GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lindita Nikolla ndryshon mobiljet e zyrës së pritjes, hap tenderin 234 milionë lekë

11:55 - 24/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Lindita Nikolla ndryshon mobiljet e zyrës së pritjes, hap tenderin 234 milionë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shpesh herë e ka të vështirë të drejtojë seancat e zhurmshme parlamentare, por tenderët “i qep” në qetësi. Këtë herë ajo ka vendosur të ndryshojë mobiljet në zyrat ku pret të ftuarit. Tenderi me objekt “Blerje e pajisjeve dhe mobileve për Qendrën e Vizitorëve” dhe fond limit 215 milionë lekë.

Më dokumentet e tenderit tregohet se me këto para do të blihen televizorë, mbajtëse TV, perde, ndriçues, vazo, gardërobë, mikrofona rafte dhe shumë të tjera. Por një nga produktet që bie në sy është tablete lojërash për fëmijë.

Vetëm Nikolla mund të na shpjegojë se përse i duhen tabletat e lojërave, sepse ne dimë që në Kuvend zhvillohen takime pune me të rritur.

Por, në dokumente nuk jepet asnjë shpjegim për mallrat që do të blihen edhe pse më datë  10 korrik 2023 kur të firmoset kontrata do të zbrazen 215 milionë lekë nga Thesari i Shteti.

Ndërkohë, Nikolla nuk e ka lënë me kaq.

Në të njëjtën ditë parashikohet që të firmosë dhe një kontratë të dytë. Bëhet fjalë për prokurim me objekt “Materiale te ndryshme mirëmbajtje specialisteti higjeno-sanitare”. Me pak fjalë do të blihen produkte  për pastrim dhe mbajtjen e higjienës së ambienteve në Kuvend.

“I paska hyrë pastrimit të shtëpisë me themel”, thotë populli. Por, në fakt Nikolla i ka hyrë abuzimeve me themel, sepse edhe për të blerë këto produkte do të shpenzojë 20 milionë lekë. Sigurisht janë shumë para për të blerë solucion për të larë xhamat, aromë për pllakat dhe likuid për duart, por Nikolla nuk pyet fare për shpenzimet.

 

Akoma më i çuditshëm bëhet fakti pse duhet të zhvillohet një tender për të blerë disa bidonë aromë dhe solucion për të larë duart?!

Mos vallë Nikolla i kërkon me përbërje speciale, sepse janë produkte që mund të sigurohen edhe pa një tender. Gjithsesi, i gjithë misteri i këtyre pikëpyetjeve do të bëhet i qartë kur të shpallen fituesit.

Nis me tensione seanca në Kuvend/ Nikolla s’e la të fliste, deputeti i PD-së i bie foltores me grusht

Etiketa: detergjentkuvendmibilieNikolla

Lajme të lidhura

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26
Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit
Breaking Views

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit

08:00 - 20/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…
Fact-Checking & Analize

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Para
Një vdekje është tragjedi, një milion vdekje janë vetëm statistikë

Një vdekje është tragjedi, një milion vdekje janë vetëm statistikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Vlorë, arrestohet 35-vjeçari, i gjenden në banesë municion dhe tritol
Aktualitet

(VIDEO) Vlorë, arrestohet 35-vjeçari, i gjenden në banesë municion dhe tritol

11:15 - 22/03/26

Në vijim të goditjeve të pandërprera ndaj veprimtarive kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative,...

Lexo më shumë
Lufta në Iran rrit çmimin e naftës, kryeministri Rama tregon pse nuk ndërhyn

Lufta në Iran rrit çmimin e naftës, kryeministri Rama tregon pse nuk ndërhyn

10:52 - 22/03/26
Thyhet “tabuja” në Peqin, PD zgjedh për herë të parë një grua kryetare

Thyhet “tabuja” në Peqin, PD zgjedh për herë të parë një grua kryetare

10:38 - 22/03/26
Protesta e PD, ja rrugët ku policia do të kufizojë qarkullimin rrugor

Protesta e PD, ja rrugët ku policia do të kufizojë qarkullimin rrugor

10:24 - 22/03/26
Protestë në festën e Sulltan Novruzit, PD-ja aksion kundër qeverisë, Berisha: Në rrugë dhe sheshe…

Protestë në festën e Sulltan Novruzit, PD-ja aksion kundër qeverisë, Berisha: Në rrugë dhe sheshe…

09:15 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com