GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Lindi pa jetë, pësoi dy herë vdekje klinike”/ Historia e Adorës, vajzës 3-vjeçare

21:35 - 06/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Lindi pa jetë, pësoi dy herë vdekje klinike”/ Historia e Adorës, vajzës 3-vjeçare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy herë vdekje klinike, dy atakë kardiakë, dy kriza të rënda, infeksion në gjak e tru, 4 herë në koma dhe 7 diagnoza në kokë e një në zemër. Ky bilanc i pabesueshëm mjekësor i përket një vogëlusheje 3-vjeçare që lufton me ngulm për jetën në çdo frymëmarrje të saj.

Është nëna e Adorës, Dorina Shima që rrëfen mes lotësh në “Rudina” dhimbjen, forcën dhe frikën për jetën e së bijës. Në muajin e shtatë të shtatzënisë, u shpall gjendja e Covid-it dhe gjithçka ishte më e vështirë.

Një ditë përpara lindjes së Adorës, Dorina kreu një eko që rezultoi mirë dhe më pas përjetoi një krizë të fortë. Ajo iu drejtua menjëherë maternitetit dhe deri mëngjesin e 5 Qershorit, askush nuk ndodhej pranë saj.

Dorina Shima: Aty filluan gjërat të ndryshonin. Mjekja nuk po na rrinte më në kokë, ishin në gjumë të gjithë deri në orën 8 të mëngjesit. Nga ora 1 e natës deri në 8 të mëngjesit unë nuk kam parë staf mjekësor. Më pas ka ardhur doktoresha që na ndiqte gjatë shtatzënisë dhe aty pa që Adora ka një bratikardi 30 dhe cianozë e thellë.

Rudina Magjistari: Domethënë në momentin që linde…

Dorina Shima: Adora ka lindur pa jetë.

Rudina Magjistari: Ka lindur pa jetë? Si është e mundur?

Dorina Shima: Sepse nga ujërat e pista që ishin mbledhur në barkun tim Adora i ka pirë, i ka konsumuar dhe kjo ka dëmtuar, ka pasur një dëmtim të rëndë në pjesën e kokës së Adorës dhe i ka shkaktuar pjesën e cianozës dhe njëkohësisht pjesën e dëmtimit në tru dhe në zemër.

Rudina Magjistari: Kjo është e shpjeguar nga mjekët më pas?

Dorina Shima: Ma kanë thënë mjekët dhe doktoresha që më ndiqte gjatë 9 muajve, më kanë thënë që kjo gjë është bërë nga neglizhenca e mjekëve. Pastaj aty filloi kalvari.

Dorina dyshon se të gjitha problemet shëndetësore të Adorës kanë filluar në momentin e lindjes sepse gjatë shtatzënisë nuk ka patur asnjë shqetësim.

Dorina Shima: Nga ujërat e pista që kishte pirë Adora, i krijoi probleme në zemër, i krijoi probleme në tru dhe nuk i kishte rrahjet e zemrës të plota.

Rudina Magjistari: Ti linde në mënyrë natyrale apo me operacion?

Dorina Shima: Jo, e kam lindur me cezarian. Më pas, në orën 8:30 është bërë ndërhyrja cezariane dhe aty panë që Adora është pa jetë. Për një orë e gjysmë, kanë bërë atë procesin për ta rikthyer në jetë. Është rikthyer në jetë dhe ka krijuar një vdekje klinike automatikisht.

Në këtë moment, rrahjet e zemrës së Adorës kanë qenë 20/30 dhe sipas mjekëve, konsiderohet pa jetë.

Dorina Shima: Më pas është rikthyer në jetë dhe ka rënë në vdekje klinike dhe nga aty e kanë dërguar në Tiranë. Unë nuk dija, nuk e dija fare sepse nuk më tregonin për çështjen e Adorës.

Unë nuk e kam ditur fare sepse kam qenë edhe nën efektin e narkozës, por edhe kur kanë kaluar ditët nuk më kanë treguar sepse femra është lehonë dhe nuk dëshiron ta bezdisë askush apo ta shqetësojë një person tjetër dhe nuk donin që psikologjia ime të binte shumë poshtë. Pas 4 ditëve unë e kam marrë vesh që Adora ka kaluar një fazë shumë të rëndë jete.

Rudina Magjistari: Pra për 4 ditë ty ta sollën vajzën?

Dorina Shima: Jo, sepse unë kam qenë në Shkodër, vajza në Tiranë dhe nuk kam pasur kontakt, unë nuk e njihja vajzën se kush ishte.

Rudina Magjistari: Pra e sollën direkt në Tiranë vajzën?

Dorina Shima: Po, në “Geraldinë”.

Rudina Magjistari: Ti kishe 4 ditë ndërkohë vazhdoje qëndroje në maternitet në Shkodër. Si ta shpjeguan? Pse vajza nuk ishte aty dhe ishte në Tiranë?

Dorina Shima: Në fakt nuk ma shpjeguan direkt, por në momentin që unë jam nisur për Tiranë më kanë kërkuar që të shkoj prapë në Shkodër sepse u mblodh stafi mjekësor, bashkë me drejtorin e spitalit dhe aty më thonë që vajza ka krijuar këtë lloj problemi.

Gjatë këtyre 4 ditëve, Dorina nuk e kishte takuar ende të bijën.

Dorina Shima: Në momentin që Adora ka pësuar përsëri një vdekje klinike të dytë, janë bërë gati për të më marrë në telefon për të më thënë që vajza ka ndërruar jetë. Është rikthyer përsëri në jetë, Zoti i madh ka dashur të jetë përsëri afër meje, ka rënë përsëri në gjendje kome dhe atë ditë që ka rënë në gjendje kome, mua më kanë dërguar te “Geraldina”. Më kanë dërguar dhe unë nuk e kisha idenë se çfarë ka ndodhur.

Etiketa: adorarrefimivajza 3 vjecare

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Tensionet për Belerin, Rama takon ministrin e Jashtëm grek

Tensionet për Belerin, Rama takon ministrin e Jashtëm grek

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com