GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Liria e medias/ Shqipëria në nivelin më të ulët historik

08:52 - 03/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Liria e medias/ Shqipëria në nivelin më të ulët historik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organizata Gazetarët pa Kufij, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, radhiti Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike. Por, sipas treguesit që u publikua të martën, Shqipëria ka shënuar rënie, ndërsa Kosova ka shënuar përparim krahasuar me raportin e vitit të kaluar. Treguesi i klasifikon vendet në mjedise “të mira”, “pak a shumë të mira”, “problematike”, “të këqija” ose “shumë të këqija”, për lirinë e shtypit.

Në treguesin që përfshinë 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin 103-të duke shënuar një rënie prej 20 vendesh krahasuan me vitin paraprak kur renditej ne vendin e 83-të. Kosova ndërkaq ka shënuar një ngritje prej 17 vendesh. Treguesi i Gazetarëve pa Kufij e radhiti atë sivjet në vendin e 61-të ndryshe nga një vit më parë kur ishte në vendin e 78-të.

Nga vendet tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim për 33 vende. Ajo radhitet sivjet në vendin e 57-të, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 90-të. Serbia radhitet në vendin e 79-të, ndërsa një vit me parë ishte e 93-ta. Mali i Zi është në vendin e 63-të ndryshe nga treguesi i vitit të kaluar që e kishte renditur në vendin e 104-të. Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar rënie duke u radhitur në vendin e 67-të, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 58-të.

Organizata Gazetarët pa Kufij vlerëson se demokracitë po dobësohen nga asimetria midis shoqërive të hapura dhe regjimeve despotike që kontrollojnë mediat dhe platformat e tyre online, ndërkohë që bëjnë luftëra propagandistike kundër demokracive. Agresioni kundër Ukrainës (e cila radhitet në vendin e 106-të të treguesit) nga Rusia (që është në vendin e 155-të) në fund të shkurtit, pasqyron këtë proces, pasi konfliktit fizik i parapriu një luftë propagandistike, thuhet në raport.

Kina, që është në vendin 175-të, një nga regjimet autokratike më represive në botë, thuhet më tej, përdor arsenalin e saj legjislativ për të kufizuar popullsinë e saj dhe për ta shkëputur atë nga pjesa tjetër e botës, veçanërisht popullsinë e Hong Kongut i cili ka rënë ndjeshëm në renditjen e tij në treguesin e lirisë së shtypit duke u radhitur në vendin e 148-të.

Përplasjet midis “blloqeve” po rriten, thuhet në raport, siç shihet ajo midis Indisë së nacionalistit Narendra Modi (që radhitet 150-ta) dhe Pakistanit (i 157-ti). Mungesa e lirisë së shtypit në Lindjen e Mesme vazhdon të ndikojë në konfliktin midis Izraelit (në vendin e 86-të) dhe Palestinës (në vendin e 170-të) dhe shteteve arabe. Sipas organizatës, polarizimi i medias po ushqen dhe po forcon ndarjet e brendshme sociale në shoqëritë demokratike si Shtetet e Bashkuara, që radhiten në vendin e 42-të, pavarësisht zgjedhjes së presidentit Joe Biden.

Rritja e tensionit social dhe politik po nxitet nga mediat sociale dhe mediat e reja veçanërisht në Francë, e cila është e 26-ta. Shtypja e mediave të pavarura po kontribuon në një polarizim të mprehtë në “demokracitë joliberale” si Polonia, e cila radhitet e 66-ta, ku autoritetet kanë forcuar kontrollin e tyre mbi transmetimin publik dhe strategjinë e tyre për “ri-polonizimin” e mediave private.

Treshja e vendeve nordike që radhitet në krye të treguesit, Norvegjia, Danimarka dhe Suedia, vazhdon të shërbejë si një model demokratik ku lulëzon liria e shtypit. Situata është cilësuar si “shumë e keqe” në një numër rekord prej 28 vendesh. Të dhjetë vendet më të këqija në botë për lirinë e shtypit përfshijnë, Sirinë, Irakun Kubën, Vietnamin, Mianmarin, Kinën, Turkmenistanin, Iranin, Eritrenë dhe Korenë e Veriut. /Voa/

Etiketa: gazetarKryesore1kushte jo te miraliria ne emdiaShqiperia peson renie

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Papa Françesku kërkon vizitë me Putin: Nëse ai më hap derën…

Papa Françesku kërkon vizitë me Putin: Nëse ai më hap derën...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com