Më 28 korrik dhe 18 gusht 2025, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka marrë dy vendime për tenderin e kamerave dhe skanerëve të burgjeve që organizohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Njëri kërkonte ndarjen në lote të prokurimit, tjetri miratonte anulimin e tij. Të dy këto akte janë shpërfillur nga shefja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Sipas ligjit, duhej që brenda 5 ditëve të zbatohej vendimi. Më në fund, në datën 15 shtator, AKSHI ka nxjerrë njoftimin e anulimit të procedurës.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt : “Mirëmbajtje e Sistemit të Sigurisë në IEVP për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve” me Fondin Limit: 619,796,658 Lekë pa TVSH ose 6,278,329 Euro pa TVSH.
Pazari i vjetër që mban peng tenderin
Tenderi është njoftuar më 10 prill 2025, ndërsa afati i fundit për paraqitjen e ofertës ishte më 12 maj 2025. Por, deri tenderi tani ka qëndruar pezull. Çfarë fsheh kjo zvarritje?
Shkaku është kontrata Nr. 80, datë 6 dhjetor 2023, “Mirëmbajtje e pajisjeve të sigurisë skanera dhe ura për
Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”. Kjo kontratë përfundon në Dhjetor 2025 dhe me ecurinë tepër të
ngadaltë të kësaj procedure, asgjë nuk e pengon AKSHI-n që të vazhdojë abuzimet e deritanishme, duke e përfshirë të gjithë mirëmbajtën e këtij shërbimi në kontratën e ardhshme të mirëmbajtjes për të gjitha IEVP-të.
AlbaScan, me pronar Elton Jorgjis ka kontratën me AKSHI-n. Konkretisht bëhet fjalë për tenderin me REF-81347-09-26-2023 për të cilën është nënshkruar marrëveshja me kohëzgjatje prej 24 muajsh.
Në çdo IEVP në Shqipëri, pa përjashtim, ka sisteme skanimi dhe sisteme detektorësh me qëllim parandalimin e futjes së mallrave dhe sendeve të paligjshme në këto institucione. Këto sisteme janë objekt mirëmbajtjeje të vazhdueshme me qëllim funksionimin e tyre 24/7.
Po çka ndodhur në terren? Rezulton se numri i sistemeve të skanimit dhe detektimit që duhet të mirëmbahen është vetëm për 5 IEVP nga 19 IEVP në total, çka shtron pyetjen “Si mirëmbahen këto sisteme në 14 IEVP-të e tjera?”
Përgjigja për këtë pyetje gjendet në tabelën më poshtë të marrë nga portali i Ministrisë i Financave, ku tregohen pagesat nga sistemi i Thesarit të Shtetit gjatë vitit 2025, ku rezulton se AlbaScan vazhdon të tërheq para si në bankomatin e vet.

Këto pagesa vazhdojnë çdo muaj pavarësisht se skanerat shpesh herë nuk kanë punuar dhe disa vazhdojnë të jenë jashtë funksionit.

