GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

18:12 - 02/05/24
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Liria e fjalës e rrezikuar nga media…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Lutfi Dervishi
Dita e lirisë së shtypit është një ditë e mirë për të parë hijet që kërcënojnë gazetarinë jo nga jashtë, por nga brenda.
Një nga kërcënimet më të mëdha është deformimi i prioriteteve gazetareske. Në vend të përqëndrimit te raportimi objektiv dhe gazetaria hulumtuese në modë sot është opinioni dhe sensacioni. Kjo rokadë ka bërë që miti për gazetarinë këtu të mos jetë te reporteri/gazetari, por opinionisti/analisti. (Një gazetar raporton atë që ka parë /verifikuar dhe atë që ka ndodhur në terren. Një analist/opinionist flet çfarë ndodh në kokën e tij)
Propaganda e veshur si lajm është tjetër kërcënim për gazetarinë. Eshtë fakt se politikanët dhe qeveritarët tashmë raportojnë vetë nga vendgjarjet madje raportojnë edhe fushatat zgjedhore. Eshtë koha kur politikani bëhet vetë media dhe media e ndihmon duke shpërndarë propagandë.
Një tjetër trend shqetësues është abuzimi me “objektivitetin”. “Ai tha, ajo tha”. Një raportim pa asnjë verifikim mjaft që njëri thotë një budallallëk dhe gazetari në vend që të thotë se cila është e vërteta e ndjen se duhet të balancojë duke kërkuar edhe një budallallëk nga ana tjetër.
Në kushtet e cunamit informativ besueshmëria e medias cënohet edhe nga “tufa” e “ekspertëve/analistëve” që paraqiten si autoritete në fushat përkatëse. Në të shumtën e radhës ke të bësh me njerëz që kërkojnë vëmendje përmes medias dhe që atë që thonë sot e harrojnë nesër dhe atë që thonë nesër e kanë thënë pardje.
Në vend që të ofrojnë analiza të informuara dhe të bazuar në fakte, shpesh ata përhapin opinionet personale, në stilin “kështu ma merr mendja mua” . Në vend të sqarimit mbjellin konfuzion përmes spekullimeve, thashethemeve, dhe keqinformimit. Nuk mbajnë asnjë përgjegjësi dhe mendojnë se “ky popull kaq meriton”..
Ndërsa “Qershia mbi tortë” janë gjobvëniet të paraqitura si gazetari investigative.
Rreziqet që vijnë nga pushtetet e tjera dhe sidomos ai politik ndaj medias janë evidente dhe nuk thua asgjë të re. Por rënia e besueshmërisë së medias (15%) ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.
Pa vendosur autokontrollin, media nuk mund të bëhet e besueshme në misionin për të “kontrolluar” pushtetet e tjera.
Etiketa: liriaMEDIA

Lajme të lidhura

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Aktualitet

Mashtrim në emër të qenve: industria e ndyrë e “vullnetarëve” animalistë

11:15 - 07/02/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Para
Kush është lojtari që refuzoi kombëtaren greke për fanellën kuqezi

Kush është lojtari që refuzoi kombëtaren greke për fanellën kuqezi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26

  https://www.youtube.com/watch?v=JewbWBin-Qg Rikthehet fuqishëm në tavolinën e ndarjes së tenderave Safet Gjici, zyrtari i skandalit seksual në zyrën e kryetarit...

Lexo më shumë
Vrasja e Gjin Boriçit, kush janë 40 dëshmitarët e thirrur nga SPAK tek dosja ‘Metamorfoza’

Vrasja e Gjin Boriçit, kush janë 40 dëshmitarët e thirrur nga SPAK tek dosja ‘Metamorfoza’

15:24 - 16/02/26
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

Nënkryetari i FRPD: Arrestimet nuk na frikësojnë! Rinia do ngrihet më 20 shkurt kundër diktatorit të ri

14:53 - 16/02/26
Franca në alarm të plotë për përmbytje, stuhitë vdekjeprurëse godasin Spanjën

Franca në alarm të plotë për përmbytje, stuhitë vdekjeprurëse godasin Spanjën

14:22 - 16/02/26
Rama nga Prishtina : Nëse liderët e UÇK-së ‘varrosen’ për së gjalli, duhet të arrestohen edhe Bill Clinton dhe Tony Blair

Rama nga Prishtina : Nëse liderët e UÇK-së ‘varrosen’ për së gjalli, duhet të arrestohen edhe Bill Clinton dhe Tony Blair

14:02 - 16/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com