GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Liria në botë: Kosova, ndër vendet me përmirësimet më të mëdha

07:58 - 09/03/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Liria në botë: Kosova, ndër vendet me përmirësimet më të mëdha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në raportin më të ri të organizatës Freedom House për lirinë në botë, Kosova renditet e treta në listë për përmirësimet e bëra në këtë fushë. Edhe pse mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira, Kosova vlerësohet me plus 4 pikë për përmirësimin e të drejtave politike dhe të lirive civile.

Raporti i publikuar më 9 mars vë në dukje se përmirësimet më të mëdha gjatë vitit 2022 janë bërë në Kolumbi, e cila vlerësohet me +6 pikë. Pas saj renditet Sllovenia me +5 pikë, pasojnë Kosova, Kenia dhe San Marino me nga +4 pikë.

Në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira janë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina.

Freedom House vlerësoi 210 vende dhe territore në gjithë botën, prej të cilave 84 vende janë të lira, ashtu si edhe një territor, 54 vende dhe katër territore janë pjesërisht të lira dhe 57 vende dhe 10 territore janë jo të lira.

Burkina Faso, me dy grushtshtete në vitin 2022, pësoi rënien më të madhe të pikëve. Ajo humbi 23 pikë në shkallën 100-pikëshe të raportit, e ndjekur nga Ukraina, e cila humbi 11 pikë si rezultat i pushtimit rus.

Rënie pësuan edhe Tunizia, Nikaragua, Guinea, El Salvadori, Hungaria dhe Rusia.
“Hendeku midis numrit të vendeve që regjistruan përmirësime të përgjithshme në të drejtat politike dhe liritë civile dhe atyre që regjistruan rënie të përgjithshme në vitin 2022, ishte më i ngushti që ka qenë ndonjëherë në 17 vjetët e fundit”, thuhet në raport.

Përmirësime bënë 34 vende, ndërsa rënie shënuan 35.

Sipas raportit, përmirësimet, mes tjerash, u nxitën nga zgjedhjet më konkurruese, si dhe nga heqja e kufizimeve që lidheshin me pandeminë e koronavirusit dhe që ndikuan në mënyrë joproporcionale lirinë e grumbullimit dhe lirinë e lëvizjes.

Pengesat më serioze për lirinë dhe demokracinë, sipas raportit, ishin rezultat i luftërave, grushtshteteve dhe sulmeve ndaj institucioneve demokratike nga pushtetarët joliberalë.

“Regjimi autoritar i Rusisë nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, në përpjekje për të shuar përparimin demokratik të atij vendi, të arritur me vështirësi”, thuhet në raport.
Sipas tij, “grushtshtetet dhe përpjekjet e tjera për t’i minuar qeveritë përfaqësuese, destabilizuan Burkina Fason, Tunizinë, Perunë dhe Brazilin”.

Freedom House kujton se regjimi taliban i Afganistanit i ndaloi vajzat të arsimoheshin, në mes të një krize të vazhdueshme ekonomike dhe humanitare.

“Qeveritë dhe fuqitë okupuese përdorën dhunë dhe mjete të tjera për të shkatërruar kulturat dhe për të ndryshuar përbërjen etnike të popullsive në 21 vende dhe territore, përfshirë Ukrainën, Etiopinë dhe Mianmarin”, thekson raporti i organizatës me seli në Nju Jork.

Aty thuhet se viti 2022 solli pak a shumë të njëjtën gjë në lidhje me lirinë e mediave, e cila u vu nën presion në së paku 157 vende dhe territore.

Liria e shprehjes personale, sipas raportit, pësoi gjithashtu, për shkak të shkeljeve të privatësisë, ngacmimeve dhe frikësimeve.

Megjithatë, bota është dukshëm më e lirë sot sesa ishte 50 vjet më parë, thekson Freedom House.

Në vitin 1973, kujton organizata, 44 nga 148 vende u vlerësuan si të lira. Sot, sipas saj, 84 nga 195 vende e kanë atë status – plus një territor.

“Protestat e vazhdueshme kundër represionit në Iran, Kubë, Kinë dhe vende të tjera autoritare sugjerojnë se dëshira e njerëzve për liri është e guximshme dhe se asnjë pengesë nuk duhet të konsiderohet si e përhershme”, thuhet në raport.

Nga 57 vendet që u cilësuan si jo të lira, në fund të listës janë: Sudani Jugor, Siria, Turkmenistani, Eritrea dhe Koreja e Veriut. /Rel/

Etiketa: Kosovaliria

Lajme të lidhura

Prokuroria Speciale kërkon ndihmën e gjykatës për të marrë në pyetje Kurtin, kryeministri rrezikon…
Kosovë & Rajon

Ushtria serbe kryen stërvitje pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Provokim ndaj shtetit tonë

12:15 - 19/03/26
Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Para
Sulme me raketa, 5 të vrarë në Ukrainë

Sulme me raketa, 5 të vrarë në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)
Aktualitet

Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

15:07 - 20/03/26

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në punë në Itali. Viktima është 52-vjeçari Murat Tafçiu, i cili...

Lexo më shumë
Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin

Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin

14:35 - 20/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

I etur për kreun e renditjes Elbasani pret Egnatian “të sakatosur” nga pezullimet, nis java e 29-të e Superiores

14:14 - 20/03/26
Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë

Ambasada amerikane dhe delegacioni i BE-së në Tiranë urojnë për Fitër Bajramin: Sjelltë paqe, shpresë dhe mbarësi

13:45 - 20/03/26
Shqipëria U-19 fiton miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut, vendos goli i Leart Krasniqit

Trajneri Fatjon Tafaj publikon listën e kuqezinjve për sfidat e raundit të parë të Europianit U-19

13:25 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com