshuar si rast nga shërbimi i sëmundjeve infektive pranë QSUT dhe ndërkohë ka vijuar ecuria e bashkëpunimit në bazë të survejancës për monitorimin e rastit dhe vijueshmërinsë e diagnozës laboratorike. Rasti është në Shqipërinë e mesme, 30-31 vjeç, është i gjinisë mashkull, është rast i importuar, jo autokton. Ndërkohë rasti i importuar nga Italia. Ka pasur histori udhëtimi dy javor para se rasti të diagnostikohet nga ISHP. Mostra laboratorike në bashkëpunim me sëmundjet infektive në Qendrës Spitalore, u soll pranë laboratorit të virologjisë dhe vlerësuam situatën dhe ndjekjen e kontakteve”, theksoi Tomini.

Pyetur për simptomat që shfaq kjo sëmundje infektive, Tomini përmendi gjendjen e plogështisë, temperaturën, debulesën si simptomat më të zakonshme.

“Është sëmundje që jep gjendje plogështie, paraqitjen e një temperature, depulesë, shfaqje në lëkurë mikro noduse të vegjël, që mund të ketë ndryshimet e veta gjeografike. Mund të shfaqen në zonat intime, në pjesën e anusit, në të gjithë sipërfaqen e lëkurës. Shoqërohet edhe me formacioneve që mund të bëjnë diagnoza diferenciale edhe me sëmundje të tjera të lëkurës. Rasti ka pasur klinikë të lehtë në situatën e përgjithshme, i menaxhuar dhe izoluar në kushte shtëpiake. S’ka pasur altenime të funksioneve të tjera të organizmit për t’u hospitalizuar por është ndjekur nga shërbimi infektiv dhe nga ISHP e rajoni inspektiv”, theksoi Tomini.

Tomini theksoi më tej se sëmundja mund të transmetohet nëpërmjet kontakteve seksuale, por edhe nëpërmjet kontaminimit të objekteve.

“Është një sëmundje që transmetohet jo vetëm seksualisht por edhe nëpërmjet kontaktit lëkurë më lëkurë, kontakte të ngushta me një person të infektuar. Mund të merret edhe nëpërmjet kontaminimit të objekteve dhe me raporte seksuale. Secili mund të riskojë por duke respektuar kushtet e higjienës, distancimin fizik deri në periudhën sa të mbarojë izolimi”, shtoi ajo.

Etiketa: Eugena TominiLija e majmunit

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
E rëndë/ E moshuara i jep fund jetës

'Pse flet për familjen tonë'/ Babë e bir e dhunuan me grushta, 60-vjeçari godet me kaçavidë të riun në Patos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com