GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Lirimi i 3 policëve kosovarë, reagon Rama: Lajm i vonuar, por…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Gati pakoja për 1 mln individë, kategoritë që e përfitojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre policët kosovarë u lanë të lirë ditën e sotme e sotme nga Serbia, pasi qëndruan 12 ditë në paraburgim.

Pas këtij lajmi të rëndësishëm, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndër të tjera shkruan se ky është një lajm i vonuar, por shumë i mirë, sepse i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe e dyta, rihap rrugën e de-eskalimit e të dialogut

Postimi:

Kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, po gjithësesi shumë i mirë, sepse e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe e dyta, rihap rrugën e de-eskalimit e të dialogut. Më vjen mirë që forca e arsyes fitoi mbi arsyen e forcës. Uroj që me forcën e arsyes të nisë menjëherë de-eskalimi i shumëpritur nga të gjithë dhe të zgjidhim më tej edhe nyjet e procesit të normalizimit përfundimtar mes Kosovës e Serbisë.

Sapo kemi mbërritur në Bruksel, ku pas pak do të takohem me Presidentin e Këshillit Europian, mikun e çmuar të Shqipërisë dhe rajonit tonë, Charles Michel. Do t’i përcjell mikut tonë shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon dhe bindjen time mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit. Fatkeqësisht, së fundmi të dyja palët i kanë sytë tek fronti i politikës së brendshme dhe tek sondazhet e përflakura nga retorika nacionaliste.

Ndërsa dialogut jetik për të ardhmen e krejt rajonit dhe marrëdhënieve me botën demokratike u kanë kthyer kurrizin. Ndërkohë situata në Veri degradon me orë e me minuta, duke rritur edhe mundësinë e largqoftë një “Donbasi” ballkanik mu në zemër të Europës. Kjo mundësi edhe vetëm ta mendosh është katastrofike, prandaj duhet eliminuar me çdo kusht. Miopia strategjike në qasjen ndaj dialogut, zvarritja e planit të shkëlqyer franko-gjerman, devijimi i fokusit tek demonstrimet e forcës dhe si rrjedhojë, degradimi i situatës në Veri, mund t’i kushtojnë gjithë këtij rajoni, Serbisë padiskutim, po sidomos Kosovës më shumë se çdokujt tjetër, një kthim i mosozotshëm mbrapa, me pasoja shumëvjeçare.

Shqipëria do të bëjë çmos që kjo të mos ndodhë, sepse do të ishte një çmenduri që paqja e brishtë që kemi ndërtuar përgjatë këtyre viteve, në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe përmes nismash të ndryshme, të rrënohet si kështjellë rëre nga rikthimi i dallgës së marrëzisë ballkanike, duke na rihedhur të gjithëve jashtë rrugës së integrimit europian, në fuçinë e vjetër të barutit në mes të Europës.

Etiketa: policeRama

Lajme të lidhura

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”
Breaking Views

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26
Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet
Breaking Views

Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

20:50 - 26/11/26
Marta Kos në Tiranë: Rezultatet konkrete në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndër testet më vendimtare për integrimin
Aktualitet

Marta Kos në Tiranë: Rezultatet konkrete në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndër testet më vendimtare për integrimin

15:35 - 26/11/26
Para
Detaje/ Vendi i fshehtë ku e kishte vendosur Alma kamerën, Gjicit si kishte shkuar mendja

Detaje/ Vendi i fshehtë ku e kishte vendosur Alma kamerën, Gjicit si kishte shkuar mendja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”
Breaking Views

Paketa “Rama” kundër protestuesve futet për votim bashkë me “Buxhetin 2027”

21:31 - 26/11/26

Kuvendi është mbledhur këtë të enjte në një seancë plenare, ku pritet të votohen projektbuxheti i vitit 2027 dhe paketa...

Lexo më shumë
Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

21:07 - 26/11/26
Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

Berisha: Mazhoranca po shkel pavarësinë e gjyqësorit, dekreti i pezulluar nga GJK nuk mund të votohet

20:50 - 26/11/26
Shqipëria pret EURO U-21, Duka: Një moment historik, Europa do t’i ketë sytë nga ne…

Shqipëria pret EURO U-21, Duka: Një moment historik, Europa do t’i ketë sytë nga ne…

20:19 - 26/11/26
UEFA EURO U-21 2027/ Hidhet shorti, Shqipëria në Grupin B me Spanjën, Italinë & Finlandën

UEFA EURO U-21 2027/ Hidhet shorti, Shqipëria në Grupin B me Spanjën, Italinë & Finlandën

20:00 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com