GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lindita Nikolla shpëton deputetët nga vapa, bën tender 263 mln lekë për kondicioner

16:46 - 06/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Lindita Nikolla shpëton deputetët nga vapa, bën tender 263 mln lekë për kondicioner
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Debatet e shumta të ditëve të fundit në lidhje me presidentin e ri, mesa duket nuk e kanë shpërnqendruar kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Kjo pasi intensiteti i debateve dhe temperaturat e larta e kanë detyruar që të hapë një tender të majmë për t’i “ftohur”. Jo për t’u ftohur mendjen diskutojnë për hallet e qytetarëve, por për t’i mbrojtur nga vapa e madhe! Temperaturat e larta në Shqipëri kanë sjellë ankesat e burrave të shtetit, të cilat, pasi janë mësuar me temperaturat në banesat e tyre, duan të njëjta kushte edhe në zyrat e shtetit.

Tenderi është shpallur nga vetë Kuvendi i Shqipërisë, i cili ka akorduar plot 300 mijë dollarë. Tendera të tilla janë bërë sa herë që në Tiranë temperaturat rriten, apo në stinën e verës. Por, ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, që me vështirësi paguajnë faturat e dritave, apo nuk kanë instaluar kondicionerë në banesa, për burrat e shtetit mendojnë taksapaguesit. Përveç rrogës, dietave të majme, benefiteve të tjera, apo edhe për pensionin e majmë që marrin, me taksat e shqiptarëve këta deputetë do të ftohen.

 

 

Sipas dokumenteve, Kuvendi i Shqipërisë ka hapur tenderin për blerje mallrash me objekt “f.v të sistemit për trajtimin e ajrit dhe kondicionimit në Sallën Plenare”. Në dokumente thuhet se fondi limit për këtë tender është 26.281.128 lekë pa TVSH.

Fondi është strukturuar sipas projektit; fondi limit për furnizim për pajisje mekanike VRV/Kondicionere/Ventilatore/Rooftop në vlerë 18.085.053 lekë pa TVSH. Gjithashtu edhe fondi limit i përfshirë edhe fondin rezervë 5% në vlerë 11.210.251 lekë pa TVSH për punime për instalimin e pajisjeve mekanike. Punime llamarine, kabllo komunikimi dhe sinjalizimi, tubacione për furnizimin me ajër, grila dhe aksesorë të tjerë si dhe sistemi i Instalimit të tubacioneve të kondesimit. Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 2 muaj nga data e dorëzimit nga AK të sheshit të ndërtimit.

 

 

Tenderi do të zhvillohet në datën 26 qershor, ndërsa me këto afate, punimet pritet të përfundojnë në verë. Por, ajo që bie në sy në këtë procedurë është se po harxhohen miliona lekë për ajrin e kondicionuar të Kuvendit, kur fare mirë këto para mund të shkonin për ndërtimin e çerdheve, kopshteve, lulishteve apo edhe për shkollat e spitalet.

Kuvendi është marrë gjatë me këto procedura, pasi i ka specifikuar një e nga një. I ka analizuar në bazë të ankesave apo edhe të vetë të sistemit aktual. “Objekti është i përbërë nga zona me tipologji të ndryshme, në të cilat ushtrohen aktivitete që dallojnë me njëra tjetrën, por që kanë të njëjtin qëllim të përbashkët për sa i përket sigurimit të një komoditeti normal për punonjësit. Këto kërkesa janë vlerësuar në proporcion me standardet e jetesës si dhe me ndikimin e tyre në koston e ndërtimit të objektit”, thuhet në këto dokumente. Por, në çfarë standardi të jetesës? Të deputetëve apo të njerëzve të thjeshtë?!

Më tej, thuhet se sistemi i ngrohje/ ftohjes se godinës është planifikuar të jetë me pompë nxehtësie VRV Inverter (gaz gaz). “Këtu kemi përfshirë ambientet e zyrave dhe korridoreve. Gazi do të shpërndahet nga rrjeti i tubove të bakrit. Të tre katet do të kenë në funksionin e tyre vetëm një grupim pajisjesh të jashtme. Të gjitha njësitë e brendshme do të komandohen nga një pult qendror, të cilët do të instalohen në ambientin e recepsionit, kati përdhe”, thuhet në këto dokumente./Boldneës.al/

 

 

Etiketa: DeputetetkondicionerKryesore1Lindita Nukollavapa

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
“Kastrati” pa garë edhe në Bashkinë e Tropojës, merr 100 milionë lekë për karburant

Vorë apo Vlorë? Kryebashkiaku Shera i ngatërron emrin qytetit dhe i fal 50 mln lekë Kastratit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com