Sipas dokumentit më sipër, në datën 14 dhjetor 2023 Thesari i Shtetit ekzekutoi një pagesë në vlerën 28 milionë e 431 mijë lekë ose rreth 278 mijë euro për kompaninë AlbaScan. Kjo ishte pagesa e muajit e kontratës për “Mirëmbajtjen e sistemit të sigurisë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale” për Drejtorinë e Burgjeve.
Ky veprim përsëritet me përpikmëri çdo muaj.
Skanerat i hëngrën “kokën” drejtorit të Burgjeve
Në dhjetor 2023, Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për krime të rënda, qëlloi me një pistoletë me mulli dy të burgosur të tjerë në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Një i vdekur dhe një i plagosur. Arben Lleshi, objektivi i Mjacajt, ka humbur jetën menjëherë, ndërsa Indrit Shaqja mbetet i plagosur, duke qenë edhe dëshmitari kryesor i asaj çfarë ndodhi.
Arma, e futur mbi dy javë përpara ngjarjes në qelinë e Mjacajt, kthehet në strumbullarin që futi në qeli të gjithë ekipin drejtues të Burgut të Peqinit, të cilët deri atë ditë kishin detyrë ta mbikëqyrnin Mjacajn dhe shokët e tij.
Nga hetimi i parë rezulton se kamerat nuk punonin. As skaneri nga ku kalon gjithçka drejt qelive nuk funksionon, duke ngritur mjaft pyetje për sigurinë në burgje.
Ende pa u shuar jehona e vrasjes në burgun e Peqinit, viti 2024 nisi me një tentativë arratisje në burgun e Fierit. Koka e organizimit të arratisjes u tha se ishte Dan Hutra, vrasësi i 3 grave, i cili në këtë tentativë kishte me vete edhe 3 të dënuar të tjerë, Martin Kapllanin, Geraldo Veizin dhe Feti Kovaçin. Mjetet prerëse me të cilat janë sharruar hekurat e burgut ishin futur sërish brenda qelive duke rikthyer pikëpyetjet rreth nivelit të sigurisë në burgje dhe cilësisë së pajisjeve që ishin blerë për të krijuar këtë siguri.
Pas këtyre ngjarjeve, më 14 shkurt të vitit 2024, drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Admir Braja jep dorëheqjen, ndërsa në vend të tij u emërua Klevis Qose. Drejtori iku, kontrata mbeti, paratë i merr Albascan. Në dhjetor 2023, Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për krime të rënda, qëlloi me një pistoletë me mulli dy të burgosur të tjerë në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Një i vdekur dhe një i plagosur. Arben Lleshi, objektivi i Mjacajt, ka humbur jetën menjëherë, ndërsa Indrit Shaqja mbetet i plagosur, duke qenë edhe dëshmitari kryesor i asaj çfarë ndodhi.
Arma, e futur mbi dy javë përpara ngjarjes në qelinë e Mjacajt, kthehet në strumbullarin që futi në qeli të gjithë ekipin drejtues të Burgut të Peqinit, të cilët deri atë ditë kishin detyrë ta mbikëqyrnin Mjacajn dhe shokët e tij.
Nga hetimi i parë rezulton se kamerat nuk punonin. As skaneri nga ku kalon gjithçka drejt qelive nuk funksionon, duke ngritur mjaft pyetje për sigurinë në burgje.
Ende pa u shuar jehona e vrasjes në burgun e Peqinit, viti 2024 nisi me një tentativë arratisje në burgun e Fierit. Koka e organizimit të arratisjes u tha se ishte Dan Hutra, vrasësi i 3 grave, i cili në këtë tentativë kishte me vete edhe 3 të dënuar të tjerë, Martin Kapllanin, Geraldo Veizin dhe Feti Kovaçin. Mjetet prerëse me të cilat janë sharruar hekurat e burgut ishin futur sërish brenda qelive duke rikthyer pikëpyetjet rreth nivelit të sigurisë në burgje dhe cilësisë së pajisjeve që ishin blerë për të krijuar këtë siguri.
Pas këtyre ngjarjeve, më 14 shkurt të vitit 2024, drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Admir Braja jep dorëheqjen, ndërsa në vend të tij u emërua Klevis Qose. Drejtori iku, kontrata mbeti
Kleçka e tenderit të ri që favorizon njërën kompani
Sipas shpjegimeve të bëra nga një specialist i AKSHI-it në seancën e mbajtur në KPP për tenderin, modelet dhe sisteme e instaluara në IEVP gjatë periudhës 2022-2024 janë HI-SCAN6040C dhe HI_SCAN6040i. Nga kërkimi në rrjet, “HI SCAN 6040C Shqipëri” del vetëm një kompani që ka ekskluzivitetin e këtyre produkteve në Shqipëri. AKSHI ka pranuar faktin se gjatë periudhës 2023-2024, AlbaScan ka instaluar disa skanera, të cilët kanë zëvendësuar pajisjet e dëmtuara. Mbi këtë realitet janë bërë kërkesat e tenderit të ri që favorizojnë kompaninë që ka realizuar instalimin e skanerave. Kjo situatë ka pasoja të drejtpërdrejta. Për shembull, sipas kushteve të vendosura, mungesa e stafit të certifikuar nga prodhuesi i pajisjeve “Smith Detection” përjashton automatikisht çdo kompani tjetër nga mundësia e përmbushjes së kritereve kualifikuese për këtë tender.
Kë po favorizon Karçanaj?
Në tetor 2022, u shpall tenderi me objekt “Mirëmbajtja e sistemit të sigurisë në 18 Institucione të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale”, në interes të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Vlera e tenderit ishte 611 milionë lekë të reja.
Tenderi u zhvillua me vetëm një operator ekonomik, bashkimin e shoqërive Advanced Business Solutions- Albascan- Real Com dhe CSP SHPK. Ky operator e fitoi tenderin pa garë duke ofruar 568.6 milionë lekë pa TVSH. Kontrata e këtij tenderi e firmosur zyrtarisht në 19 dhjetor të vitit 2023 parashikonte mirëmbajtjen e sigurisë në burgje, përfshirë vëzhgimin me kamera, ndërrimin e kamerave të vjetra që mund të ishin të dëmtuara ose amortizuara. Ky projekt i paralajmëruar nga Edi Rama qysh më 2018 dështoi për shkak të korrupsionit.
ADVANCED BUSINESS SOLUTIONS –ABS sh.p.k”, ka si pronar kryesor Gerond Meçen. Deri në dhjetor 2024, më shumë se 53 milionë euro tendera të AKSHI-t, janë përfituar nga kompanitë e shtetasit Gerond Meçe. Ky i fundit, pasi ka përfituar tenderat, nga AKSHI, ia ka kaluar punimet kompanive të Armand Frangut, i cili është gjithashtu ortak i Gerond Meçes në dy kompani.
Meçe është ortak biznesi i Armand Frangut, i njohur si baxhanaku i Kryeministrit Edi Rama. Kompania ABS, e përdorur nga Meçe për të fituar tenderat e AKSHI-t, ka një rritje galopante të xhiros nga viti 2012, kur deklaronte xhiro 131 milionë lekë e deri në vitin 2024 kur xhiro ka arritur në mbi 18 milionë euro.
Baxhanaku i kryeministri Edi Rama, sipas të dhënave të siguruara nga QKB, rezulton aksioner në 2 kompani, B360 e bashkëthemeluar me Gerond Meçe dhe SIRMA e themeluar në vitin 2017 me ortak kompaninë SIRMA inc ku Armand Frangu ka në zotërim 45% të aksioneve. Të dyja këto firma kanë si objekt shërbimet IT.
E dyta kompani, AlbaScan, është një firmë tjetër e cila bashkëpunon me Meçen dhe në brenda pak vitesh ka xhiruar miliona euro. Të dy kompanitë, veç tenderit për sigurinë në burgje, fituan edhe atë 16 milionë euro për implementimin e Laboratorëve SMART në shkolla si dhe disa kontrata të tjera.
KPP i jep kohë Karçanajt
Pra duke parë se kush janë përfituesit e këtyre fondeve, bëhet e qartë se Karçanaj do t’i shkojë deri në fund porosisë që ka marrë. Po ashtu, Drejtoria e Burgjeve do ta kalojë në heshtje çdo anomali. Ndërsa KPP i jep kohë Karçanajt të zgjidhë lëmshin e krijuar prej saj.
Denoncimet në KPP janë bërë me këmbëngulje nga kompania “A E S S” me pronar Lefter Klemon. Qëllimi i tij është të marrë një pjesë të tortës duke kërkuar ndarjen e tenderit në tre lote (pjesë) kamerat, skanerat, telefonia.
Pas marrjes të pandehur dhe shkarkimit të kryetarit të KPP, Jonaid Myzyri, komisioni u detyrua të struket. Në këtë kuadër humbi terren edhe Gerond Meçe i ABS.
Pas shumë zvarritjeve, më 28 korrik 2025, KPP vendosi që të pranonte ankesat e operatorit ankimues dhe urdhëroi AKSHI-n ndër të tjera që ta ndajë procedurën në lote.

“Nisur nga fakti se autoriteti kontraktor nuk ka argumentuar teknikisht dhe ligjërisht mosndarjen në lote të procedurës, KPP gjykon, se autoriteti kontraktor duhet të marrë masa për të ndarë procedurën e prokurimit në lote”, theksohet ndër të tjera në vendim. Por AKSHI, as nuk e anuloi procedurën e shpallur, as nuk i rishikoi termat e referencës.

Vendimi tjetër i KPP që pasoi në datën 18 gusht 2025, pas korrespondencave mes institucioneve, i hap rrugën anulimit të procedurës.
Gjendemi para një korrupsioni që ka mbërthyer tre institucione dhe si çmim ka sigurinë në burgje.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.










Discussion about this post